Çelen aplikimet për pranimet në Akademinë e Sigurisë
- Korca Boom
- Aug 9, 2023
- 1 min read
Bazuar në parimet e meritokracisë dhe shanseve të barabarta, si dhe me qëllim plotësimin e organikës, me profesionistë të mirëpërgatitur dhe të mirëtrajnuar, për përmbushjen e objektivave të Policisë së Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit çel aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, për studentët që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në shkencat juridike, shkencat ekonomike dhe kompjuterike, dhe që kanë mesataren e notave mbi 8, në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në këto degë.
Aplikimet fillojnë më datë 10.08.2023 dhe përfundojnë më datë 30.08.2023.
Aplikimet bëhen pranë drejtorive vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.
Kuotat e pranimit në Akademinë e Sigurisë, të shtetasve që kanë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike, janë 100 dhe janë të ndara sipas nevojave të strukturave të Policisë në nivel vendor në drejtoritë respektive.
