SKANDALI vazhdon / Arsimtarët e Maliqit: Edhe ne pa rroga…!
- Korca Boom
- Jul 11, 2023
- 1 min read
Pak orë më parë portali “Korça Boom” bëri publik i pari lajmin e mosmarrjes së rrogave nga ana e mbi 100 mësuesve të rrethit të Korçës edhe pse kanë kaluar ditë të tëra.
Në këto momente po “Korça Boom” mëson ekskluzivisht se nuk janë vetëm mësuesit e Korçës, por janë edhe qindra mësues të tjerë të ZVA Maliq që akoma nuk kanë marrë rrogën.
Në këtë mënyrë skandali bëhet edhe më i madh.
Vetë mësuesit pohojnë se e marrin rrogën në BKT Bank, ç’ka vërteton njëherë e mirë që faji nuk është i bankave, por i vetë Qeverisë dhe konkretisht Ministrisë së Arsimit, që nuk di të menaxhojë rrogat e administratës.
Një turp i tillë nuk kishte ndodhur më parë dhe ky skandal duhet të zgjidhet menjëherë, ndërkohë që ZVA Korçë-Pustec dhe ZVA Maliq duhet të dalin në një deklaratë, ku jo vetëm që duhet ta zgjidhin sa më parë këtë situatë, por duhet t'u kërkojnë falje mësuesve, që akoma nuk kanë çuar bukën e fëmijëve të tyre në familje.
Më turp se kaq nuk ka se ku të shkojë.
Turp, vërtet turp….!
