top of page

VOLEJ MESHKUJ/ Skënderbeu bie në finalen e parë, e mposht Partizani në kryeqytet

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Partizani-Skënderbeu 3-0

(25-19, 25-21, 25-7)

 

Ka përfunduar pak momente më parë në pallatin e sportit në Farkë ndeshja e parë finale në volejboll për meshkuj ajo mes Partizanit dhe Skënderbeut, teksa të kuqtë kanë “shparrtalluar” Skënderbeun me rezultatin e pastër 3-0, në një ndeshje që ka zgjatur vetëm 1 orë e 5 minuta lojë. Ndeshja e parë finale, kjo e sotmja ka qenë e dobët për djemtë e trajnerit Arben Prifti, që kanë për të luajtur edhe ndeshje të tjera, madje e kthimit do të jëtë në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”.


Seti i parë i ndeshjes ka fillaur mirë menjëherë për Partizanin që kryeson 3-0, ndërkohë që Skënderbeu barazon shpejt 3-3. Më pas janë të kuqtë që kryesojnë vazhdimisht edhe pse me shifra të ngushta. Disa nga rezultatet e mëtejshme në këtë set janë, 6-3, 8-5, 13-8, 14-11, gjë që tregon se vendasit e kanë në dorë lojën. 20-13 shënon tabela elektronike më pas, ndërkohë që ky set që ka zgjatur vetëm 24 minuta përfundon 25-19 për Partizanit që kryeson me sete 1-0.



Në setin e dytë, Skënderbeu përpiqet dhe ka barazime pikësh qysh në fillim, 4-4, 7-7 dhe Skënderbeu në këto momente shënon pikën e parë të avantazjit 7-8. Sërish kemi barazim shifrat në 11-11 dhe menjëherë 16-13 për vendasit. Skënderbeu përpiqet që të afrohet dhe kemi rezultat të ngushtë më tej 18-17, apo edhe 21-19, por vetëm kaq, pasi Partizani tregohet i saktë në fund dhe e mbyll 25-21, në një tjetër set që zgjati 24 minuta dhe kryeson me sete 2-0.


Seti i tretë ka qenë thejsht formalitet, madje Skënderbeu luan setin më të dobët. 5-2 që në start dhe më pas 8-2, apo edhe 17-4, gjë që tregoi se Skënderbeu mezi priste të mbyllte setin. 25-7 në setin e tretë dhe përfundimisht 3-0 për Partizanin, një fitore e pastër në 65 minuta lojë.


Në këtë mënyrë përfundon finalja e parë për titullin kampion, ajo mes Partizanit dhe Skënderbeut me fitoren e pastër të të kuqve. Ndeshja e dytë do të luhet ditën e enjte në orën 17:00 në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”.



“KORÇA BOOM”



bottom of page