top of page

SKËNDERBEU sot mbyll përgatitjet në Durrës/ Gjoka në konferencë për shtyp!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Skënderbeu ndodhet në Durrës në pritje të ndeshjes së nesërme ndaj Egnatias, ndërkohë që sot pritet të mbyllen përgatitjet me një seancë të fundit që më shumë do të jetë taktike dhe ku Gjoka më pas do të vendosë për formacionin që do të zbresë nesër në transfertën e fundit të sezonit.


Bardhekuqtë edhe sot do të qëndrojnë në Durrës dhe ensër përpara fillimit të takimit do të udhëtojnë drejt Rrogozhinës, ndërkohë që atmosfera duket pozitive në prag të kësaj ndeshjeje që vendos shumë gjëra në lidhje me fundin e tabelës së klasifikimit.



Një fitore nesër për Skënderbeun do të thoshte që në javën e fundit ndaj Bylisit skuadra të ishte më e qetë dhe e sigurtë për shpëtimin nga rënia e superligës.


Ditën e sotme pas seancës së fundit stërvitore, pritet që Ernest Gjoka të dalë edhe në konferencën e shtypit, gjë që e ka bërë përpara ndeshjeve në këtë superligë.

Po sot pritet edhe një takim i fundit mes Gjokës dhe presidentit Ardjan Takaj, ndërkohë që vlen të thuhet se qetësia mbizotëron në kampin bardhekuq dhe ankthi i fundtabelës tashmë thuajse ka kaluar.


Në këtë mënyrë pritet vetëm dita e ndeshjes për Skënderbeun, teksa lojtarët janë gati të japin më shumë se 100% edhe pse dihet që Egnatia është një kundërshtar i vëshitrë dhe jo më kot kryeson superligën.


Suksese nesër Skënderbe!



“KORÇA BOOM”





bottom of page