Turp / Bello jep dorëheqjen pastaj bëhet pishman
- Korca Boom
- Jun 26, 2023
- 1 min read

Debatet kanë qënë të ashpra në mbledhjen e Senatit të Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë . Madje është marrë edhe vendimi për rrezimin e bashkimit me Universitetin e Tiranës. Në një moment Rektori i këtij Universiteti ka dhënë dorëheqjen, por më pas Dhimitër Bello e ka kthyer vendimin për veten e tij duke thënë se ishte emocionale . Gjithashtu, ai ka deklaruar se nga ky bashkim nuk do të kishte shkurtime në personel.
Ja deklarata nga rektorati i universitetit;
DEKLARATË E REKTORATIT TË UNIVERSITETIT « FAN S. NOLI »
Ashtu siç jeni vënë në dijeni këto 24 orët e fundit nga diskutimet që janë bërë publike në media dhe në rrjete sociale, Senati Akademik i UNIKO ndërmori një nismë për hartuar një strategji për kapërcimin e sfidave që e presin, nëpërmjet fillimit të procedurave dhe koordinimin e kritereve të bashkimit me Universitetin e Tiranës.
Pas një diskutimi më të gjerë në nivel njësie qendrore dhe njësie baze, kjo nismë do të rishqyrtohet në mbledhjet e ardhshme të organeve vendimmarrëse të Universitetit, të cilat do të dalin me një vendim përfundimar.
Ndërkohë, Universiteti « Fan S. Noli » vijon të jetë një institucion i arsimit të lartë në funksion të plotë të të gjitha detyrave dhe rolit te tij.
Senati Akademik, Bordi i Administrimit, Rektori, Rektorati dhe Dekanatet e tij vijojnë punën e tyre normale në të mirë të veprimtarisë akademike, si një insitucion i arsimit të lartë që përmbush çdo pritshmëri dhe detyrim moral dhe akademik ndaj studentëve aktualë dhe atyre që do ta zgjedhin në vitet e ardhshme akademike.