top of page

Paradite vranësira, pasdite rreshje/ Ja parashikimi i motit për sot, e mërkurë, 23 prill 2025!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 days ago
  • 1 min read

Masat ajrore me origjinë Veriperëndimore do të vijojnë ndikimin e tyre në territorin Shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe e territorit të mbizotërohet nga intervale kthjellime.


Më të theksuara do të jenë përgjatë vijës bregdetare.


Ndërsa, gjatë pasdites pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira në zonat malore dhe pjesërisht zonat e ulëta duke lënë zonat bregdetare pa reshje.


Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulen sërish vlerat maksimumet duke u luhatur nga 6°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 25°C vlera më e lartë në bregdetin e Jonit.


Era do të fryjë e lehtë paradite por deri mesatare gjatë pasdites me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë 2 ballë.



“KORÇA BOOM”







bottom of page