VOLEJ FEMRA/ Korça “zjarr” të mërkurën, vjen Tirana
- Korca Boom
- 8 hours ago
- 1 min read
Skënderbeu-Tirana të mërkurë në orën 17:00 është akti i parë i finales së madhe në volejboll për femra. Edhe 48 orë deri në këtë ndeshje që duket se do të mbledhë edhe njëherë të gjithë tifozët në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, ndërkohë që Skënderbeu vjen në këtë finale për të ruajtur titullin kampion.
Tirana nga ana tjetër është skuadër që e ka mposhtur herët e fundit Skënderbeun, madje edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë, ndërkohë që pritet një duel më shumë se i luftuar të mërkurën. Finalet luhen me 5 ndeshje dhe kush fiton 3 prej tyre shpallet kampion dhe për këtë Skënderbeu kërkon që të shfrytëzojë sa më shumë faktorin fushë, teksa do të luajë një ndeshje më shumë se bardheblutë.
Kjo ndeshje që do të startojë në orën 17:00 të mërkurën e 23 prillit pritet të ketë një interes të jashtëzakonshëm tifozësh, interes që ka filluar të ndihet dhe të gjithë duan që të jenë atje, në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës.
Skënderbeu padiskutim që do të kërkojë trofeun dhe këtë herë nuk e fal Tiranën.
Forca vajza bardhekuqe të rrjetës!
Korça do titullin!
“KORÇA BOOM”
