Pashkët rikthejnë në vend emigrantët shqiptarë, mbi 18 mijë persona hynë në Shqipëri nga Kapshtica në 72 orë
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Pashkët kanë rikthyer në vend shqiptarët që jetojnë në Greqi. Emigrantët shqiparë që jetojnë në vendin fqinjë kanë udhëtuar drejt vendit të tyre për të kaluar festën e Pashkëve më familjarët e tyre.
Mësohët se një fluks i madh është regjistruar gjatë 72 orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë. Mësohet se në këtë pikë kufitare kanë hyrë mbi 18 mijë persona, ndërsa mbi 8 mijë të tjerë kanë dalë drejt Greqisë.
Ky fluks ka ardhur si pasojë e pushimeve që shqiptarët kanë marrë për Pashkët të cilët kanë zgjedhur t’i kalojnë pranë familjarëve të tyre në atdhe. Në pikën kufitare të Kapshticës situata paraqitet e qetë dhe nuk raportohet për radhë apo vonesa.
Që kalimet të kryhen sa më shpejt po punohet me 5 sportele për të përballuar fluksin në mënyrë efikase.
“KORÇA BOOM”
