top of page

Skënderbeu-Bylis/ E dini sa vite ka Bylisi që nuk fiton në Korçë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Të dielën në orën 15:30 në stadiumin “Skënderbeu” luhet një nga ndeshje finale të sezonit që do të vendosë shumë gjëra përsa i përket ekipeve që do të bien nga superliga.


Skënderbeu e ka vetë në dorë fatin e tij, pasi i duhet fitorja ndaj ballshiotëve për të mbyllur përfundimisht llogaritë dhe për të shpëtuar jo vetëm rëniën, por edhe “play-out”-in. nga ana tjetër Bylisit i intereson edhe barazimi në stadiumin “Skënderbeu”.


Në prag të kësaj ndeshjeje sigurisht që statistikat dhe faktet bëjnë punën e vet dhe mund të themi faktin më interesant se Bylisi në 15 vitet e fundit e ka mundur vetëm një herë Skënderbeun në shtëpi, ndërkohë që edhe fitorja e fundit është e plot 6 viteve më parë. Kjo do të thotë se në statistika Skënderbeu është shumë superior nga ballshioëtev në ndeshjet që janë luajtur në stadiumin “Skënderbeu”.



Në këtë mënyrë, në 10 përballjet e fundit në këtë stadium, Skënderbeu ka arritur ta mundë 7 herë Bylisin, 2 ndeshje kanë përfunduar në barazim dhe vetëm një herë të vetme ka fituar Bylisi.


Më poshtë sjellim edhe rezultatet e 10 ndeshjeve të fundit me datat kur janë luajtur, ndërkohë që duhet theksuar se përballja mes këtyre dy skuadrave gjithmonë ka prodhuar gola dhe barazimi 0-0 nuk ka ndodhur të paktën në 4 dekadat e fundit. Edhe të dielën e ardhshme Skënderbeu-Bylis premton gola.


10 ndeshjet e fundit Skënderbeu-Bylis

15.12.2024 Skënderbeu-Bylis 2-2

28.04.2021 Skënderbeu-Bylis 2-1

30.12.2020 Skënderbeu-Bylis 4-3

08.02.2020 Skënderbeu-Bylis 1-1

01.09.2019 Skënderbeu-Bylis 0-3

30.04.2016 Skënderbeu-Bylis 3-0

03.12.2015 Skënderbeu-Bylis 4-0

22.03.2014 Skënderbeu-Bylis 3-0

08.03.2014 Skënderbeu-Bylis 2-1

24.02.2013 Skënderbeu-Bylis 3-0



“KORÇA BOOM”



bottom of page