VOLEJ MESHKUJ / Skënderbeu nis sfidat për titullin e kampionit ndaj Partizanit!
- Korca Boom
- 10 hours ago
- 1 min read
Tashmë, kur gjithçka sa i përket lojës së rrjetës ka hyrë në fazën finale, Skënderbeu në volejboll për meshkuj fillon sfidat për titullin e kampionit. Pas ndeshjeve të fituara ndaj Tiranës në fazën e play-off-it, tani djemtë e trajnerit Arben Prifti do të luajnë për finalet e mëdha.
Finalet do të zhvillohen ndaj ekipit të Partizanit, dy ekipet që vijnë nga vendi i parë dhe i dytë në kampionat, por tani janë të barabarta, dhe sot në orën 19:00 në Farkë luhet ndeshja e parë. Kjo për shkak se, sipas formulës, ekipi që është renditur më lart në kampionat luan më shumë ndeshje në fushën e vet.
Janë pesë takime që do të zhvillohen mes tyre, por vetëm në rast se mbeten të barabartë dhe do të kërkohet një ndeshje përcaktuese. Sipas formulës, ai ekip që fiton tre takime e mbyll gjithçka në atë moment dhe shpallet kampion. Urojmë dhe shpresojmë që korçarët të jenë ata kampionët!
“KORÇA BOOM”
