Sporti
Shkëlqim kelo sjell theodhora qoshja koço kontribuesja e madhe e sportit korçar dhe kombëtares sh
Theodhora Qoshja (Koco),kontribuesja e madhe e sportit korcar,durrsak dhe kombetares shqiptare te volejbollit.Sporti korcar ne vite ka patur luhatjet e veta,me ulje ngrite,me fitim trofesh,por edhe renie nga kategoria. Ketij fenomeni pervec,futbollit ,nuk i kane shpetuar edhe lojrat me dore, atletika,etj.Pervec faktit qe “KF Skenderbeu”u shpall kampion ne futboll ne vitin e larget 1933,pas me shume se 78 vjeteve “ ekipi u ringjall” ne periudhen e arte te viteve 2011-2018, kur dhe fitoi 7 tituj kampion,nga te cilet 6 rradhazi,rekord ne Shqiperi.Vitet 70-te,perbejne periudhen me te ndritur te lojrave me dore ne qytetin juglindor,e vecanerisht ne basketboll femra dhe volejboll femra e meshkuj. Kjo periudhe perkon me talentin e te mirenjohurave,Tamara Nikolla,Dhorke Koco,Zamira Qeramixhi,Lida Shehu, Eva Duni,Prena Ismaili,Brunilda Tasho,Kozeta Damo,Florenca Sylenji,Jorgjeta Qirici,Tatjana Kalemi,Myzejen Hoxhalli dhe ne volejboll meshkuj Piro Demiri,Petrika Suxho,Robert Damo,Tomi Balli,etj.Ekipi i volejbollit femra” Skenderbeu”,vazhdimisht ka qënë klubi që në kohën më të madhe ka rivalizuar me ekipin e ”Dinamo”-s së Tiranës në luftë për titullin Kampion Kombëtar.Nga gjiri i këtij ekipi kanë dalë shumë lojtare cilësore që kanë nderuar emrin e këtij klubi në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, por kanë qënë edhe anëtare të ekipit kombëtar në shumë aktivitete.Volejbolli është një nga sportet që na ka bërë të ndihemi krenarë me rezultatet e tij. Arritjet kombëtare dhe ndërkombëtare të volejbollit shqiptar me anë të ekipeve “Dinamo” femra dhe meshkuj, si dhe ekipeve të tjera, që kanë qenë kurora e sportistëve të Ekipeve tona Kombëtare, janë përvoja të suksesshme historike, që na motivojnë.Ekipi i Skënderbeut është shpallur 8 herë kampion Kombëtar në vitet 1956, 1958, 1971 –1972, 1972–1973, 1984–1985, 1985–1986 dhe pas një pritjeje prej 36 vitesh arriti të shpallej kampion në sezonin e kaluar 2021–2022,duke mundur ekipin e Tiranës në finale.Por trofetë e ekipit të Skënderbeut te femrave nuk mbarojnë këtu. Ato janë 7 herë fituese të Kupës së Shqipërise në vitet 1956, 1971, 1972, 1973, 1975, 1976 dhe 1978 dhe Kupën e Federatës shumë herë. Gjithashtu Skënderbeu është fituesi në fuqi i Ligës ”Gjergj Kastrioti” në edicionin e tij të parë në vitin 2022, shkruhet në faqen e Federatës së Volejbollit Shqiptar.Qellimi i ketij shkrimi nuk eshte te pasqyroj ato vlera qe tashme dihen,por te permend vecanerisht nje prej figuarave te nderuara te sportit korcar dhe durrsak,znj Theodhora Qoshja (Koco).Dhorka me origjinë nga Vunoi,lindi në Tiranë ne vitin 1952,jetoi në Korçë dhe Durrës dhe aktualisht në Amerikë.Gjate muajve te fundit kam komunikuar shpesh here me znj.Dhorka e cila me thjeshtesine qe e karakteriozon,u shpreh se nuk ishte nevoja per ndonje shkrim per jeten e saj.Por une ngula kembe ne timen.“….kemi qene ekipi pare qe kemi futur lojen e sbpejte e me kombinime …plus kampionate e kupa qe kemi fituar nga 72 -74,pastaj une familjarisht u transferova ne Durres . Ku kam lujt me Partizanin i nxora kat. e pare e me vone me Durresin .Nuk dua gje po kushtet e mundesit tona ne kohen tone nuk kan qene keto qe kane tani….”