Connect with us

Sporti

Rezhda, tifozi i çmendur i Skënderbeut shet libra dhe bën tifo për Hollandën

Padyshim që kampionati Europian është në fokur deri në përfundim të tij, ndërkohë që në këto momente sjellim një të veçantë të madhe, teksa Refit Rezhda njeriu më i afër i Skënderbeut dhe tifozi më i thekur i tij ka zgjedhur mënyrën e tij për të treguar se për kë bën tifo në Europian.Duke shitur libra ai tregon se është tifoz në Europian me Hollandën, pasi në krah të librave ka vendosur flamurin holandez dhe më shumë se kaq është veshur me ngjyrat e tulipanëve.Kjo tregon se atmosfera edhe në qytetin juglindor është vërtet e zjarrtë në këtë europian, ndërkohë që Refit Rezhda gjatë gjithë sezonit është i përqëndruar te Skënderbeu i tij që e dashuron pafund.E gjen në çdo stërvitje të Skënderbeut dhe është tifozi më i flaktë, ndërkohë që Hollanda në Shqipëri ka edhe një tjetër tifoz të zjarrtë dhe ai është Rezhda që do trofeun e ekipit që ai e dashuron kaq shumë.

Padyshim që kampionati Europian është në fokur deri në përfundim të tij, ndërkohë që në këto momente sjellim një të veçantë të madhe, teksa Refit Rezhda njeriu më i afër i Skënderbeut dhe tifozi më i thekur i tij ka zgjedhur mënyrën e tij për të treguar se për kë bën tifo në Europian.Duke shitur libra ai tregon se është tifoz në Europian me Hollandën, pasi në krah të librave ka vendosur flamurin holandez dhe më shumë se kaq është veshur me ngjyrat e tulipanëve.Kjo tregon se atmosfera edhe në qytetin juglindor është vërtet e zjarrtë në këtë europian, ndërkohë që Refit Rezhda gjatë gjithë sezonit është i përqëndruar te Skënderbeu i tij që e dashuron pafund.E gjen në çdo stërvitje të Skënderbeut dhe është tifozi më i flaktë, ndërkohë që Hollanda në Shqipëri ka edhe një tjetër tifoz të zjarrtë dhe ai është Rezhda që do trofeun e ekipit që ai e dashuron kaq shumë.

Continue Reading
Advertisement

Sporti

Ardjan Takaj dy ditë para është …

Duke parë gjendjen e ekipit, ndeshjen e radhës dhe se sa e rëndësishme është, kjo e detyron edhe presidentin Ardjan Takaj të jetë pranë të tijve.

Ai këtë herë ka zgjedhur të jetë qysh ditën e enjte në Korçë për të qenë pranë ekipit. Kështu ai do të jetë disa ditë me ekipin dhe natyrisht prezenca e tij i motivon edhe i vë më shumë para përgjegjësisë të gjithë, por së pari futbollistët.

Takaj ka qënë në fushën stërvitore të të tijve dhe nga larg ka ndjekur gjithçka, duke treguar se edhe ai e ndien shumë këtë takim ku duhen maksimalisht pikët, pikë që janë një detyrim për ekipin që të kalohet nga ai pozicion dhe nga ai vend që nuk duhet të jetë për korçarët.

Mësohet se ditën e sotme Takaj do të këtë një takim me futbollistët, ku do të flasë para tyre dhe stafit drejtues.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

VOLEJBOLL FEMRA/ Historia përsëritet, por me tjetër dimension

Java 2 Dinamo-Skënderbeu            Sot (E Premte)     Ora 16:00

Edhe volejbolli ka tërhequr vëmendjen në Korçë e natyrisht janë sukseset e vajzave të Skënderbeut. Sot Skënderbeu do të luajë në Tiranë, atje ku do të ketë përballë ekipin e Dinamos, pra Dinamo-Skënderbeu.

Të gjithëve, kur shikon këto dy ekipe, u kujtohet ai Skënderbe i historisë me Pandi Gëllçin dhe me lojtare si Duni, Tasho, Miço, Burda, Kalemi dhe nga ana tjetër na vjen Dinamo i Kreshnik Tartarit me Ibrahimin, Tasen, Duka, Babuli, etj.

