top of page

VOLEJ MESHKUJ/ Këta super djem kërkojnë edhe titullin kampion!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Updated: 1 day ago

Festë e madhe mbrëmë në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, pasi të parët që siguruan kalimin në finale e madhe të sezonit, kanë qenë djemtë e volejbollit të Skënderbeut, këta djem që shikoni në foton më poshtë dhe që sa shumë krenarë na bënë.


Në tre ndeshje ndaj Tiranës, ishte Skënderbeu që humbi ndeshjen e parë në Korçë. Në ndeshjen e dytë në Tiranë, bardhekuqtë humbisnin me sete 2-0 dhe arritën ta kthenin në 2-3. Pas atij momenti ishin po këta djem që mbrëmë në ndeshjen e tretë dhe të fundit mposhtën sërish Tiranën dhe treguan se jo më kot janë tashmë në finale e madhe të këtij sezoni.



Tashmë Partizani-Skënderbeu do të luhet verdikti final me pesë ndeshje dhe kampion do të shpallet skuadra që do të fitojë 3 ndeshje. Dihet që bardhekuqtë e kanë të vështirë përballë një Partizani shumë të fortë, por do ta provojnë përse jo të tendojnë trofeun që kaq shumë e duan.


Një Skënderbe fantstik me këtë grup djemsh, me trajnerin Arben Prifti dhe që me shpirt kanë luajtur një sezon të tërë duke na nderuar edhe në këto momente.


Pa frikë mund ta themi se ky Skënderbe do të tentojë edhe titullin kampion, në fund të fundit nuk është “tabu”.


Forca djema në finale! Luftoni për titullin kampion!


Suksese, suksese, suksese!



“KORÇA BOOM”



bottom of page