Connect with us

Politike

Prefekti Nertil Jole takim me z. Pierre Raynaud, Këshilltarin e Ambasadës Franceze

Ditën e sotme prefekti Nertil Jole priti z. Pierre Raynaud, Këshilltarin për Bashkëpunimin dhe Kulturën në Ambasadën Franceze.

Kënaqësi të prisja sot në zyrë z. Pierre Raynaud, Këshilltarin për Bashkëpunimin dhe Kulturën në Ambasadën Franceze në Shqipëri dhe ekspertin francez të përzgjedhur nga qeveria franceze z. Jérôme Lebars, i cili do të punojë në institucionin e Prefekturës për projektin e rihapjes së Liceut francez në Korçë, një kërkesë e Kryeministrit Rama që u mirëprit nga Presidenti Macron, në vizitën e tij historike në vendin tonë.

Për realizimin e detyrës së ngarkuar nga Kryeministri, institucioni i Prefektit do të mbështesë ekspertin francez dhe do asistojë nga afër procesin, si edhe do të sigurojë ndihmën dhe bashkëpunimin e institucioneve në nivel qëndror dhe vendor.

I përcolla zotit Pierre falenderimin tim ndaj Ambasadores së Francës në vendin tonë, znj. Catherine Suard, për angazhimin serioz dhe mbështetjen e gjithanshme për këtë projekt shumë domethënës për qytetin tonë.

Advertisement

Continue Reading
Advertisement

Politike

Debat në Konferencën e Kryetarëve për mandatin e Xhaçkës, Peleshi: Një opinion nga Komisioni i Venecias do të na vlejë të gjithëve! Bardhi: Ju doni ta shpëtoni!

Megjithëse socialistët e shikojnë zgjidhjen e sagës të mandatit të Olta Xhaçkës, në Komisionin e Venecias, opozita edhe njëherë tjetër përmes Konferencës së Kryetarëve e risolli si temë debati.

Përfaqësuesit e opozitës në këtë konferencë lëshuan akuza në drejtim të kryetares së kuvendit Elisa Spiropali, duke i thënë se ajo hodhi ne erë Gjykatën Kushtetuese.

“Ne citohet të jetë shprehur Gazment Bardhi kryetar i grupit parlamentar të PD,  i jemi referuar kushtetutës dhe drejtësisë për çështjen e mandatit te Olta Xhaçkës. Ju na e keni mohuar këtë te drejtë dhe keni grisur vendimet e Gjykatës Kushtetuese.”

Venecia sipas Gazment Bardhit, është organ këshillimor dhe se nuk ka efekt detyrimor.

Advertisement

Homologu i tij socialist Niko Peleshi i tha Konferencës së kryetarëve  se “Natyrisht që kemi zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke e çuar mandatin në seancë”.

Më tej Niko Peleshi citohet të ketë thënë se: “Ne besojmë se një opinion nga Komisioni i Venecias do të na vlejë të gjithëve, sidomos në një situatë konflikti mes dy të drejtave: diskrecionit të deputetëve për të shprehur vullnetin e lirë në seancë dhe detyrimit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.

Në këto debate është përfshirë edhe Ina Zhupa kryetare e komisionit parlamentar të medias.

“Po e fusni çështjen e mandatit të Xhaçkës, ne një rruge zvarritje. Nuk mund të ketë opinion mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Opinionet merren para ose gjate shqyrtimit nuk mund te kërkohet opinion pasi Gjykata është shprehur. Ju ke i zhbërë Gjykatën Kushtetuese,” – citohet të ketë deklaruar ajo.

Peleshi: Natyrisht që kemi zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke e çuar mandatin në seancë. Kemi përmbushur të gjithë detyrimin; nuk bëhet fjalë vetëm për mandatin e një deputeti, por është i nevojshëm një qartësim për të gjitha rastet që mund të ndodhin në të ardhmen.Ne besojmë se një opinion nga Komisioni i Venecias do të na vlejë të gjithëve, sidomos në një situatë konflikti mes dy të drejtave: diskrecionit të deputetëve për të shprehur vullnetin e lirë në seancë dhe detyrimit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo qartësi do të na vlejë neve, dhe gjithashtu do t’ju vlejë edhe juve.

