Rama fton për kafe demokratin e famshëm, Ilir Vernozi i “mbyll derën’: Jam shpirt i lirë, nuk shitem e as blihem për asgjë
- Korca Boom
- 21 hours ago
- 1 min read
Simpatizanti i famshëm demokrat, Ilir Vrenozi ka treguar përmes një videoje në rrjete sociale se është ftuar për një kafe nga kryeministri Edi Rama.
Vrenozi tregon se nuk e ka pranuar ftesën e kryeministrit duke u shprehur se është i djathtë dhe nuk shitet e blihet për asgjë.
Në fund të videos, ai tha se do ta pranojë ftesën e kryeministrit pas zgjedhjeve parlamentare, teksa ka ironizuar Ramën duke i thënë se do ta pinë te spitali i pesës (neurologjia).
“Sot më ftoi kryeministri të pimë bashkë një kafe, nuk pranova se jam me shpirt i djathtë dhe kam ideale. Unë jam një i djathtë i lindur, lirinë kam frymë, kam zë, asnjë lloj kompromisi nuk i jam bindur. Jam shpirt i lirë, nuk shitem as blihem për asgjë, dikush do të thotë ti je budalla, nuk nxe, dikush do të thotë nuk ha pykë, por si të ulem për kafe me atë që burrat i quan çyrykë. Sot më tha për kafe ky i gjati, më mori në telefon, më tha të marr pjesë në podkast, më foli ai, më foli Peleshi.
Po ç’duan ata, ngaqë jam i varfër dhe duan të përfitojnë? Ata nuk e dinë ç’gjak rrjedh tek mua për ideale, milionat kurrë s’më tundojnë. O i gjatë, unë me ty kafen do ta pi, për mua është e mirëpritur ftesa, pas zgjedhjeve më prit se do të vij do ta pimë kafen bashkë atje tek pesa. Ata që më njohin ma dinë zemrën, shpirtin, liria për mua është ëndrra më e madhe, po lind një frymë e re dhe shpresat po më bindin, do të fitojmë”, tha Vrenozi/ Pamfleti
“KORÇA BOOM”
