Connect with us

Sporti

Shqipëria përballet nesër me Ukrainën, trajneri Silvinjo & Ramadani: Grupi është i vështirë, por duam ta nisim mbarë

Shqipëria luan mbrëmjen e 7 shtatorit takimin e parë të vlefshëm për Ligën e Kombeve ndaj Ukrainës, në ora 20:45 në stadiumin “Epet Arena”. Në prag të kësaj sfide të rëndësishme për kuqezinjtë, të cilët duan ta nisin sa më mirë këtë edicion, trajneri Silvinjo dhe mesfushori Ylber Ramadani dolën pasditën e sotme në konferencën zyrtare për media.

Trajneri Silvinjo u shpreh se objektivi kryesor i ekipit në këtë ndeshje është që të marrin një rezultat pozitiv dhe të luajnë njëjtë si në kualifikueset e Europianit, me shpirt e zemër në fushë. Ndër të tjera, tekniku brazilian vlerësoi Ukrainën si ekip shumë të fortë dhe me lojtarë cilësorë.

Sa kanë ndikuar ndryshimet që ka pësuar grupi? 

– Kjo ndodh shpeshherë në Kombëtare. Është një moment i vështirë, duke qenë se lojtarët pas Europianit kanë pasur pushimet, fazën përgatitore, kanë luajtur dy ose tre ndeshje dhe vijnë në Kombëtare. Duhet të punojmë për këtë situatë, edhe në Varshavë na ndodhi e njëjta gjë kur kemi humbur disa lojtarë. Është momenti i duhur dhe mundësi e mirë për lojtarët e tjerë. Janë gjëra që ndodhin në një Kombëtare dhe duhet të punojmë për këtë pjesë.

Advertisement

Arbër Hoxha? 

– Të gjithë lojtarët janë gati, kjo është ajo që duam ne. Kemi edhe një stërvitje këtë pasdite, nesër paradite diçka të lehtë, të shohim. Nuk është e thjeshtë, Arbër Hoxha ende nuk ka nisur një ndeshje si titullar. Në mars e ftuam në Kombëtare, ka luajtur dy miqësore. Udhëtimi në Kombëtare është i tillë, por që hap pas hapi gjërat mund të ndryshojnë. Hoxha është shumë i rëndësishëm për Kombëtaren.

Ndeshja me Ukrainën? 

– Kur flasim për Ukrainën, flasim për grupin, një grup shumë i vështirë, me të katër ekipet që bënë një Europian të mirë. Jemi në një grup të vështirë në Nations League. Trajneri i Ukrainës është shumë i zoti, e organizon mirë skuadrën, ka lojtarë shumë të mirë, janë Sudakov, Mudryk etj. Janë teknikë, shumë fizikë dhe të organizuar, kanë bërë një Europian të mirë. Grupi ynë është shumë i vështirë. Ukrainën duhet ta përballojmë fizikisht, pasi është skuadër e vështirë dhe shumë teknike.

A jeni të kënaqur me merkaton e futbollistëve të Kombëtares? 

Advertisement

– Po, ne vazhdimisht i ndjekim lojtarët tanë. Ka qenë një moment i vështirë, duke qenë se pas Europianit kanë qenë pushimet dhe lojtarët kanë pasur edhe presionin e merkatos për të bërë lëvizjet e tyre. Jemi vazhdimisht pas tyre dhe jemi të gjithë të lumtur së bashku me stafin teknik. Kështu mund të përqendrohen më tepër në ekip. Por që jemi shumë të lumtur.

Rikthimi i entuziazmit te futbollistët që nuk luajtën në Europian? 

– Kjo është puna e Kombëtares. Kam pasur fatin të punoj edhe te Brazili. Kombëtarja është e hapur për të gjithë. Lojtarët vijnë me shumë dëshirë për të përfaqësuar kombin. Kur nuk ka dëshirë për këtë, nuk mund të japë shumë. Nuk jemi të shqetësuar. Kemi bërë 4 ditë stërvitje dhe janë shumë të motivuar. Jemi të kënaqur me motivimin e lojtarëve.

