Projekt i (ri) çeljes së Liceut Francez në Korçë
- Korca Boom
- Apr 15
- 1 min read
Mbahet takimi i pestë i Komitetit Pilotues para se të prezantohet versioni zyrtar Është zhvilluar sot në mjediset e Prefekturës takimi i pestë të Komitetit Pilotues për bashkëpunim mes institucioneve qëndrore e vendore me ekspertin e qeverisë franceze, z. Jérôme Lebars, i atashuar në institucionin e Prefekturës, për të punuar lidhur me projektin e çeljes së Liceut Francez në Korçë. "Kënaqësi të prisja përsëri në zyrë Ambasadoren e Republikës së Francës znj.Catherine Suard dhe z.Pierre Raynaud, Këshilltarin për Bashkëpunimin dhe Kulturën në Ambasadën Franceze në Shqipëri.
Për realizimin e detyrës së ngarkuar nga Kryeministri, institucioni i Prefektit po mbështet ekspertin francez dhe asiston nga afër procesin, duke siguruar ndihmën dhe bashkëpunimin e institucioneve në nivel qëndror dhe vendor. Në takimin e planifikuar të Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet në Tiranë në datë 16 Maj me liderët europianë , Kryeministrit Rama dhe Presidentit Macron do i prezantohet edhe ecuria e këtij projekti të rëndësishëm për qytetin tonë.
Ky projekt është vazhdë e traditës së miqësisë më të mirë mes dy vendeve tona dhe do të zgjerojë hapësirën për një perspektivë të re për shumë të rinj të qarkut tonë e më gjerë, të cilët në të ardhmen mund të zgjedhin një shkollë elitare për arsimin e tyre të mesëm" informon Prefekti i Qarkut Korçë Nertil Jole.
“KORÇA BOOM”
