Në Korçë i luten edhe Zotit për Skënderbeun
- Korca Boom
- 13 hours ago
- 1 min read
Dita e djeshme ka qenë një ditë e veçantë në Korçë, por jo vetëm dje – gjatë gjithë kësaj jave është festuar dhe uruar për Pashkët. Besimtarët, por jo vetëm, në çdo takim përshëndetës nuk harrojnë të urojnë që kjo festë t’ju sjellë gëzim, shëndet dhe lumturi në familjet e tyre.
Por ishte vërtet e veçantë kur mes njerëzve dhe natyrisht atyre që janë tifozë “të çmendur” të Skënderbeut dëgjoje, mes të tjerash, edhe urime për një fitore të Skënderbeut në ndeshjen e radhës.
Nuk kanë qenë të pakta këto lutje dhe urime dhe dëgjoje kudo gjatë këtyre ditëve. Korçarët, si besimtarë të mirë, i luten kështu edhe Zotit që të ndihmojë sot ekipin e tyre në luftën për mbijetesë, që ta kalojë me sukses dhe ta shohim sërish këtë ekip në Superligën Shqiptare, pasi të gjithë e meritojnë të jenë atje, mes më të mirëve.
“KORÇA BOOM”
