top of page

PD Dega Korçë: Faleminderit njerëz të lirë! Faleminderit Korçë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 days ago
  • 1 min read

Ka qenë dega e Partisë Demokratike Dega Korçë që ka falenderuar të gjithë ata që ishin të pranishëm në mitingun e djeshëm në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”:


“FALEMINDERIT KORÇA!


FALEMINDERIT NJERËZ TË LIRË!


Pallati i Sportit “Tamara Nikolla” u mbush me zemrën, shpirtin dhe zërin tuaj! Mirënjohje për të gjithë mbështetësit e Partisë Demokratike që ishin të pranishëm në takim. Me praninë dhe entuziazmin tuaj e kthyet takimin me Prof. Dr. Sali Berishën në një festë të vërtetë shprese, besimi dhe fitoreje të padiskutueshme në 11 Maj.


Dje u dëshmua se Partia Demokratike është më e fortë se kurrë, dhe se programi jonë për një Shqipëri më të drejtë, më të lirë, me mirëqënie jehon në zemrat e të gjithë demokratëve dhe Shqiptarëve.


Fitorja e Partisë Demokratike, fitorja e Shqipërisë dhe Shqiptarëve është më afër!”



“KORÇA BOOM”



bottom of page