SKËNDERBEU/ Zbulohet plani për vitet e fundit të dënimit nga UEFA!
- Korca Boom
- 4 days ago
- 2 min read
Updated: 3 days ago
Ndërkohë që jemi në fundin e këtij sezoni 2024-2025, të gjithë në juglindje të vendit interesohen në lidhje me atë se edhe sa kohë i duhet Skënderbeut që skuadra më pas të luajë në Kupat e Europës. Me të drejtë tifozët mezi presin faljen, por po sjellim në këto momente edhe strategjinë e klubit bardhekuq për këto vite të fundit deri në mbylljen e dënimit.
Ashtu si edhe kemi zbuluar si portal, Skënderbeu do të mbyllë dënimin në verën e vitit 2027, pra në korrik të këtij viti skuadra bardhekuqe ka të drejtë të luajë në Kupat e Europës.
Sipas planit të klubit juglindor sezoni i ardhshëm 2025-2026 është sezoni i fundit që skuadra luan thjesht sa për përfaqësim në superligë.
Pra, vera e këtij viti është vera e fundit që Skënderbeu do të presë.
Në përfundim të sezonit të ardhshëm 2025-2026 fillon edhe Skënderbeu i vërtetë.
Kjo pasi skuadra në mbyllje të sezonit të ardhshëm do të bëjë merkato “zjarr” dhe do të afrojë lojtarë më shumë se cilësorë, për të lufutar për titullin kampion, pasi vera e 2027-ës është vera e Europës. Pikërisht në mars të 2027 Skënderbeu mbyll dënimin që do të thotë në korrik ka të drejtë të marrë pjesë në Europë.
Për sezonin e ardhshëm Skënderbeu i ka lojtarët të cilët kanë firmosur kontrata afatgjatë dhe, edhe këtë verë do të presim lojtarë të prespektivës të cilët do të rriten në akademinë e klubit për të qenë gati në momentin që skuadra do të luajë në Europë.
Plus këtyre lojtarëve që do të ketë në përbërje, Skënderbeu do të afrojë edhe futbollistë të tjerë me përvojë dhe më pas do të shikojmë Skënderbeun e vërtetë. E thënë ndryshe, në qytetin juglindor duhet të presin edhe vetëm një sezon dhe më pas pritja do të marrë fund sezonin 2026-2027 kur Skënderbeu do të luftojë për titull.
Një stategji kjo e njohur e klubit “Skënderbeu” që mezi pret Europën për vetë faktin se kërkon të rikthejë edhe njëherë atë histori që nuk e përsëriti askush edhe pse ka thuajse 8 vite që ekipet e tjera luajnë në Europë, por askush nuk mundi të bënte Skënderbeun.
Dalëngadalë dënimi po mbyllet dhe, edhe vetëm një sezon duhet të presin në Korçë, pasi fundi po vjen...
“KORÇA BOOM”
