top of page

U ÇEL NË UNIKO EKSPOZITA FOTOTGRAFIKE “PËRTEJ SË DJESHMES”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 days ago
  • 1 min read

U ÇEL NË UNIKO EKSPOZITA FOTOTGRAFIKE “PËRTEJ SË DJESHMES”-NJË UDHËTIM ANTROPOLOGJIK NË GJURMËT E VËLLEZËRVE MANAKIA NË FILLIM TË SHEKULLIT XX


Të pranishmit në takimin e organizuar me këtë rast i përshëndeti rektori i UNIKO. prof. dr. Lorenc Ekonomi, i cili ndër të tjera theksoi: “Është një nder i veçantë për Universitetin “Fan S. Noli” që të jetë vendi pritës i kësaj ekspozite, një projekt kaq domethënës që i flet historisë, kujtesës dhe lidhjeve të thella kulturore në hapësirën ballkanike. Fakti që kjo ekspozitë ndalët pikërisht në Korçë në mjediset e Rektoratit është një vlerësim dhe konfirmim i rolit që Universiteti ynë ka fituar në nxitjen e dialogut kulturor dhe akademik në rajon”.


Vlerësimet e tyre për punën e bërë nga profesori dhe antropologu Cătălin D. Constantin shprehën edhe dekani i FEF, prof. as. dr. Jonela Spaho; z. Costin Ionescu përfaqësues i Ambasadës së Rumanisë në Tiranë, si dhe koordinatorja e Qendrës Rumune të Informimit, phd. Daniela Carmen Stoica, organizatore e kësaj veprimtarie në UNIKO.


Profesori dhe antropologu Cătălin D. Constantin theksoi se në agimin e shekullit XX, dy vëllezër, Milton dhe Ianaki Manakia, u nisën nëpër Ballkan me një aparat fotografik për të dokumentuar jetën e njerëzve në fshatrat e përhapur në atë që atëherë ishte Perandoria Osmane. Sot, më shumë se një shekull më vonë, ekspozita “Përtej së djeshmes” e sjell atë udhëtim përsëri në fokus.



“KORÇA BOOM”



bottom of page