top of page

Sot provimi i Gjuhës Shqipe për shkollat 9-vjeçare

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 20, 2023
  • 1 min read

Mijëra maturantë të ciklit të detyruar do të startojnë sot provimet e lirimit


Ditën e djeshme është mbyllur matura shtetërore me katër provimet që kanë zhvilluar maturantët, ndërkohë që sot në orën 10.00 të mëngjesit është radha e maturantëve të shkollave 9-vjeçare.

Testi i parë që do të japin nxënësit e klasave të 9-ta do të jetë në lëndën e Gjuhës Shqipe, provim i cili është vendosur që të zhvillohet në datën 20 qershor, pra sot. Tre ditë më pas, përkatësisht në datën 23 qershor do të zhvillohet provimi i dytë në lëndën e Matematikës. Ndërsa testi i fundit do të jetë i Gjuhës së Huaj që do të plotësohet në datën 26 qershor. Për nxënësit e pakicave kombëtare bëhet e ditur se do të zhvillojnë edhe provimin kombëtar të arsimit bazë në lëndën “Gjuhë amtare”, provim i cili do të jepet në datën 21 qershor.

Suksese të gjithë nxënësve që sot do të jenë në provim.



bottom of page