top of page

Prefekti Nertil Jole, elozhe Festës së Dobërgorës në Arrzë…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 21, 2023
  • 1 min read

Përpara pak momentesh Prefekti i Korçës, Nertil Jole, ka kryer këtë postim, duke publikuar Festën e Dobërgorës, që vërtet ka qenë një festë e veçantë që është zhvilluar ditën e djeshme më 20 gusht.

Ja postimi i plotë i Prefektit Jole:

-Festa e Dobërgorës në Arrzë, një traditë që rizgjohet çdo 20 Gusht, simbol i Devollit të sipërm dhe një thirrje për të gjithë ata që duan të përjetojnë magjinë e natyrës dhe mirësinë e këtij vendi.

-Falë ndërhyrjes së qeverisë shqiptare me anë të F.SH.ZH dhe Bashkisë Devoll në segmentin Miras-Arrzë, sot ky "vend i shenjtë" është i aksesueshëm për të gjithë.

-Me këtë boom turistik që po përjeton Shqipëria, është koha për të promovuar më shumë këtë thesar të fshehur, që çdo vizitor të ketë mundësinë të ndihet pjesë e kësaj feste dhe të zbulojë bukuritë e Arrzës, Dobërgorës dhe gjithë Devollit të sipërm.



bottom of page