top of page

Vrenozi "çmend" Ramën/ Reagon Kryeministri

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 days ago
  • 1 min read

Korçari i famshëm Ilir Vrenozi duket se ka “çmendur” kryeministrin Edi Rama me deklaratat e tij në takimin elektoral të PD-së në Korçë.


Vrenozi e kritikoi ashpër kryeministrin Rama për deklaratat e tij ku i orientonte fëmijët se si të kërkonin fotot e tij nudo në Google.


“Je kryeministër. Po si nuk të erdhi turp? Si nuk t’u dhimbsën fëmijët mo shk*rdhat. Ju bëj thirrje baballarëve ta rrëzojmë këtë psikopat. Tu tregojmë vendin zagarëve”, tha Vrenozi.

Kryeministri ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke shkruar se Vrenozi shpërtheu një sallë të tërë me sharjet e tij esktreme ndërsa ka shigjetuar sërish opozitën dhe kreun e saj Sali Berisha. 



“Po pse kot e thashë unë që Vrenozi është 1-shi i vërtetë i PD-së! Shikojeni se si e shpërthen ai një sallë të tërë me sharjet e tij ekstreme e me thirrjet ndaj fantazisë erotike të audiencës fanatike, që ta kuptoni deri në fund se çfarë kënete është PD-ja! Bufi as në ëndërr se kap dot më atë nivel ekzaltimi të turmës së habitatit të tij të lashtë.  Për mua Vrenozit i takon kapelja e Bufit deri në 11 maj dhe pas 11 majit edhe froni i mbretit të kënetës.


Po ju si mendoni?”, shkruan Rama./ CNA


“KORÇA BOOM”



bottom of page