- thote nga Amerika e larget, volejbollistja e njohur,nena dhe gjyshja shembullore,Dhorka,sic edhe e njohin sportdashesit korcare.Dhorka do ti entusiazmonte shikuesit me tekniken e gjujtjes,me forcen e saj do te nxiste vemendjen per limitet e mundshme te femres.Ajo ishte nje model ne pritjen e topave te pare. Lehtesia dhe cilesia e renieve e benin ate te afte dhe gazmore.Dhorka Koço ka qenë kapitene e skuadrës ‘Skënderbeu’ të Korçës dhe sulmuesja kryesore e këtij ekipi. Fituese e disa kupave dhe kampionateve kombëtare.Ajo ka luajtur dhe me skuadrën e ‘Partizanit’ në ndeshjet ndërkombëtare si, në Bullgari, Poloni, Kinë, ku ka dhënë një kontribut të madh në rezultatet e skuadrës.Në vitin 1977 si lojtare dhe kapitene e skuadrës ‘Lokomotiva’ të Durrësit, mundëson daljen e kësaj skuadre nga kategoria II në kategorinë I.Në vitin 1996 shpallet nga anketa kombëtare e gazetës ‘Sporti’ si volejbolliste ndër ‘më të mirat e shekullit’ dhe në vitin 1998 shpallet ‘Sportistja më e mirë e 50-vjeçarit’, nga shoqata e Durrësit.Dhorka Koço ka qenë lojtare kryesore e Ekipit Kombëtar shqiptar, si një nga sulmueset potente të volejbollit shqiptar.Në vitin 1996 shpallet nga anketa kombëtare e gazetës ‘Sporti’ si volejbolliste ndër ‘më të mirat e shekullit’ dhe në vitin 1998 shpallet ‘Sportistja më e mirë e 50-vjeçarit’, nga shoqata e Durrësit.Me anë të një ceremonie të veçantë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta çmoi me Titullin “Mjeshtër i Madh” disa volejbollistë dhe volejbolliste të spikatura: Zonjën Theodhora Koço (Qoshja), me motivacionin : “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për kontributin e shquar shumëvjeçar si volejbolliste e ekipeve ‘Skënderbeu’, ‘Lokomotiva’, ‘Partizani’ dhe Ekipit tonë Kombëtar, duke arritur rezultate të larta në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare.” ( 26 prill 2022)Në Boston prej 23 vitesh jeton një kampione e madhe, një “Mjeshtër i Madh”, një zonjë e nderuar. Ajo origjinën e ka nga Vunoi, lindi në Tiranë, jetoi 12 vite në Korçë ku nisi rrugëtimin e suksesshëm drejt historisë së volejbollit, frymëmori edhe 26 vite në Durrës, për të na lënë pas një emër të madh, po kaq të dashur dhe të respektuar.-Volejbolliste dominuese në vitet 60-70-të-Klasi i lartë i talentit të saj mbetet unikal-Lidhi jetën me djalin durrsak Ilir Qoshja-Titulli “Mjeshtër i Madh”, përligji gjithçka bëri në sporte-Jeta e saj është historia cilësore e volejbollit të femrave-Martesa me Ilirin, lindi dhe ringjalli të famshmin durrsak Hysen Qoshja.Bujar Qesja per Dhorke Kocon.Gazetari i mirenjohur sportiv, Bujjar Qesja ka pershkruar bukur e sakte portretin e plote dhe veprimtarine sportive te Dhorka Kocos ,ne nje shkrim te postuar ne “Durresi Lajm” me,18 qershor te vitit 2022.Midis te tjerave ai shkruan :…..Dhorka është e bija e një oficeri kariere, Pilo Koços dhe e një gruaje të fortë Aristesë. Duke qenë ushtarak, Pilo Koço ishte tërë kohën me “rrobe në krah”, duke u transferuar së pari në Tiranë, dhe në vitin 1962 në Korçë, e duke hedhur spirancën e fundit në “detin” e Durrësit. Është motra e ekonomistes së thekur Sllavicës, bashkëshortja e durrsakut punëtor e të mënçur Skëndër Rexha, e mjekes Jeta dhe i të vetmit vëlla Simo, me profesion inxhinjer pyjesh. Kur u ndodh në Durrës, Dhorka mbaroi studimet në Institutin e lartë të Kulturës Fizike e Sporteve “Vojo Kushi” dhe punoi si mësuese e fizkulturës në shkollat “Maliq Muço”, “Nako Spiro” dhe “Bernardina Qerraxhia”.Ardhja e Dhorkës në Durrës bëri bujo. “Lokomotiva” ishte në “vdekje klinike” dhe