top of page

Shqetësimi qytetar/ Te Bashta e Themistokliut plehra pafund!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 days ago
  • 1 min read

Të vjen keq që thuajse në qendër të qytetit të Korçës dhe më konkretisht te Bashta e Themistokliut të gjesh kaq shumë plehra. Sot po sjellim shqetësimin e madh të qytetarëve, të cilët denoncojnë se plehra të shumta gjenden rreth e rrotull dhe pikërisht te kjo bashtë që bie në sy te të gjithë kalimtarët që kalojnë në të gjitha orët e ditës.


Madje më poshtë po sjellim fotoalbumin me faktet që sjellin se ne korçarët jemi ata që vetë e ndotim ambjentin. Dhe, kur gjen në qendër të qytetit plehra, mereni me mend çfarë pamjesh mund të kemi në unazë të qytetit apo edhe më tutje.



Ankesa e qytetarëve është mëse e drejtë dhe janë qytetarët që denoncojnë po qytetarët. Në fakt edhe Bashkia e qytetit duhet të gjejë një zgjidhje për këta banorë, por edhe banorët nuk duhet ti hedhin plehrat vend e pavend.


Qyteti i kulturës, qyteti i pastërtisë prodhon sot këto pamje dhe është vërtet për të arhdur keq.


Ju lutemi të gjithëve: Të mbajmë pastër qytetin tonë ku jetojmë!



 “KORÇA BOOM”





bottom of page