Connect with us

Arsimi

Shkolla Pojan gati për vitin e ri mësimor: Gëzuar!

Shkolla Pojan me të gjitha pajisjet e reja falë financimit dhe mbështetjes së Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve!

E fillojmë këtë vit të ri me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për nxënës e mësues për një vit të ri mësimor sa më të mbarë .

Gëzuar!

Advertisement
Continue Reading
Advertisement

Arsimi

Manastirliu: 320 mësues për këshillimin e karrierës/ Orientim nxënësve drejt arsimit profesional

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu nga gjimnazi “Sami Frashëri” shpalli nisjen e procesit të përzgjedhjes së mësuesve që plotësojnë kriteret për dy rolet e reja që do të zbatohen në shkollat e vendit: Mësuesi Koordinator për Orientimin e Karrierës dhe ai i Sigurimit të Cilësisë në shkollë.

Këto pozicione të reja do të jenë shtylla kryesore për të mbështetur nxënësit në orientimin profesional dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies.

“Rolet e reja që kemi përfshirë këtë vit janë dy role të cilat menjëherë do të jetësohen duke përzgjedhur 640 mësues koordinatorë të vlerësimit të cilësisë së shkollës dhe koordinatorë të karrierës në të gjithë sistemin tonë arsimor. 4.635 nxënës janë regjistruar këtë vit në arsimin profesional, 10% më shumë se një vit më parë. Ky është një moment shumë vendimtar për sistemin arsimor, nëse do ta marrë këtë drejtim strategjik të orientimit të vazhdueshëm të nxënësve, jo vetëm për sistemin arsimor, por edhe për zhvillimin e karrierës që fillon që në arsimin e ciklit të ulët”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u ndal te profili i Mësuesit Koordinator të Karrierës, i cili do të ketë një rol kyç në ndihmën për nxënësit që të bëjnë zgjedhje të informuara për të ardhmen e tyre akademike dhe profesionale.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Arsimi

Kryeministri Edi Rama: 12 mijë nxënës do të përfshihen këtë vit në Programin Ekipet Sportive në Shkolla

Programi Ekipet Sportive në Shkolla i ka dhënë jetë lëvizjes sportive kombëtare.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se “vetëm këtë vit shkollor do të përfshihen rreth 12 mijë nxënës përmes disiplinave të ndryshme sportive”.

“Çdo shkollë e re në Shqipëri ofron terrene sportive dhe palestra moderne. Këto investime kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e numrit të nxënësve që do të marrin pjesë në Program”, tha Rama.

Ky program ka rikthyer masivisht frymën sportive tek të rinjtë. Çdo nxënës që është pjesë e ekipeve të programit “Ekipet sportive” merr falas të gjithë bazën e nevojshme materiale.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Arsimi

Takim në Universitetin “Fan S. Noli” për mënyrën e zbatimit të inteligjencës artificiale

U zhvillua në mjediset e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane një takim për mënyrën e zbatimit të inteligjencës artificiale për studentët e programeve të studimit Teknologji Informacioni.

Ky projekt është fituar në kuadër të programit READ.

Projekti do të shtrihet gjatë vitit akademik 2024-2025, në departamentin e Informatikës me studentët e degës Teknologji Informacioni (Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane) me resident schoolar dr. Blerina Çeliku në bashkëpunim me kolegun nga diaspora, prof. dr. Genci Capi, ekspert në fushën e Robotikës dhe Inteligjencës Artificiale në Hosei University, Tokyo, Japoni. 

Projekti, ka në fokus, rritjen e mundësive të bashkëpunimit, mobilitete të studentëve dhe stafit, si dhe orientim drejt kërkimit shkencor në fushën e inteligjencës artificiale dhe aplikimit të saj në rajonin tonë.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Arsimi

Në Pojan nuk ka mësim me turne! Një vit i mbarë!

Nga shkolla e Pojanit, aty ku këtë vit çdo gjë është e re, ku nuk do të ketë më shkollë me turne,

i urojmë të gjithë nxënësve, stafeve pedagogjike e prindërve të Bashkisë Maliq një vit të mbarë

e plot suksese!

Advertisement
Continue Reading

Arsimi

ALARMANTE/ Në Qarkun e Korçës mbyllen 6 shkolla dhe 18 klasa. Shkak lindëshmëria e pakët dhe emigracioni!

6 shkolla të ciklit fillor dhe 18 klasa në të gjithë sistemin arsimor parauniversitar në qarkun e Korçës janë mbyllur si pasojë e mungesës së nxënësve. Shkollat e fshatrave Kodras në Kolonjë, Kapshticë në Devoll si dhe Mjaltas, Desmirë, Zvarisht dhe Osojë në Bashkinë e Maliqit nuk do të hapin dyert këtë fillim viti shkollor.