e bija e Pilo Koços, i ofroi dorën shpëtuese këtij volejbolli, duke i rikthyer krenarinë e humbur. Bukuria në lojë, e shoqëruar edhe me bukurinë e rrallë fizike, e “tërboi” djalin durrsak, shokun tim më të parë të fëmijërisë së hershme Ilir Qoshja. Për herë të parë, disi larg u prek simpatia e Lir Qoshes, kur Dhorka luante për “Lokomotivën” në Elbasan, për të ardhur e “trashur” në vitin 1988, kur u bë edhe martesa e tyre. Ilir Qoshja, është djali i intelektualit të njohur në Durrës, një figurë shumë popullore Hysen Qoshja, nga i cili kemi dhuratë një thënie profetike: “goli të bën zotni”.Po Dhorka volejbolliste si doli? Dhe këtu është me vënd të kujtojmë, shkollën e famshme korçare të volejbollit, të drejtuar nga gjenerali i rrjetës Pandi Gëllçi.Pandi kishte mbaruar për rusisht dhe kjo e ndihmoi për t’iu futur volejbollit nga materialet e shumta të përkthyera. Dhorka Koço “martesën” e parë e bëri me volejbollin, diku në moshën 15 vjeçare dhe fuqia e epërsisë së saj i ngjasoi një treni “eurostar” që nuk dinte të ndalej. Vetëm 20 vjeçare “Mjeshtre Sporti”.Pandi Gëllçi bëri atë revolucion në volejbollin korçar, përmasat e të cilit u ndjenë në të gjithë toprrjetën e Shqipërisë. Volejbollistet korçare ishin kthyer në idhuj të tifozërisë, ku krenaria dhe autoriteti i një brezi sundues, diktonte me forcën e talentit dhe fuqinë e imponimit të nivelit dhe mjeshtërisë. Dhe Dhorka Koço, që do të bëhej më vonë Dhorka e jonë, Dhorka e Durrësit, mbetet si medaljon me një shkëlqim të pandalur në atë çka dha, për të mos iu hequr vëmëndja në një kohë pa cak, pa kufi.“Skëndërbeu” i Gëllçit, mori lulet më tërheqëse në kopshtin e bukurisë së rrallë të vajzërisë korçare, për të qendisur dhe krijuar atë tapent gjigand të arritjeve dhe vlerave. Një nga qendistaret, ishte dhe mbetet edhe Dhorka Koça. Ka qenë Myska me të në ekip, Tamara Nikolla që ndahet nga jeta shumë e re, Ana Kiçollari, Bardha Bulku, Adelina Çiçko, Athinulla Bellovoda. Ekipi korçar dhe ai kombëtar shtohet me të tjera vajza plot talent dhe pasion si Vali, Kalemi, Aliko, Ropi, Ismaili, Duni, Miço, Mati, Qirici, Stavre, Burda, Vila, Foto, Tasho etj.Dhorka luajti me “Skëndërbeun”, më pas me “Partizanin” dhe “17 Nëntorin” si përforcuese dhe një dekadë të plotë (1969-1979) me ekipin përfaqësues.Pasi lë Korçën në 1997-tën edhe vjen në Durrës gjen aty trajner Dilaver Carën, Rukije Troplinin, Sose Gockaj, Suzana Dauti, Mimoza Estrefi, Luli Shaba, Engjellushe Ndroqi. Më pas i bashkohen këtij grupi edhe Tefta Çobani, Zhevahire Kacmoli, Valentina Nurçellari e ndonjë tjetër. Klasi i lartë i Dhorka Koços, erdhi dhe u ul butë në volejbollin e brishtë të “Lokomotivës”, e cila “lëngonte” nga problematikat. Dhe “Lokomotiva” e Dhorkës, fillon të lëvizë dhe të shtoj më pas shpejtësinë.Në jetën e saj 48 vjeçare në Shqipëri, 26 vite i takojnë Durrësit. Luajti volejboll, bëri trajneren dhe ushtroi mësuesinë. U martua me një djalë safi durrsak, lindi këtu edhe dy fëmijë. E gjithçka tjetër më pas çvendoset në Amerikë. I don durrsakët dhe kujton me shumë emocion kolegët, kuadrot e sportit si Anesti Petani, Kristaq Miço, Lut Bagoj, Met Kthupi, Altrime Boshnjaku, Perikli Kasapi dhe Luan Lila.6 muaj iu deshën Dhorkës të fitonte vëndin e titullares tek “Skëndërbeu”, kur nuk ishte më shumë se 15 vjeç. Edhe për pak vite e sigurtë në ekipin kombëtar dhe më pak se 20 vite “rrëmben” historinë dhe mos harresën. Koço vlerësohet në