Skema

 Për një vit e gjysmë kemi luajtur me skemën 4-3-3, më pas kemi përdorur edhe skemën 4-2-3-1. Ne i përshtatim skemat sipas karakteristikat që kemi te lojtarët. Mund të punojmë edhe me skemën 4-4-2. Seferi mund të bëjë rolin e një sulmuesi të distancuar. Uzuni mund të luajë sulmues qendror. Kemi lojtarë të fortë. Duke njohur karakteristikat e lojtarëve mund të përshtatim edhe skemat.

Advertisement

Ndeshja me Ukrainën? 

– Është e vështirë për të parashikuar një ndeshje. Nesër do të jetë një ndeshje teknike, e hapur dhe me tranzicione të shpejta nga të dy palët, se ata nisen shumë mirë. Kanë lojtarë të shpejtë, teknikisht të fortë. Pastaj edhe ne jemi një ekip me kundërsulme, kemi cilësi teknike. Mendoj se nesër është mundësia tw shohim një ndeshje të bukur. Ukraina është skuadër shumë e fortë. Është një grup i ekuilibruar dhe nesër na pret një ndeshje e vështirë.

Sa kanë ndikuar ndryshimet që ka pësuar grupi? 

– Në Varshavë kemi pasur të njëjtën situatë, duke qenë se ishim pa Ismajlin dhe Gjimshitin. Tani jemi pa Ajetin dhe Gjimshitin, por kemi lojtarë të tjerë që mund të përshtaten. Kombëtarja është e hapur, një mundësi për të gjithë, të zbresim në fushë dhe të bëjmë më të mirën.

A do të jeni i kënaqur me një pikë nga kjo transfertë? 

Advertisement

– Në ndeshjen e fundit ndaj Moldavisë gjatë kualifikueseve për Euro 2024 ne na mjaftonte vetëm një barazim. Por nuk mendoj që ka ndonjë trajner që kënaqet vetëm me një barazim. Ne futemi në fushë për të fituar dhe punojmë vetëm për këtë gjë. Sigurisht që kemi lojtarë të rëndësishëm që na mungojnë, por që do të futemi një fushë për të luajtur fortë dhe për të marrë rezultatin më të mirë të mundshëm nga kjo ndeshje.

Pas Europianit si e vlerësoni ekipin e Ukrainës? 

– Grupi është shumë i fortë dhe i vështirë. Të katër ekipet kanë luajtuar në Europian. Për të gjithë, Europiani është maksimumi, Nations League është ndryshe. Është tjetër strategji. Jam i shqetësuar, lojtarët vijnë pas pushimeve, kanë luajtur pak ndeshje. Kombëtarja funksionon ndryshe nga klubi. Edhe pse një periudhë pak delikate, lojtarët duhet të japin më të mirën dhe të futen në fushë për të dhënë maksimumin.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement

Sporti

EKSKLUZIVE/ Mbërrin Randi Dumfor. Del në stërvitje me Skënderbeun!

Është mbyllur aventura e Randi Dumfor, pasi ditën e sotme ka dalë në stërvitje me Skënderbeun. Këtë e zbulon “Korça Boom”, teksa për të gjithë tifozët bëjmë me dije se Randi ka mbërritur në qytetin juglindor dhe është venë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç.

Kishte muaj të tërë që Randi mungonte te Skënderbeu, por pretendohej që do të shitej së pari në Azerbaixhan dhe më pas në Arabinë Saudite. Në momentet e fundit nuk u firmos kontrata dhe Randi u detyrua që të kthehej në qytetin juglindor.

Vonesa e pajisjes me vizë bëri që Randi të vonohej kaq shumë dhe tashmë mund të themi që është forcuar shumë reparti i prapavijës.

Tashmë i vetmi problem është forma e mbrojësit, pasi do të t’i duhen ditë të tëra që të arrijë ritmin e grupit. Në momentin që do të jetë gati, Randi do të aktivizohet menjëherë në formacion.

Advertisement

Edhe prapavija në këtë mënyrë është mbushur te Skënderbeu dhe bardhekuqtë e kanë grupin e plotë.

Tashmë mbetet të shikojmë reagimin e skuadrës në fushë, pasi presidenti Ardjan Takaj e plotësoi skuadrën me të gjithë grupin.