E pra, historia është përëri sot, por me dimensione të tjera. Në qoftë se dikur Dinamo ishte favorite, sot me plot gojë themi se Skënderbeu është i pamundshëm. Natyrisht që është lojë dhe në të fiton më i miri. Korçaret e rrjetës janë të tilla.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

‘Maratonomaku’ Ylber Ramadani. Mesfushori kuqezi, ndër lojtarët që ka vrapuar më shumë në fushë në EURO 2024

Ylber Ramadani është pa dyshim ‘’maratonomaku’ i skuadrës tonë kombëtare. Mesfushori kuqezi është një prej lojtarëve që vërteton potencialin që ai ka në çdo ndeshje që luan me Shqipërinë. Ndoshta, kjo është edhe një nga arsyet se pse trajneri Silvinjo e ka kthyer në një pikë referimi dhe në një lojtar të pazëvendësueshëm për ekipin tonë kombëtar.

Në raportin e fundit teknik të skuadrave pjesëmarrëse në EURO 2024, të publikuar nga UEFA, Ylber Ramadani është një nga futbollistët që ka përshkruar më shumë kilometra në fushë në ndeshjet e zhvilluara me Shqipërinë në finalet e Kampionatit Europian. Ka një mesatare prej 12.51 km për ndeshje dhe është renditur i pesti në klasifikimin e lojtarëve që ka vrapuar më shumë në fushë.

Djaloshi shqiptar ka lënë pas emra të mëdhenj të futbollit europian si Granit Xhaka, Declan Rice, Joshua Kimmich, Tomas Soucek dhe Giorgi Kochorashvili. Pa dyshim, një arritje për Ylber Ramadanin dhe përfaqësuesen tonë shqiptare.

Sukses Ylber!

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Gvozdenoviç nuk premton ndryshime të dukshme…

“Do të pres edhe stërvitjen e fundit dhe më pas do të vendosim, por për mua nuk do të ndryshojë sistemi i lojës dhe as ndryshime të dukshme në ekip.” – Kjo është një pjesë e asaj që Gvozdenoviç ka deklaruar, por njëkohësisht kërkon ta vendosë në zbatim edhe në ndeshjen e nesërme kundër Laçit.

Duket qartë se të gjithë futbollistët e formacionit të këtyre javëve janë të besuarit e trajnerit. Ndërkohë ai i beson shumë edhe rreshtimit të tij klasik për të, siç është 4-3-3.

I pyetur për të afruarit e vetmja dilemë e trajnerit është fakti se: “Janë futbollistë të mirë, por që nuk kanë pasur kohën e duhur për të fituar në maksimum gjendjen e tyre fizike, me rritjen e kësaj forme besoj se janë gati.

Dikush është më para dikush do më shumë kohë”. Kështu duket se mund të jenë alternativa loje por jo ata që do të startojnë nga minuta e parë.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Gvozdenoviç shumë optimist: Mendoj se ia dalim…

Shumë optimist ka qenë trajneri i korçarëve Ivan Gvozdenoviç në momentin që ka përfunduar edhe stërvitjen. I pyetur nga “Korça Boom” ai ka deklaruar: “Gjithçka po shkon shumë mirë, jam mëse i kënaqur. Them se do ia dalim.”

Kjo tregon se edhe Gvozdenoviç i është kthyer buzëqëshja dhe i është rritur edhe më shumë besimi kjo edhe për atë se po bën gati një pjesë nga futbollistët e afruar së fundmi.

Madje Gvozdenoviç ka edhe më shumë qetësi, pasi të gjithë ekipin e ka gati për ndeshjen e radhës. Kështu që ai do të dijë të shfrytëzojë çdo mundësi ndaj ekipit të Laçit në një ndeshje shumë delikate dhe me mjaft përgjegjësi.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Futbolli 9×9/ Vila L fiton Superkupën, mund në finale Kastriotët

Vila L fitoi Superkupën e futbollit amator 9×9, pasi mundi në finale Kastriotët me rezultatin minimal 1-0. Në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e djeshme në “Shtëpinë e Futbollit”, u zhvillua një përballje shumë e fortë mes dy skuadrave më të mira të sezonit të kaluar; Vila L – skuadra kampione e edicionit 2023-2024 dhe Kastriotët – kampioni i FSHF Cup.

Goli i fitores nga skuadra e Vila L u shënua në minutën e 48-të me anë të Mersinit, i cili realizoi një gol spektakolar nga jashtë zonës, duke vulosur finalen e Superkupës.

Ky ishte trofeu i parë i sezonit të ri në futbollin amator. Më 23 shtator do të nisë edhe edicioni i gjashtë i kampionatit të futbollit amator “Sunday League Albania”, që pritet të dhurojë emocion dhe spektakël gjatë gjithë sezonit.

Në përfundim të finales së Superkupës u organizuar edhe ceremonia tradicionale për dorëzimin e trofeut. I pranishëm ishte Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, i cili i dorëzoi kupën dhe medaljet ekipit fitues Vila.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Trajneri Gvozdenoviç në “provimin” e radhës

Sot është e premte dhe sipas programit të përcaktuar, që tani është kthyer në një ritual të zakonshëm, trajneri Ivan Gvozdenoviç do dalë në konferencë shtypi.