Advertisement

Bardhi: “Zonja Kryetare, ju personalisht kishit vendosur te injoronit vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ju jeni kryetarja e dyte qe keni vendosur te hidhni ne ere Gjykatën Kushtetuese, duke minuar ne këtë mënyre edhe bashkëjetesën me opozitën. Ne i jemi referuar kushtetues dhe drejtësisë për çështjen e mandatit te Olta Xhaçkës. Ju na e keni mohuar këtë te drejtë dhe keni grisur vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Venecia është organ këshillimor dhe ju e dini shume mire se ai nuk ka efekt detyrimor. Kjo sjellje e juaj rrëzon gjithë propagandën tuaj se gjasme jeni konstruktiv dhe jeni të hapur. Kjo është propagande pasi veprimet e juaja po na pamundesojne detyrën. Nuk ka ndodhur kurrë që kuvendi të mos zbatoj një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata ju kërkoj që ta miratonit me shpejtësi pasi nuk ka kohë në dispozicion. Praktika juaj gjasme po pyesim Venecian, synon të shpëtojë mandatin me procedure. Këtu nuk ka të bëjë me Individin pasi për ne ikën një Xhaçkë dhe vjen një tjetër, këtu ka të bëjë me parimet kushtetuese”

Tabaku: Të nderuar kolegë, znj. Xhaçka është një nga koleget tona. Ne po diskutojmë për parimin, jo për emrin e znj. Xhaçka. Në vitin 2010, çdo progres-raport thuhej që qeveria e PD s’ka respektuar një vendim të GJK dhe tani po bëhet fjalë për 9 vendime të tjera që nuk i zbaton qeveria dhe këtu vendosim një precedent të rrezikshëm. Nuk po diskutojmë fare nëse ka pasur apo jo konflikt interesi, ne mendojmë që po, juve jo, por lëmë gjykatën të vendosë. Por nëse ne përdorim kartonin për të mbrojtur veten tonë, japim një mesazh të gabuar jashtë kësaj salle.
Në Venecia ne kemi çuar reformën në drejtësi, ka shkuar një anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe janë gjykuar çështje në Venecia. Ne duhet të heqim dorë nga mbrojtja politike.
Po të isha në veten time s’do kisha dashur hiç mburojë politike, le ta vendosë GJK.
Përse nuk e keni çuar më herët në Komision të Venecias? Përse ndodh sot për herë të parë kësaj radhe dhe jo më herët? Nuk duhet cënuar standardi që është vendosur nga Gjykata Kushtetuese.
Nuk ndjejmë kënaqësi që flasim për këtë çështje, as të flasim kundër njërit apo tjetrit, por e kemi në parim këtë çështje. Ne duhet të flasim në parim dhe zbatojmë në parim vendimet e Gjykatës Kushtetuese.”

Ina Zhupa: Po e fusni çështjen e mandatit të Xhaçkës, ne një rruge zvarritje. Nuk mund te këtë opinion mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Opinionet merren para ose gjate shqyrtimit nuk mund te kërkohet opinion pasi Gjykata është shprehur. Ju ke i zhbërë Gjykatën Kushtetuese.

Advertisement
Continue Reading

Politike

Vizitë informuese në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Korçë

Në kuadër të përfundimit të projektit “Itinerare të Gjelbra për Blegtorinë Shqiptare” (IVEA), mbështetur nga qeveria franceze, së bashku me Zëvendësministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z.Arian Jaupllari dhe Ambasadoren e Francës znj.Catherine Suard, zhvilluam një vizitë informuese në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Korçë.

QTTB ështe një institucion kërkimor-shkencor, në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë, i cili merret me identifikimin, testimin, përshtatjen dhe futjen e metodave dhe materialeve te reja në praktikat bujqësore e blegtorale.

