top of page

Ribashkim familjar për Jessica Alba dhe Cash Warren, pavarësisht divorcit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 5 days ago
  • 1 min read

Jessica Alba dhe Cash Warren festuan Pashkët së bashku me fëmijët e tyre, pavarësisht procesit të divorcit që kanë nisur.Dyshja, e cila njoftoi ndarjen më herët këtë vit, u ribashkua për të kaluar festën pranë fëmijëve të tyre: Honor (16), Haven (13) dhe Hayes (7).


Alba ndau në Instagram një galeri me foto dhe video nga dita festive, ku shihej një atmosferë familjare dhe plot dashuri. “E diela e Pashkëve me familjen”, shkroi ajo në përshkrim.



Ky ribashkim vjen pas lajmit se aktorja kishte bërë kërkesë për divorc nga Cash Warren, me të cilin është martuar që nga maji i vitit 2008. Sipas People Magazine, arsyeja e ndarjes është përshkruar si "dallime të papajtueshme".


Pavarësisht fundin e lidhjes së tyre, duket se Alba dhe Warren po mbajnë një marrëdhënie të shëndetshme si bashkëprindër, duke vendosur fëmijët në qendër të vëmendjes.


 “KORÇA BOOM”



bottom of page