Connect with us

Aktualitet

Prefekti Nertil Jole dhe kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu, takim me Administratoren e kompanisë “Statkraft” në Shqipëri znj. Rigela Gegprifti

Prefekti Nertil Jole deklaron:

“Bashkë me Kryetarin e Bashkisë Maliq z. Gëzim Topçiu dhe përfaqësuesit e territorit të kësaj bashkie, zhvilluam një takim me Administratoren e kompanisë “Statkraft” në Shqipëri znj. Rigela Gegprifti, e cila shoqërohej nga Drejtori i Financave të kësaj kompanie z. Jan Erik Felle dhe drejtuesi i ekipit te Vleresimit te Ndikimit Mjedisor e Social, z. Jorn Stave.

-Kompania është duke kryer fazën e parë të procesit të konsultimit lidhur me studimin paraprak të një investimi strategjik me vlerë rreth 1.2 miliardë euro, që do të realizohet në rajonin tonë brenda vitit 2030-2031, për ndërtimin e “RP Moglica Shtesë”, një hidrocentrali të madh me sistemin e rezervës së pompuar, si pjesë e Koncesionit të Projektit Hidroenergjetik të Devollit.

-Ky investim i madh do të sjellë një impakt shumë të rëndësishëm, jo thjesht për sigurinë energjitike të rajonit tonë, por edhe atë në shkallë kombëtare e ndërkombëtare.

Advertisement

-Nënvizova në këtë takim rëndësinë dhe domosdoshmërinë për të marrë në konsideratë kërkesat e komunitetit të zonës, sa i takon jo thjesht minimizimit të efekteve negative në mjedis, por më kryesisht oportunitetit për të përmirësuar në përfitim të komuniteteve, infrastrukturën dhe biodiversitetit e gjithë zonës.

-Energjia është dhe mbetet prioritet i qeverisë shqiptare, në kuadër të zbatimit të një politike që krijon siguri e lehtësi në një treg të qëndrueshëm energjitik, si garanci për një perspektivë zhvillimi me ndikim ekonomik akoma më të madh.”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading
Advertisement

Aktualitet

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai publicitet asfaltimit të rrugës “Korçë-Ersekë”

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai:

“Zjarr fare ritmi i asfaltimit të rrugës “Korçë – Ersekë”! Rruga e shumëpritur që horizontin e

zhvillimit të krahinës do ta rrisë në nivelet e merituara; sidomos në sektorin e turizmit malor;

ku Kolonja është!”

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Fshati Turan në Korçë, me traditë të pasur e kulinari të shkëlqyer

Nga fshati Turan në Korçë, me traditë të pasur e kulinari të shkëlqyer, ju uroj një fillim jave të

mbarë!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Aktualitet

Çfarë ka rezervuar moti për këtë javë/ Rikthehet i ftohti, temperaturat do të ulen

Për këtë javë që fillon sot vendi ynë pritet të përjetojë një javë “normale” vjeshte. Kalimi i një fronti të ftohtë pritet të sjellë mot të vranët dhe reshje shiu për disa ditë ndërsa depërtimi i masave ajrore të thata dhe të ngrohta do të sjelli mot të kthjellët e përsëri rritje të temperaturave.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për ditën e Hënë moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash hera-herës deri të dendura si dhe reshje shiu të izoluara dhe të dobta në mesditë dhe pasdite.

Për ditën e Martë dhe ditën e Mërkurë pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet e herëpashershme me diell (kthjellime). Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme (ndërprerje) me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në vëmendje duhet patur zona e veriperëndimit ku reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Mirëmëngjes dhe javë të mbarë miq!

Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë!

Sot është e hënë dhe data shënon 23 shtator 2024. Jemi kështu në një fillim jave të re.

Ditën e sotme kemi zgjedhur t’ju themi mirëmëngjes nga Moglica që me këtë pamje vërtet të mahnit dhe t’ju urojmë bekime nga zoti për Ju miqtë tanë.

Ju urojmë një ditë sa më të bukur për të gjithë!

Advertisement

Të hënë dhe javë të mbarë dhe të bukur miq të faqes “Korça Boom”!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Aktualitet

Kolektori Sovjanit në fokus të punës së Bordit Rajonal të Kullimit Korçë

Kolektori Sovjanit në fokus të punës së Bordit Rajonal të Kullimit Korçë.

