top of page

Parashikimi i motit 21 Prill 2025, kthjellime dhe vranësira

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 12 hours ago
  • 1 min read

Ditën e sotme në vendin tonë, si pasojë e kalimit të një sistemi frontal territorit shqiptar, do të kushtëzohet nga moti i të paqëndrueshëm.

Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, deri mesatare ku herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta shiu, më të dukshme në zonat Veriore dhe Qëndrore.


Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin shtim të vranësirave, duke gjeneruar shira në të gjithë territorin e vendit ku priten rrebeshe shoqëruar me stuhi të forta ere.



Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 7°C vlera minimale deri në 28°C vlera maksimale në rang territori.


Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare gjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë.



“KORÇA BOOM”



bottom of page