Për afro 3 vjet kjo qendër në bashkëpunim me Institutin e Blegtorisë në Paris, realizoi projektin i cili ka sjellë perfitimet e mëposhtme për fermerët e qarkut tonë:

-Krijimin e një bërthame të re racore në drejtim të prodhimit të mishit;

Advertisement

-Instalimin e paneleve fotovoltaike që shërbejnë për prodhimin e energjisë elektrike dhe përmirësimin e kullotës;

-Instalimin e tankut ftohës për ruajtjen e qumështit me panele diellore;

-Instalimin e impiantit të bio gazit nga trajtimi i plehut të gjësë së gjallë;

-Instalimin e filtrit që shërben për trajtimin e ujrave të bardha që dalin nga dhoma e qumështit;

– Instalimi i “bariut elektrik” i cili shërben mbarështimit të kafshëve, rritjes së prodhimit në blegtori, duke respektuar mjedisin për një shfrytëzim sa më të mirë të kullotave, si dhe duke iu përshtatur ndryshimeve klimaterike;

Advertisement

-Mundësimin me një pajisje inovatore me video-asistencë për insiminimin artifcial;

-Ofrimin e trajnimeve të specialistëve dhe fermerëve të qarkut tonë, për përdorimin e teknoligjive të reja të mbarështimit të kafshëve, etj.

Të gjitha këto investime shërbejnë si njohuri dhe modele për aplikimin e teknologjive të reja në mbarështimin e kafshëve, duke iu ardhur në ndihmë të gjithë atyre fermerëve që duan të mbarështojnë bagëti race për prodhim qumështi dhe mishi.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Politike

PD njofton bashkëpunimin e Ivi Kasos

Z. Ivi Kaso ka nisur një bashkëpunim të ngushtë me strukturat e Partisë Demokratike dega Korçë në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025. Me emërimin e tij si drejtues politik i Qarkut Korçë Z. Ivi Kaso fillon kështu angazhimin e tij politik për të siguruar fitoren e Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës.

Në takimin e mbajtur ditën e djeshme mori pjesë Kryetari i Këshillit Kombëtar të PDSH Z. Edi Paloka, deputët Znj. Sorina Koti, Z. Edmond Spaho, Z. Bledjon Nallbati si edhe anëtarët e kryesisë së PD dega Korçë.

Në fjalën e tij Z. Ivi Kaso ndër të tjera u shpreh se: “Duke filluar nga ky moment unë do jem pranë jush, pranë çdo demokrati për të maksimalizuar energjitë e për t’u përballur në betejën e ardhshme zgjedhore. I gjithë grupi i përgatitjes së fushatës elektorale e sheh si një betejë pakthim deri në arritjen e fitores në zgjedhjet e vitit 2025.

Një rëndësi të madhe do të ketë maksimalizimi i votës së emigrantëve, ku është e qartë se pjesa dërrmuese e të larguarve janë anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike.

Advertisement

Ne kemi shumë punë dhe shumë sfida. Në këtë moment duhet të ndajmë së bashku sakrificat, angazhimin, përkushtimin me çdo demokrat për arritjen e objektivit madhor, fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Politike

“Vitin tjetër s’ka më leje për plazhe private për restorantet”, Rama në podcastin “Flasim”: Nuk keni punëtorë? Rrisni pagat, s’keni ku shkoni

Sezonin e parë të episodit të tretë të podcastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama e nisi me ata që i quajti “patronazhistë të Shqipërisë turistike”.

“Dy protagonistë, në një farë mënyre gjysmë veteranë të historisë së rënies dhe pastaj shkëlqimit të turizmit në Shqipëri. Nga njëra anë Eltoni dhe nga ana tjetër Gladiola, dy qytetarë të një vendi që vijë nga dy eksperienca krejt të ndryshme në fushën e turizmit, por që kanë të përbashkët faktin që të dy kanë studiuar jashtë, për tu kthyer dhe filluar të ecin duke i hyrë detit në këmbë deri në momentin kur u hap qielli dhe tanimë gjendemi jo përballë të panjohurës, nëse do të bëhet ndonjëherë apo jo ky vend, apo do të ketë apo nuk do të ketë turizëm, ashtu si] e meriton ky vend. Por përballë sfidave të tjera, që janë sfida të një vendi që ka hyrë në një ligë tjetër, e po përballet edhe me çfarë sjell ky transformim. Që sjell të mira padiskutim, por edhe probleme që duhen adresuar”, – u shpreh kryeministri.

