top of page

Vranësira dhe rreshje shiu/ Ja parashikimi i motit për sot, e premte, 25 prill 2025!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Vendi ynë do të vijojë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë gjithë paradites, ku në zonat Veriore dhe verilindore do të krijohen mundësi për reshje të pakta shiu.


Gjatë orëve të pasdites, vranësirat e dendura do të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu, ku më të dukshme priten në gjysmën Lindore te Shqipërisë.


Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Bajram Currit deri në 25°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Fierit.


Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohen dallgë 1 ballë.



“KORÇA BOOM”



bottom of page