top of page

Opozita kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Korçë pas ngricave të prillit: Të dëmshpërblehen fermerët

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 14
  • 1 min read

Ivi Kaso dhe grupi i këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Korçës kanë dalë në një deklaratë për mediat përpara bashkisë.


Ata kanë kërkuar shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore pas dëmeve të mëdha të shkaktuara nga ngricat e datave 7-10 prill.



Sipas tyre, dëmet në sektorin e frutikulturës janë të konsiderueshme dhe kërkohet ndërhyrje urgjente nga qeveria për të dëmshpërblyer fermerët e prekur.


Ivo Kaso: Jemi para Bashkisë Korçë bashkë me kandidatët e PD në këtë qark dhe këshilltarët bashkiakë. I kërkuam Bashkisë dhe Këshillit të Ministrave që të marrin përgjegjësinë për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore për fermerët e dëmtuar nga ngricat e datave 7-10 prill.


Ligji për Mbrojtjen Civile e parashikon, e konsideron fatkeqësi natyrore. Fermerëve iu është dëmtuar thuajse gjithë prodhimi i vitit të ardhshëm. Kjo do të thotë se fermerët e zonës prodhimin nuk e vjelin dot këtë vit dhe rrezikojnë dhe për vitin tjetër. Bashkia të bëjë vlerësim të dëmeve dhe në bazë të vlerësimit të dëmeve, këtë ta përcjellin te Këshilli i Ministrave dhe të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme natyrore. Fermerët nuk kërkojnë lëmoshë, por ndihmë nga qeveria. Është qeveri e papërgjegjshme./ BalkanWeb



 “KORÇA BOOM”







bottom of page