Kryeministri Rama foli për masat që do të merren për sezonin e ardhshëm veror, ku tha se përveç hoteleve, nuk mund të jepen më leje plazhesh për beach baret apo për restorantet. Rama tha po ashtu se edhe hotelet, do të marrin aq shezlonge sa kapacitet kanë në hotelet e tyre.

“Përveçse se ata kanë hotele nuk mund të jepen më leje plazhesh për të ardhur një individ, një person juridik apo fizik, për të thënë dua këtë plazhin këtu do të vë beach bar e do të vë shezlonge. Mund të vësh beach bar por nuk ke shezlone. Mund të kesh restorant por nuk ke shezlong. Plazhi duhet shijuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe shijimi i plazhit mes atyre krevateve të ngjitur me njëri tjetrin është e pamundur. Nuk mund të kesh një hotel me 40 dhoma dhe të vësh 200 shezlonge e të marrësh popull aty e ti detyrosh të paguajnë. Do të vësh shezlonge për aq sa ke kapacitet! Natyrisht jo një për dhomë, dhe do të lësh distancë nga shezloni në shezlon. Nuk mund ti çosh shezlonet deri në breg, që njerëzit kur duan të kalojnë në breg ta kenë të pamundur ose të biejnë me not ose të dalin nga rruga e të mallkojnë veten që erdhën në plazh. Kështu do të krijojmë një fashë atë që kemi thënë të hapësirës publike në vijën e ujit e ti do të tërhiqesh prapa” – tha Rama.

Advertisement

Kryeministri po ashtu preku problematikën e mungesës së fuqisë punëtore, sidomos në hoteleri turizmit, ku tha se bizneset duhet të rishikojnë pagat.

“Tani kam kuptuar që kur nuk ka njerëz, ti duhet të ngresh rrogën se nuk ke ku shkon. Do t’i konsiderosh ata njerëz që punojnë për ty, gjënë më të çmuar që ke. Këtë vit kam dëgjuar nga disa që kanë marrë njerëz që janë kthyer nga Greqia dhe më thonë që kemi interesim nga ata që janë në Greqi. Nuk ka më asnjë krahasim, të punosh kamerier në Greqi dhe Shqipëri, ke më shumë përfitime në Shqipëri”-tha Rama.

Rama tha se shumë shpejt pritet të fillojmë ndërtimin e resortit të parë të skive në zonën e Korçës.

“Së shpejti do të fillojmë resortin e parë të skive në zonën e Korçës. Është një projekt fantastik nga një grup investitorësh serioz nga Austria. Arkitektë janë austriak, autorë të resorteve më të famshme të Austrisë dhe Zvicrës”, – tha Rama.

Advertisement
Continue Reading

Politike

Spiropali reagon pas deklaratave të BE dhe SHBA për mandatin e Xhaçkës

Spiropali reagoi pas deklaratave të BE dhe SHBA për mandatin e Olta Xhaçkës, duke theksuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka nevojë për sqarime. Ajo shpjegoi se për këtë arsye i është drejtuar Komisionit të Venecias për një opinion.

“Kam bindjen e plotë se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është thelbësor, pasi lidhet me ruajtjen e balancave dhe kontrollit institucional në një sistem demokratik. Për këtë arsye, gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar, e theksova si prioritet që Kuvendi të ndjekë vendimet e Gjykatës Kushtetuese që ende nuk janë zbatuar. Votimi i djeshëm tregoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nga një vit e gjysmë më parë, si dhe ai i korrikut 2024, kanë nevojë për sqarime të kërkuara prej një kohe të gjatë.