Njëkohësisht Randi pritet të firmosë kontratën e re, ose e thënë ndryshe ta rinovojë, pasi ka kontratë deri në muajin janar.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

VOLEJ FEMRA/ Dinamo-Skënderbeu të premten. Vajzat bardhekuqe për fitore

Java e dytë e kampionatit kombëtar në volejboll për femra do të dhurojë emocione për një prej çifteve të kësaj jave, Dinamo-Skënderbeu.

Themi për këtë çift pasi kjo përballje sigurisht na kujton përballjen e Dinamos së Kreshnik Tartarit dhe Skënderbeun e Pandi Gëllçit në atë kohë.

Këtë herë gjërat janë ndryshe, Dinamo të paktën në letër nuk është më e fortë se Skënderbeu, por që për vajzat e rrjetës së Skënderbeut kjo ndeshje vlen vetëm me fjalën fitore.

Dinamo-Skënderbeu do të luhet ditën e premte në Farkë të Tiranës dhe do të startojë në orën 16:00.

Advertisement

Vajzat e Orlando Kojës do të kërkojnë fitoren e dytë në po kaq javë dhe janë të bindura që nga java në javë po konsolidohen edhe më shumë dhe shumë shpejt do të shikojmë edhe skuadrën e vërtetë në fushë, që do të luftojë padiskutim për të gjitha trofetë që do t’i dalin përpara.

Forca vajza!

Me fitore edhe të premten ndaj Dinamos në kryeqytet.

Kalendari i Skënderbeut në volejboll për femra 2024-2025

FAZA I

Advertisement

Java 1 Skënderbeu-Teuta 3-1

Java 2 Dinamo-Skënderbeu                    20 shtator 2024     Ora 16:00

Java 3 Skënderbeu-Vllaznia                    28 shtator 2024     Ora 14:00

Java 4 Barleti Volley-Skënderbeu          5 tetor 2024            Ora 17:00

Java 5 Skënderbeu-Pogradeci                12 tetor 2024          Ora 17:00

Advertisement

Java 6 Skënderbeu-Partizani                  18 tetor 2024          Ora 17:00

Java 7 Tirana-Skënderbeu                       25 tetor 2024          Ora 18:00

FAZA II

Java 8 Teuta-Skënderbeu                        31 janar 2025         Ora 14:00

Java 9 Skënderbeu-Dinamo                    8 shkurt 2025         Ora 17:00

Advertisement

Java 10 Vllaznia-Skënderbeu                  14 shkurt 2025       Ora 14:00

Java 11 Skënderbeu-Barleti Volley       22 shkurt 2025       Ora 17:00

Java 12 Pogradeci-Skënderbeu             14 mars 2025          Ora 17:00

Java 13 Partizani-Skënderbeu                21 mars 2025          Ora 17:00

Java 14 Skënderbeu-Tirana                    28 mars 2025          Ora 17:00

Advertisement

Continue Reading

Sporti

Skënderbeu/ Rritet ndjeshëm konkurrenca në sulmin korçar

Tani mund të thuhet se çdo repart i korçarëve është i mbipopulluar, por sulmi duket se realisht është në gjendjen e vet më të mirë dhe kjo pritet të reflektohet me golat që do të shënohen. Janë një numër i madh futbollistësh të cilët janë në organikën korçare.

Kështu Bismark, Nikaj dhe Rashica ndiejnë nga afër frymëmarrjen e atyre që edhe mund t’i rrezikojnë. Kjo konkurrenca vjen nga Tayo, Tare, Çuçka, Balaj, Krasniqi të cilët realisht janë hedhur në fushë nga Gvozdenoviç si zëvendësues, por që ka pritshmëri të mëdha nga të afruarit së fundmi.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU fotokopoje si sezoni i kaluar/ Kthesa vjet erdhi në javën e 6-të

Të gjithë në qytetin juglindor janë të mërzitur dhe nuk e prisnin këtë start të Skënderbeut me 4 pikë në 5-së javët e para, por në fakt Skënderbeu duket se është fotkopoje si ai i sezonit të kaluar.

Themi këtë pasi edhe sezonin që kaloi ku Skënderbeu u rendit në vendin e tretë në Final Four, kishte të njëjtat rezultate.

