Specialisti Hektor Kapllani tregon anët e forta të Skënderbeut
- Korca Boom
- 3 days ago
- 1 min read
“Për mua, ekipi korçar ka disa pika të forta. Së pari, do të vlerësoja pikërisht repartin e mesfushës dhe aftësitë e Nasr, i cili zgjidh situatat e lojës vetë, kjo falë aftësive të tij teknike,” – këto janë fjalët e specialistit të futbollit, Hektor Kapllani, kur u pyet për pikat e forta të korçarëve.
Kapllani ka edhe një arsyetim tjetër, kur vijon: “Kur them mesfusha, këtu kam parasysh futbollistët e afruar nga merkato, dhe them se pas janarit, ekipi ka ndryshuar shumë.”
Në fakt, korçarët, pas largimit të Rashicës, u mendua se do të ishin në një pozitë të vështirë, por duket se me afrimin e Nasr, gjithçka shkoi mjaft mirë dhe korçarët nuk janë rastësisht në këtë pozicion.
Por ndryshimi, sipas Kapllanit, lidhet edhe me një fakt tjetër: “Mund të shtoj se ky ekip ka ndryshuar shumë për mirë nën drejtimin e trajnerit Ernest Gjoka. I është dashur shumë punë, por nga ajo që shihet edhe në stërvitje, ekipi është shumë i disiplinuar taktikisht dhe Gjoka e kërkon shumë këtë aspekt të lojës së korçarëve.”
“KORÇA BOOM”