Për të zgjidhur këtë paqartësi, sot iu drejtova Komisionit të Venecias për një opinion dhe sapo ta marrim, do të veprojmë menjëherë sipas tij.”

Kjo ka qenë deklarata e plotë e Elisa Spiropalit.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Politike

Rama publikon emrat, kush janë drejtuesit politikë të PS në qarqet e vendit/ Niko Peleshi drejtues politik i Korçë

Emrat e drejtuesve:

Drejtuesit politikë të Tiranës – Elisa Spiropali, Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu

Drejtuesja Politike Durrës – Emirjana Sako

Drejtuesi politik Shkodër – Benet Beci

Advertisement

Drejtuesi politik Lezhë – Ulsi Manja

Drejtuesi politik Kukës – Pandeli Majko

Drejtuesi politik Elbasan – Arbjan Mazniku

Drejtuesja politike Fier – Belinda Balluku

Drejtuesi politik Korçë – Niko Peleshi

Advertisement

Drejtuesja politike Gjirokastër – Mirela Kumbaro

Drejtuesi politik Berat – Ervin Demo

Drejtuesi politik Vlorë – Bledi Çuçi

Drejtuesi politik për Diasporën – Taulant Balla

Drejtuesi politik Dibër – Blendi Gonxhja

Advertisement

Continue Reading

Politike

Largimi i Rrumbullakut nga drejtimi i Policisë, Salianji: E detyruan!

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka folur sot për largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

“Jam i bindur që është shkarkim me ceremoni, një largim i detyruar. Ka patur një drejtor të përgjithshëm dy vite më para që nuk pranoi të jepte dorëheqje, pra është e njëjta skemë.

Tre drejtorët e fundit kanë bërë të njëjyën gjë. Ardi Veliun, e detyruan të dorëhiqej dhe e shpërndau letrën ministria, e patë që nuk dinte të shkruante. Gjithashtu edhe Gledis Nanon, doli lajmi se u dorëhoq dhe doli e tha që se kam dhënë dorëheqjen. Sot kemi dy drejtorë të përgjithshëm që paguhen me taksat e shqiptarëve”-u shpreh Salianji

Advertisement
Continue Reading

Politike

Korçë/ Drejtuesit politikë. Ikën Edmond Spaho, vjen Ivi Kaso

Kryesia e Partisë Demokratike ka caktuar dje drejtuesit politikë për zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm.

Megjithëse ata do të drejtojnë grupin e kandidatëve për deputetë në fushatë, kryetari i PD-së, Sali Berisha u kujdes të thotë se lista përfundimtare e kandidatëve do të hartohet mbi rezultatin e primareve që do të zhvillohen dhe asnjë prej tyre nuk e ka vendin e sigurt.

Por në këtë listë bie në sy fakti se disa prej mbështetësve të Sali Berishës që në ditët e para kur nisi lëvizjen për ti rimarrë partinë Lulzim Bashës, tashmë e shohin veten jashtë.

Kështu në qarkun e Lezhës, në zgjedhjet e fundit drejtuese politike ishte Jozefina Topalli. Ish-nënkryetarja e demokratëve tashmë nuk e ka më këtë pozicion dhe në vend të saj është emëruar dje Agron Gjekmarkaj.

Advertisement

E njëjta gjë ka ndodhur me Korçën ku Edmond Spaho drejtoi fushatën në zgjedhjet e fundit dhe ishte nga deputetët që u pozicionua që në fillim në krah të Sali Berishës. Ai largohet për t’i lënë vendin Ivi Kasos.

Në Berat është larguar Tomorr Alizoti, edhe ky një mbështetës i kryetarit të Partisë Demokratike dhe vendin e tij e ka zënë Eno Bozdo, ndërsa në Fier Luan Baçi, megjithë kundërshtitë e tij të forta, është detyruar t’i hapë krahun Gazment Bardhit.

E njëjta logjikë është ndjekur edhe në qarkun e Kukësit, ku Isuf Çela i ka lënë vendin deputetit Flamur Hoxha.

