Rama ironizon takimin e opozitës: Korçë o Korçë, të lanë Vrenon të të bëjë madhështore!
- Korca Boom
- 4 days ago
- 1 min read
Kryesocialisti Edi Rama i është përgjigjur përmes një videoje të postuar në Facebook, deklaratave të demokratit Ilir Vrenozi dje nga Korça, gjatë takimit të PD, ku lëshoi ofendime ndaj kryeministrit.
Rama shprehet se Vrenozi është ‘bosi’ i PD dhe se nuk është habi që t’i zërë edhe vendin Sali Berishës, pasi sipas tij, edhe këshilltari i kreut të PD, Chris LaCivita, e kuptoi se demokrati nga Korça ishte ai që mund të ngrinte turmën në brohorima me fjalimin e tij, gjë që më parë thotë kryesocialisti, e bënte Berisha.
“Dje e morën vesh besoj të gjithë pse Latifi i Trump u takua ca ditë më parë më Vrenozin e Korçës. Sot besoj se askush nuk ka më çfarë thotë as për arsyen e kërkesës sime për kafe me të.
Që kur e pashë takimin e Vrenoz me Tifen, më dogji, e kapa që Latifi kishte kuptuar atë që unë e kisha kuptuar kohë më parë. Bufi nuk tërheq më. Ilir Vrenozi është i vetmi që mund ta udhëheqë kënetën pa u bërë qesharak në premtime që po gajasin dynjanë dhe as për gjynah në ato rrjedhjet e shpeshta në fjalimet e tij.
Dje Vrenozi e mori në dorë drejtimin real nga Korça ku për të më goditur mua, rivalin e tij të drejtpërdrejtë nesër dhe rang kombëtar, lëshoi nga goja programin real të asaj partie dhe ngriti peshë turmën fanatike siç kishim kohë pa parë.
“KORÇA BOOM”