Ulja e lindshmërisë por edhe emigrcioni masiv i viteve të fundit janë reflektuar në numër të pamjaftueshëm nxënësish për të mbajtur hapur klasat kryesisht në shkollat e fshatrave të bashkisë Maliq dhe disa në Korçë.

Sipas kreut të Sindikatës së Pavarur të Arsimit në Korçë Leonard Trebicka efektet e uljes së numrit të popullsisë prej disa vitesh ndjehen në sistemin arsimor por aktualisht Shqipëria ka humbur thuajse 1/3 e nxënësve.

Shifrat janë shumë të ulëta,të paktën ju i keni shifrat zyrtare por po them që në gjithë Shqipërinë pothuaj mungojnë 30% e nxënësve,pra 1/3 më pak. Është një shifër shumë alarmante dhe e pritshme pasi kjo gjë nuk ka ndodhur sot, ka vite dhe vite, pasojat janë sot por do të jenë edhe në vitet pasardhëse, akoma më shumë do të ndihet mungesa e nxënësve.

Advertisement

Continue Reading

Arsimi

Urimi i Vinjola Rota, Drejtore e DRAP Korçë: Ju uroj suksese të mëdha, shëndet dhe mbi të gjitha, një vit shkollor të gëzuar dhe të frytshëm!

Të dashur nxënës dhe mësues në varësi të DRAP Korçë

Mirë se vini në një vit të ri shkollor plot me mundësi të reja, sfida emocionuese dhe suksese që duhen arritur. Jemi të lumtur që ju kemi sërish në shkollë, ku së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për ju dhe për vendin tonë.

Kjo është koha për të rigjetur miqtë tuaj, për të zbuluar gjëra të reja dhe për të përvetësuar aftësi që do t’ju shoqërojnë gjatë gjithë jetës. Secili prej jush është i veçantë dhe ka një potencial të jashtëzakonshëm për të shkëlqyer. Shkolla është vendi ku do të ushqehet kurioziteti juaj, do të mësoni të mendoni pozitivisht dhe të punoni së bashku për qëllime të përbashkëta.

Ky vit do të jetë plot sfida, por dijeni që stafet mësimore janë aty për t’ju mbështetur në çdo hap të rrugës. Me përkushtim, punë të palodhur dhe një qëndrim pozitiv, së bashku do të arrijmë rezultate të mira.

Advertisement

Ju uroj suksese të mëdha, shëndet dhe mbi të gjitha, një vit shkollor të gëzuar dhe të frytshëm!

Mirë se vini dhe suksese në çdo hap të rrugës suaj të dijes!

Me respekt dhe mirënjohje

Drejtore e DRAP Korçë Vinjola Rota

Advertisement
Continue Reading

Arsimi

Nuk ka ditë të mësuesit në Japoni…

Një herë e pyeta kolegun tim japonez, mësuesin Yamamota: – Kur festohet dita e mësuesve në Japoni, si e festoni?

I habitur nga pyetja ime, ai u përgjigj: Ne nuk kemi asnjë ditë mësuesi.

Pasi dëgjova përgjigjen e tij, nuk dija ta besoja apo jo.

Në mendjen time shkëlqeu mendimi: “Pse një vend ku ekonomia, shkenca dhe teknologjia zhvillohen, është kaq i pandershëm ndaj mësuesit, punës së tij?”.

Advertisement

Një ditë pas punës, Yamamota më ftoi ta vizitoja shtëpinë e tij. Meqenëse ai jetonte larg shkollës, morëm metronë.

Në mbrëmje, në “orarin e pikut” dhe trenat e metrosë ishin të mbipopulluar. Disi u shtrydha, qëndrova, duke kapur fort parmakët. Papritur, një plak, i cili ishte ulur pranë meje, më dha vendin e tij. Duke mos kuptuar një qëndrim kaq respektues nga ana e të moshuarit, nuk munda ta pranoja propozimin e tij, por ai ishte këmbëngulës,dhe më duhej të ulesha.

Pasi zbrita nga metroja, i kërkova Yamamotës të shpjegonte se çfarë kishte bërë plaku.

Yamamota buzëqeshi dhe tregoi distinktivin e mësuesit dhe tha: – Ky plak pa shenjën tuaj të mësuesit dhe në shenjë respekti ndaj statusit tuaj, hoqi dorë nga vendi i tij.

Meqenëse ishte hera ime e parë që vizitoja mësuesin Yamamota, ishte e papërshtatshme të shkoja duarbosh, kështu që vendosa të blej një dhuratë.