Një punë shumë e domosdoshme që i paraprin rreshjeve të dimrit në zonën më të ulët dhe me

rrisk në Fushën e Maliqit.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Pantazi rikuperon jo vetëm futbollistë/ Bën gati edhe këngëtarin Klajdi Haruni

Jemi mësuar gjithmonë të shikojmë mjekun fizioterapist të famshëm korçar Jorgo Pantazi që rikuperon në kohë rekord futbollistë, ndërkohë që një gjë të tillë e bëri edhe para pak ditësh, teksa rikuperoi shpejt, jo pak, por 5 lojtarë.

Sot po sjellim këtë foto të mësipërme, ku mjeku Jorgo Pantazi shikohet në foto me këngëtarin e famshëm korçar dhe një nga tifozët më të thekur të Skënderbeut, Klajdi Haruni.

Mësohet se Haruni ka pësuar një dëmtim në pjesën e mesit dhe rikuperimin e ka kryer te Pantazi, duke u bërë tashmë gati për koncertet që jep Klajdi kudo nëpër Shqipëri. Madje Jorgo Pantazi për këtë rikuperim për portalin tonë ka deklaruar: “Klajdi kishte dhimbje në pjesën e mesit, ngaqë kërcen “Ujku” nëpër shfaqjet që jep dhe ishte në klinikë për t’u rikuperuar.”

Ndërkohë që në këtë foto Jorgo Pantazi i shkruan Klajdit: “Faleminderit, Klajdi Haruni për besimin. Gati “Ujku” për shfaqjen e radhës.”

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Përmbyllet me super sukses dhe super energji edicioni i 5-të i UPSHIFT në Korçë

U përmbyll me super sukses dhe super energji edicioni i 5-të i UPSHIFT në Korçë.

Përgjatë dy ditëve, 11 grupe të rinjsh fantastikë punuan tek Korça Innovation Hub së bashku me mentorët e tyre në ideimin e zgjidhjeve të qëndrueshme, për të evidentuar rëndësinë e klimës për qytetin e Korçës.

Ju lumtë të gjithëve për punën e mrekullueshme!

Faleminderit për pjesëmarrjen!

Advertisement

Edhe ky vit i UPSHIFT në Korçë ishte një SUPER sukses!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Mirëmëngjes nga ishulli i Maligradit!

Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë!  

Jemi së bashku në këtë të diel kur data shënon 22 shtator 2024.

Ditën e sotme kemi zgjedhur t’ju themi mirëmëngjes me një pamje nga bukuria e veçantë e ishullit të Maligradid  dhe t’ju urojmë më të mirat për ju.

Ju urojmë një të diel sa më të bukur për të gjithë!  

Advertisement

Ditë të mbarë miq të faqes “Korça Boom”!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Aktualitet

Projekti hidroenergjetik “Moglica Shtesë” drejt përfundimit

Projekti hidroenergjetik “Moglica Shtesë” në territorin e Bashkisë Maliq po shkon drejt përfundimit.

Kompania norvegjeze “Statkraft” dhe “Devoll Hydropower” Sh.A. po mbajnë diskutime me aktorë lokalë mbi statusin e projektit, si dhe për Vlerësimin e Ndikimit Mjedisor dhe Social.

Ky projekt ka një ndikim që shtrihet përtej nivelit lokal dhe kombëtar, duke përfshirë edhe rajonin në sektorin e energjisë. Synimi është rritja e kapaciteteve prodhuese të energjisë së rinovueshme dhe përmirësimi i infrastrukturës energjetike, duke kontribuar në qëndrueshmërinë mjedisore dhe zhvillimin ekonomik në rajon.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

POGRADEC/ Aksion pastrimi. Nxënës, mësues, punonjës…

Aksioni i pastrimit paraditen e kësaj të shtune, bashkë me nxënësit, mësues dhe punonjës për

të dhënë një mesazh kuptimplotë në ruajtjen dhe mbajtjen pastër të ambienteve të

përbashkëta publike. Mirënjohje për këdo që iu bashkua kësaj nisme!

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News