VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu U-20 sukses të madh në Fier, fiton 3-2
- Korca Boom
- 16 hours ago
- 1 min read
U-20 Apolonia – U-20 Skënderbeu 2-3
Skënderbeu në volejboll për femra duket se po shkon drejt sukseseve të njëpasnjëshme edhe te të rejat, teksa për U-20 vjen një lajm i mirë, ku korçaret e rrjetës janë një hap larg finales së madhe të këtij sezoni.
Në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Fier, vajzat e drejtuara nga trajneri Julian Shishi kanë arritur të fitojnë me rezultatin 2-3, gjë që do të thotë se edhe një fitore në pallatin e sportit “Tamara Nikolla:” dhe Skënderbeu më pas do të jetë në finale e madhe të sezonit.
Kjo tregon se volejbolli bardhekuq është drejt sukseseve, pasi edhe disa ditë më parë Skënderbeu i madh siguroi finale, pasi mundi Pogradecin.
Skuadra U-20 e Skënderbeut prodhon elemente cilësore për ekipin e të rriturave dhe kjo tregon se është një brez tjetër shumë i mirë vajzash që janë garanci për të ardhmen.
Suksese Skënderbeut U-20!
Suksese vajzave bardhekuqe!
Suksese trajnerit Julian Shishi!
“KORÇA BOOM”