Advertisement

Unë ndava mendimet e mia me Yamamota, i cili më inkurajoi dhe më tha se ka një dyqan mësuesish përpara ku mund të blini mallra me çmime të zbritura.

Edhe një herë, nuk i përmbaja dot emocionet e mia.

– Përfitimet jepen vetëm për mësuesit? – pyeta unë.

Duke konfirmuar fjalët e mia, Yamamota tha: – Në Japoni, mësuesia është profesioni më i respektuar, personi më i respektuar. Sipërmarrësit japonezë janë shumë të lumtur kur mësuesit vijnë në dyqanet e tyre, ata e konsiderojnë një nder të madh për veten e tyre.

Gjatë qëndrimit tim në Japoni, pashë vazhdimisht se si japonezët i respektojnë jashtëzakonisht mësuesit. Ka vende të veçanta për ta në metro, dyqane të veçanta janë të hapura për ta, mësuesit nuk qëndrojnë në radhë për një biletë për çdo lloj transporti. Pse mësuesit japonezë të kenë nevojë për një festë të veçantë, kur çdo ditë e jetës së tyre është si një festë?

Advertisement

Duke e ritreguar këtë histori, me gjithë zemër dëshiroj që shoqëria jonë të rritet në një nivel të tillë, në një qëndrim të tillë ndaj mësuesit, dhe mësuesit e meritojnë një titull kaq të lartë!”

Përcilleni këtë mesazh për të gjithë kolegët tuaj. Krenaria le të na rrahë në gjoks!

Mësues para emrit tënd përkulem… Rustam Bisenev

Advertisement
Continue Reading

Arsimi

Gjimnazi “Faik Konica”/ Suksese të gjithë nxënësve e stafit mësimor. Një vit i suksesshëm për të gjithë

Vetëm një ditë na ndan nga viti i ri shkollor, dhe ne mezi presim t’ju mirëpresim në shkollën tonë të dashur, “Faik Konica”!

Gjithçka është gati për fillimin e vitit shkollor 2024-2025. Të gjithë së bashku, nxënës, mësues e prindër të ruajmë vlerat e krijuara ndër vite dhe të vazhdojmë të punojmë fort për edukimin e fëmijëve tanë.

Suksese të gjithë nxënësve dhe veçanërisht për ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës tonë.

Suksese për të gjithë stafin mësimor.

Advertisement

Qoftë një fillim i mbarë dhe vit i suksesshëm për të gjithë.

Continue Reading

Arsimi

Nesër fillon viti i ri mësimor/ Suksese të gjithëve dhe qoftë ky një vit i mbushur me arritje dhe zhvillimin e kërkuar!

Të dashur nxënës, me nisjen e këtij viti të ri shkollor, ju urojmë nga zemra një rrugëtim plot me dije, zhvillim personal dhe arritje të mëdha.

Ky është një kapitull i ri në jetën tuaj, që sjell sfida të reja, por edhe mundësi të pafundme për të mësuar dhe për t’u rritur. Të keni kurajon dhe këmbënguljen për të kapërcyer çdo vështirësi dhe për të shijuar suksesin që do të vijë me përpjekje dhe punë të palodhur.

Një falënderim i veçantë për mësuesit, të cilët me përkushtim dhe dashuri janë gjithmonë pranë jush, duke ju udhëhequr në çdo hap të kësaj udhe të bukur të dijes.

Ju falënderojmë për durimin, sakrificat dhe për përkushtimin tuaj të pakushtëzuar!

Advertisement

Gjithashtu, një falënderim i ngrohtë shkon për prindërit, që me dashuri dhe mbështetje të vazhdueshme janë themeli i fortë i suksesit të fëmijëve të tyre. Përkushtimi dhe kujdesi juaj janë çelësi i sukseseve të ardhshme.

Suksese të gjithëve dhe qoftë ky një vit i mbushur me arritje dhe zhvillimin e kërkuar!

Continue Reading

Arsimi

Gjimnazi “Raqi Qirinxhi”/ Gjithçka është gati për fillimin e vitit të ri shkollor 2024-2025!

Gjithçka është gati për fillimin e vitit të ri shkollor 2024-2025.

Të gjithë së bashku, nxënës, mësues e prindër, të përpiqemi të ruajmë çdo vlerë të krijuar gjatë historisë njëshekullore të shkollës sonë, si dhe, me punën, sjelljen e përgatitjen tonë të vazhdueshme të shtojmë vlera të tjera duke mbajtur emrin e shkollës sonë në renditjen e shkollave më të mira të vendit.

Qoftë një fillim i mbarë për të gjithë!

Advertisement
Continue Reading

Flash News