top of page

Shoferët të kenë kujdes - ja rrugët që monitorohen me kamera

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Updated: 23 hours ago

Qendra Kombëtare e Monitorimit ka dalë me një njoftim të ri, duke bërë publik faktin se një sërë rrugësh në Shqipëri do të jenë nën monitorim të vazhdueshëm përmes kamerave të sigurisë.


Fillimisht, kontrolli elektronik do të përqendrohet në disa nga rrugët më të frekuentuara në vend, përkatësisht: autostrada Tiranë – Durrës, Durrës – Rrogozhinë dhe aksi Fier – Vlorë.

Por këto nuk do të jenë rrugët e vetme që do të monitorohen. Sipas të dhënave, synohet të mbulohet një rrjet rrugor prej rreth 3650 kilometrash, që do të thotë se në raste shkeljesh të rregullave të qarkullimit, aksidentesh apo tejkalimi të shpejtësisë së lejuar, gjithçka do të jetë nën kontroll në kohë reale.



Me këtë sistem të ri, pritet të zëvendësohen gradualisht edhe patrullat e fshehura të policisë, të cilat më shumë se sa për ndihmë ndaj shoferëve, shpesh janë perceptuar si mjete për vendosje gjobash. Kjo ka lënë një përshtypje jo të mirë, sidomos te turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë.


Sistemi i ri pritet të rrisë transparencën, të ndihmojë në kontrollin e trafikut dhe të përmirësojë sigurinë rrugore në vend.


“Korça Boom”




bottom of page