top of page

Sot, të SHTUNËN E MADHE – lyejmë përsëri vezë të kuqe të Pashkës!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 19
  • 1 min read

Sot, të SHTUNEN E MADHE - lyejmë përsëri vezë të kuqe të Pashkës. Lyejmë sa të kemi dëshirë, dmth lyejmë për konsumim të familjes sonë dhe gjithashtu lyejmë për t'u dhuruar edhe të tjerëve.


KUPTIMI I TRADITËS SË LYERJES SË VEZËVE


Veza simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, që në momentin që shpërthen del në dritë. Ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon flijimin dhe në rastin konkret simbolizon flijimin e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës. Kështu lëvozhga e vezës simbolizon varrin e Krishtit, që u hap dhe dha jetë.



Po për vezën e kuqe ekziston dhe një gojëdhënë e Kishës: Kur Maria Magdalena, pas ngjalljes së Krishtit, vajti te Pilati t’i njoftonte ngjarjen dhe i shpuri si dhuratë një shportë me vezë të bardha, sipas zakonit të atëhershëm, ai i tha: Sa mund të bëhen të kuqe vezët që solle, aq mund të jetë ngjallur Krishti. Dhe për çudi, vezët u bënë menjëherë të kuqe.


“KORÇA BOOM”





bottom of page