gjashtëshen e shekullit, në më të mirën në historinë e rrjetës durrsake, në 10 sportistët më të mirë të vitit sipas një ankete të gazetës “Sporti Shqiptar”, e derisa vjen 15 prilli i vitit 2022, ku Dhorka e madhe e volejbollit, të vendosë në gjoks gjerdanin plot shkëlqim të “Mjeshtrit të Madh”.Një rrugë e gjatë, e vështirë, me shumë enigma dhe të papritura, por të shkelura me kujdes dhe me shpresë, nga mjeshtëria e çquar e rrjetës. Punoi shumë, u lodh shumë, u përpoq shumë dhe fitoi historinë, lavdinë e një mundimi të paazakontë që sa herë ndodh kështu meriton vëmëndje.Viti 2000, ku Dhorka ishte 48 vjeçare, me dy fëmijë të vegjël në rritje, largohet nga Durrësi në drejtim të Amerikës. Toka e bekuar për ta tashmë është Bostoni. Kulminacionet të tjera plot dritë dhe shkëlqim dhe një dramë që dukshëm tronditi jetën e saj.Nga toprrjeta, një “lojë” edhe më e vështirë e priste Dhorkën. Toka e shenjtë nuk ta fal të mirën po nuk e kërkove. Fëmijët filluan shkollimin, e puna e re mjeshtres së njohur të volejbollit shqiptar ishte një punishte ëmbëlsirash. Kolektivi i tëri amerikan dhe e folura në anglisht, ishte i vetëm mjet komunikimi. Gjashtë vite nga ardhja në Amerikë, ndodh një kob i madh për familjen Qoshja. Me 29 tetor 2006, pas një goditje tmerri në zemër ndahet nga jeta Ilir Qoshja. Dhorka pa bashkëshort dhe fëmijët pa baba. Humbja ndjehej edhe më shumë, pasi ishte jashtë Atdheut. Pesha rëndë e tokës së origjinës, tradita e hershme për t’u prehur pranë eshtrave të prindërve, e detyruan Dhorkën të sillte trupin e Ilirit të shtrenjtë në Durrës.E jeta rinisi më me përgjegjësi për të mirën Dhorkë, ku përballet me sfida të pamenduara. Fëmijët u rritën dhe dolën në jetë. Lorejna pasi mbaroi masterin punon si konsulente, ndërsa Hyseni manaxher në një hotel restorat të njohur të Bostonit. Lorejna ka lidh jetën me Tedi Kujofsën, me profesion inxhinjer elektrik. Tedi është djali i çiftit të njohur durrsak Met Kujofsa dhe Dani Ylli. Gëzimi i Dhorkës i kalon kufijtë, ku bëhet gjyshe e dy nipërve të bukur Leonardo dhe Troya. Tani që ka dalë në pension, gjen kohë t’i përkushtohet dy florinjve që i fali Zoti. Dhe Ilir Qoshja gëzon në parajsën e tij, në parajsën e tokës së vendlindjes. Gjithnjë mbarësi Theodhora Koço !,- mbyll shkrimin Bujar Qesja.Shpreh konsideratat e mija per z. Bujar Qesja.Personalisht i uroj jete te gjate e te shendetshme “Ikones” se volejbollit shqiptar, znj.Dhorka Koco.Shkrimit i bashkelidhen disa foto.Shkelqim Kelo.Tirane,me 17 janar 2024.
Sporti
EKSKLUZIVE/ Mbërrin Randi Dumfor. Del në stërvitje me Skënderbeun!
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Dinamo-Skënderbeu të premten. Vajzat bardhekuqe për fitore
Sporti
Skënderbeu/ Rritet ndjeshëm konkurrenca në sulmin korçar
Sporti
SKËNDERBEU fotokopoje si sezoni i kaluar/ Kthesa vjet erdhi në javën e 6-të
Sporti
Dënime për superioren/ E pësojnë Laçi, Tirana, Elbasani!
Kategoria 1
DISIPLINA dënon Lipon e Pogradecit/ Kartonii kuq i kushtoi shtrenjtë
Sporti
Klubi zyrtarizon Liridon Balaj, 3 vite bardhekuq
Sporti
SUPERLIGA/ Java e 6-të në dy ditë/ Ja kur luhen 5 çiftet dhe Skënderbeu-Laçi!
Kategoria 1
KATEGORIA E PARË në 2 ditë këtë fundjavë/ Ja kur luhet Pogradeci-Erzeni dhe të tjerat!
Sporti
SKËNDERBEU mos e bëjmë dramë humbjen me Dinamon/ Një gabim la pa pikë Skënderbeun
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti4 javë ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!