Duke bërë krahasimin me vjet, Skënderbeu në 5 javë kishte dy fitore dhe 3 humbje radhazi, ndërkohë që këtë vit ka 1 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje.

Sezonin e kaluar Skënderbeu fitonte me Egnatian dhe Dinamon dhe humbiste tre ndeshjet radhazi me Tiranën dhe Teutën në transfertë dhe Kukësin në shtëpi.

Advertisement

Vetëm në javën e 6-të të sezonit të kaluar skuadra bardhekuqe u kthye te fitorja në atë transfertë ndaj Erzenit, ndërkohë që këtë sezon Skënderbeu luan javën e 6-të në shtëpi ndaj kurbinasve.

I vetmi ndryshim është se vjet Skënderbeu në kaq javë kishte 6 pikë, ndërkohë që këtë sezon ka 4 pikë, por duket qartë se është fotokopje e vitit te kaluar.

Të shpresojmë që do të ndodhë një gjë e tillë dhe kjo është java e kthesës së madhe të Skënderbeut.                 

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

Dënime për superioren/ E pësojnë Laçi, Tirana, Elbasani!

  1. KF Laçi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.

Në zbatim të nenit 58 të Rregullores së Aktivitetit, KF Laçi urdhërohet të dërgojë për miratim listën e zyrtarëve të cilët do të qëndrojnë në tribunë, tek delegati i ndeshjes, të paktën 48 orë përpara fillimit të çdo ndeshje deri në përfundim të dënimit.

  1. Zyrtari i KF Laçi, Pashk Laska,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
  2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, ndezje flakadanësh dhe mjeteve të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

  1. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, ndezje flakadanësh dhe mjeteve të tjera piroteknike si dhe kore dhe mesazhe fyese, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 400.000 (katërqind mijë) lekë.

AF Elbasani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 1

DISIPLINA dënon Lipon e Pogradecit/ Kartonii kuq i kushtoi shtrenjtë

Komisioni i Disiplinës në vendimet e ditës së sotme ka zbardhur disa dënime, ndërkohë që për ndeshjen Burresi-Pogradeci 2-1, kujtojmë që zyrtari Afrim Lipo në stol u dënua me kartonin e kuq në pjesën e dytë.

Për atë që ndodhi Disiplina e dënon Lipon me 4 ndeshje pezullim

Ja vendim i sotëm i Komisionit të Disiplinës:

-Zyrtari i FK Pogradeci, Anesti Lipo, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve, pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Klubi zyrtarizon Liridon Balaj, 3 vite bardhekuq

Ndërkohë që Liridon Balajn ka qenë portali ynë “Korça Boom” që e ka zbuluar ditën e djeshme si blerjen e fundit dhe një nga blerjet që pretendohet të jetë cilësore, ka qenë klubi që e ka zyrtarizuar ditën e sotme.

Nëpërmjet një postimi klubi bardhekuq deklaron se Balaj ka firmosur kontratë 3-vjeçare dhe sigurisht është një kontratë afatgjatë.

Qysh ditën e djeshme Liridoni doli në stërvitje me ekipin dhe tashmë pritet vetëm debutimi i tij me fanelën e Skënderbeut në ndeshjet e superligës.

Ja dhe njoftimi i fundi i klubit bardhekuq:

Advertisement

Liridon Balaj zyrtarisht bardhekuq!

25-vjeçari i dalë nga akademia e Besa Pejë, pas një karriere disa vjeçare në Zvicër dhe Belgjikë, ka firmosur kontratën që e lidh me klubin për 3 vitet e ardhshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

SUPERLIGA/ Java e 6-të në dy ditë/ Ja kur luhen 5 çiftet dhe Skënderbeu-Laçi!

Java e 5-të e superligës u sfumua tashmë me një humbje të Skënderbeut që e zbret në vendin e paafundit të superligës, ndërkohë që skuadra bardhekuqe nuk ka kohë të “qajë” humbjen e fundit, pasi duhet të mendojë menjëherë për javën e 6-të të superligës.

