Në fundjavë "luftë" për mbijetesë/ Laçi, Tirana, Skënderbeu e Bylis në ankthin e fundit
- Korca Boom
- 10 hours ago
- 1 min read
Superiorja në fundjavë do të luajë ndeshjet e fundit të sezonit të saj të rregullt. Takime mjaft të rëndësishme janë në program, ku sigurisht vëmendja më e madhe do të jetë te mbijetesa.
Janë plot 4 skuadra që do të luajnë fatet e tyre të të gjithë sezonit në javën e fundit të Superiores. Kështu Bylis, Skënderbeu, Tirana dhe Laçi do të bëjnë llogaritë mes tyre për “Play-Out” dhe qëndrimin në Superiore, teksa fatkeqësisht, 2 prej tyre do të bien direkt në Kategorinë e Parë.
Ndërkohë një duel interesant do të jetë edhe mes Elbasanit dhe Partizanit për vendin e 4-të në “Final – Four”. Fati i vë përballë në javën e fundit të dyja skuadrat që do të luajnë ndeshjen direkte mes tyre për vendin e 4-të, teksa aktualisht kanë kuotë të njëjtë pikësh, 50.
Duelet e tjera do të jenë Dinamo – Tirana në “Elbasan Arena”, Skënderbeu – Bylis në Korçë, Teuta – Egnatia në “Niko Dovana” dhe Vllaznia – Laçi në “Loro Boriçi”. Sfida këto që saktësisht do të luhen ditën e dielë në orën 15:30.
JAVA 36
Vllaznia – Laçi 27.04.2025 15:30
Dinamo City – Tirana 27.04.2025 15:30
Teuta – Egnatia 27.04.2025 15:30
Skënderbeu – Bylis 27.04.2025 15:30
Partizani – AF Elbasani 27.04.2025 15:30
“KORÇA BOOM”