Ivan Gvozdenoviç do të jetë para gazetarëve për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre. Pyetje që realisht lidhen me gjendjen e ekipit dhe pritshmëritë. Në fakt Gvozdenoviç duhet vlerësuar për faktin se asnjëherë nuk ngurron të jetë shumë korrekt me gazetarët duke treguar se respekton gjithçka.

Madje edhe në momente të vështira kur është ndeshur, Gvozdenoviç kurrë nuk “fshihet” por është i hapur dhe i drejtpërdrejtë.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

-48 orë nga starti i javës së 6-të/ Ja 5 çiftet e kësaj jave!

Java e 6-të është në prag, pasi kanë mbetur edhe dy ditë nga starti i kësaj jave. Skënderbeu e ka lënë pas humbjen e fundit me Dinamon dhe në kampin bardhekuq po mendojnë vetëm për sfidën e kësaj së shtune

Tashmë është zyrtare, teksa java e 6-të do të luhet të shtunën dhe të dielën, pra do të jetë e ndarë në dy ditë. Madje do të jetë Skënderbeu që do të luajë ndeshjen e parë të kësaj jave, pra qysh të shtunën.

Skënderbeu-Laçi do të luhet më 21 shtator dhe do të startojë ndryshe nga herët e tjera, në orën 17:00. Dita e parë, pra e shtuna do të mbyllet me derbin e kryeqytetit, Partizani-Tirana, takim që do të startojë në orën 20:00 të mbrëmjes.

Më pas radha do të jetë të dielën, ku do të luhen jo pak, por 3 ndeshjet e mbetura. Vllaznia-Bylis do të jetë ndeshja e parë e asaj dite në orën 17:00, ndërkohë që dy takimet e fundit do të startojnë në orën 20:00 të mbrëmjes.

Advertisement

JAVA E GJASHTË E SUPERLIGËS

E SHTUNË 21 SHTATOR 2024 

ORA 17:00 SKËNDERBEU-LAÇI

ORA 20:00 PARTIZANI-TIRANA

E DIELË 22 SHTATOR 2024 

Advertisement

ORA 17:00 VLLAZNIA-BYLIS

ORA 20:00 ELBASANI-EGNATIA

ORA 20:00 TEUTA-DINAMO

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

Lajm i mirë për Skënderbeun/ Bardhekuqtë kundër Laçit…

Skuadra korçare është duke vazhduar përgatitjet për takimin e radhës, ku në Korçë do të presin ekipin e Laçit. Por duke u kthyer tek ajo që mësohet nga stërvitja është shumë pozitive.

Do të veçonim faktin se të gjithë futbollistët kanë punuar në grup, pra nuk ka asnjë të dëmtuar dhe për më shumë edhe futbollistët e afruar së fundmi janë pothuajse gati. Kjo tregon se gjatë këtyre javëve të qëndrimit tek Skënderbeu kanë arritur një formë të pranueshme fizike. Mund të mos jenë nga minuta e parë, por janë gati për çdo situatë loje .

Pra, me të gjithë kontigjentin e vet, korçarët edhe pa të skualifikuar janë gati për ndeshjen e ditës së shtunë.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Randi Dumfor tregon arsyet e rikthimit tek Skënderbeu…

Nuk ka mundur dot të arrijë një lëvizje nga merkatoja e verës Randi Dumfur, kështu që është detyruar të rikthehet tek Skënderbeu ku edhe ka një kontratë në vazhdimësi.

Randi së pari ka një falenderim: “Dua të falenderoj Skënderbeun që më rihapi derën për t’u rikthyer dhe për këtë jam shumë i lumtur.” Për të kshte një interesim nga një klub nga Arabia, por kjo ka dështuar.

Randi jep detaje: “Janë disa arsye që nuk u bë i mundur ky kalim, ku mbi të gjitha ishte çështja e dokumentacionit.”

Pra, duket se kanë qenë arsye objektive sipas Randit. Pak rëndësi ka ky fakt, rëndësi ka fakti se korçarët kanë një forcë më shumë në repartin e mbrojtjes. Randi duke folur për gjendjen e tij deklaron: “Jam gati të luaj që në ndeshjen e radhës, pasi kam zhvilluar stërvitje individuale.”

Advertisement

Një gjë e tillë është deklaruar edhe nga drejtuesit e ekipit se Randi ka një gjendje shumë të mirë fizike.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Flash News