Lezhë

Ikën Jozefina Topalli

Advertisement

Vjen Agron Gjekmarkaj

Korçë

Ikën Edmond Spaho

Vjen Ivi Kaso

Berat

Advertisement

Ikën Tomorr Alizoti

Vjen Eno Bozdo

Fier

Ikën Luan Baçi

Vjen Gazment Bardhi

Advertisement

Kukës

Ikën Isuf Çela

Vjen Flamur Hoxha

Advertisement
Continue Reading

Politike

Kryeministri Edi Rama fond investimi edhe për shkollën Profesionale Teknike, Korçë

NJË PROGRAM HISTORIK INVESTIMI NË ARSIMIN PROFESIONAL”

Përmes Aktit Normativ të Qeverisë, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, siguroi fondin e investimit për 10 Shkolla Profesionale dhe 2 Qendra të Formimit Profesional.

Ndërhyrjet do të sigurojnë kushte dhe standarde të larta për nxënësit e mësuesit e arsimit profesional.

Më shumë se 5000 nxënës të tjerë do të kenë mundësi të përfitojnë nga infrastruktura e re dhe laboratorët e pajisur me teknologjinë më të fundit

Advertisement

Shkollat Profesionale që përfitojnë:

Kampusi Qendra e Formimit Profesional Nr. 4, dhe Shkolla Profesionale “Herman Gmainer 2”, Tiranë;

Qendra e Formimit Profesional, Durrës;

Shkolla Profesionale e Ndërtimit dhe baza prodhuese, “Karl Gega”, Tiranë;

Shkolla Profesionale “Bajram Curri”, Kukës;

Advertisement

Shkolla Profesionale Teknike, Korçë;

Shkolla Profesionale “Hamdi Bushati”, Shkodër;

Shkolla Profesionale “Arben Broci” Shkodër;

Shkolla Profesionale “Pavarësia” dhe Shkolla Tregtare, Vlorë;

Shkolla Profesionale “Enver Qiraxhi”, Pogradec;

Advertisement

Shkolla Profesionale “Kolin Gjoka”, Lezhë;

Shkolla Profesionale “Hasan Gina”, Lushnje.

Continue Reading

Aktualitet

Bashkia Pogradec mirënjohëse për punën e efektivëve, punonjësve dhe grupeve vullnetare për shuarjen e zjarreve

Të nderuar banorë të Bashkisë Pogradec dhe Njësive Administrative!

Gjatë 48 orëve të fundit dy vatra zjarri janë shënuar në Guras dhe Pleshisht, vatra të cilat falë punës dhe ndërhyrjes në kohë të zjarrfikësve, shërbimit pyjor, punonjësve të njësive, drejtuesëve të tyre, por edhe grupeve vullnetare janë arritur të shuhen plotësisht pas orësh të gjata pune dhe lodhje.

Është koha që të jemi të gjithë të ndërgjegjshëm dhe përgjegjshëm për ambientin përreth dhe sidomos pyjet.

Duhet të evitoni vendosjen e zjarreve për pastrim tokash apo kullotash, pasi situata për shkak të temperaturave dhe elementëve të tjerë atmosferikë mund të agravojnë duke rrezikuar seriozisht ambientin.

Advertisement

Gjithashtu jeni të lutur që për çdo rast që konstatoni zjarre të njoftoni shërbimin zjarrfikës, kryetarët e njësive apo fshatrave në mënyrë që të organizohet puna për fikjen e tyre.

Fatmirësisht, dy vatrat e mëparshme nuk kanë shënuar dëme serioze, por kjo nuk justifikon pakujdesinë e atyre që ndezin këto zjarre. Jeni të lutur të jeni bashkëpunues dhe të mos neglizhoni asnjë rast.

Falenderim për punonjësit, efektivët dhe grupet vullnetare për punën e deri tanishme, ashtu si do jemi falenderues për bashkëpunimin e gjithësecilit prej jush!

Continue Reading

Flash News