top of page

Skënderbeu për fitore në Rrogozhinë/ AXHENDA e javës së parafundit të Superiores!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 days ago
  • 1 min read

Edicioni i 86-të i kampionatit Abissnet Superiore po i afrohet fundit, ndërsa të shtunën do të zhvillohen pesë ndeshjet e javës së parafundit. Të gjitha takimet do të luhen në të njëjtën orë, 15:30, duke garantuar shumë emocione në çdo stadium.


Egnatia, Dinamo City dhe Vllaznia kanë siguruar tashmë biletat për në fazën “Final Four”, ndërsa gara për vendin e mbetur, për qëndrimin në kampionat dhe vendin e parë vazhdon ende.



Bylis përballet me Partizanin, ndërsa Egnatia do të presë në shtëpi Skënderbeun. Përballje e fortë pritet këtë javë mes AF Elbasanit dhe Vllaznisë në Elbasan, teksa Dinamo City do të udhëtojë drejt Laçit këtë të shtunë për ndeshjen e radhës, me laçianët që luftojnë për mbijetesën.


Tirana do të përballet me Teutën, një takim i vështirë, ku të dyja skuadrat duan fitoren.


Java e 35-të pritet të jetë një nga më vendimtaret e sezonit, teksa do të qartësohen dilema për fazën “Final Four” dhe për fatin e skuadrave në fund të tabelës.

  

JAVA 35 (19 prill 2025)

ORA 15:30

Bylis – Partizani

Egnatia – Skënderbeu

Tirana – Teuta

Laçi – Dinamo City

AF Elbasani – Vllaznia



 “KORÇA BOOM”





bottom of page