Tashmë është zyrtare, teksa java e 6-të do të luhet të shtunën dhe të dielën, pra do të jetë e ndarë në dy ditë. Madje do të jetë Skënderbeu që do të luajë ndeshjen e parë të kësaj jave, pra qysh të shtunën.

Skënderbeu-Laçi do të luhet më 21 shtator dhe do të startojë ndryshe nga herët e tjera, në orën 17:00. Dita e parë, pra e shtuna do të mbyllet me derbin e kryeqytetit, Partizani-Tirana, takim që do të startojë në orën 20:00 të mbrëmjes.

Më pas radha do të jetë të dielën, ku do të luhen jo pak, por 3 ndeshjet e mbetura. Vllaznia-Bylis do të jetë ndeshja e parë e asaj dite në orën 17:00, ndërkohë që dy takimet e fundit do të startojnë në orën 20:00 të mbrëmjes.

Advertisement

JAVA E GJASHTË E SUPERLIGËS

E SHTUNË 21 SHTATOR 2024 

ORA 17:00 SKËNDERBEU-LAÇI

ORA 20:00 PARTIZANI-TIRANA

E DIELË 22 SHTATOR 2024 

Advertisement

ORA 17:00 VLLAZNIA-BYLIS

ORA 20:00 ELBASANI-EGNATIA

ORA 20:00 TEUTA-DINAMO

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Kategoria 1

KATEGORIA E PARË në 2 ditë këtë fundjavë/ Ja kur luhet Pogradeci-Erzeni dhe të tjerat!

Kategoria e Parë ashtu si Superiorja do të luajë ndeshjet e radhës në fundjavë. Duele mjaft interesante ka rezervuar java e 5-të e këtij kampionati, teksa ekipet do të zbresin në fushë ditën e shtunë dhe të dielë.

4 ndeshje do të luhet më 21 shtator, ditën e shtunë në po të njëjtën orë, 16:00. Kastrioti do të duelojë me Burrelin, ndërsa Vora udhëton në transfertë për të sfiduar Korabin. Lushja do të përplaset me Besën e Kavajës, ndërsa sfida tjetër do të jetë mes Pogradecit dhe Erzenit.

Ndërkohë ditën e dielë do të zhvillohen dy sfidat e mbetura. Flamurtari do të presë në shtëpi skuadrën e Apolonisë për të bërë mes tyre llogaritë për javën e 5-të, ndërsa Kukësi udhëton në transfertë për të sfiduar Valbonën.

Pra për Pogradecin ndeshja e kësaj jave ndaj Erzenit është takimi i kthesës së madhe, atje ku në Pogradec presin vetëm fitoren.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU mos e bëjmë dramë humbjen me Dinamon/ Një gabim la pa pikë Skënderbeun

Nëse ka një keqardhje të madhe për këtë Skënderbe, është ajo e së hënës që kaloi në “Elbasan Arena”, ku Skënderbeu po shkonte drejt barazimit me Dinamon, por doli pa gjë pas një gabimi.

Gafë, apo gabim i Marko Ramos, kjo pak rëndësi ka, por që sigurisht edhe ndodhin gabime të tilla. Madje ka qenë Skënderbeu që në shumë ndeshje edhe sezonin e kaluar, fitonte me gabimet e kundërshtarëve, ndërkohë që vjen momenti që të gabosh dhe ja vjen kjo humbje.

Të gjithë po e “kryqëzojnë” Skënderbeun në këtë moment, por nuk duhet të ndodhë një gjë e tillë. Janë luajtur vetëm 5 javët e para dhe janë edhe 31 të tilla deri në fund.

Javë ka plot dhe Skënderbeu në fund të fundit është atje. Është një skuadër që tashmë do vetëm moralin të lartë dhe asgjë tjetër, sepse kthesa sigurisht që do të vijë.

Advertisement

Skënderbeu edhe këtë vit e themi me bindje që do të jetë “hirushja” e superligës dhe ndoshta qysh pas ndeshjes ë radhës së ditës së shtunë, të gjithë do të fillojnë të flasin ndryshe për këtë Skënderbe.

E rëndësishme është që skuadra duhet të jetë e qetë në këtë moment dhe askush, të paktën nga tifozët bardhekuq nuk duhet ta bëjë dramë.

Të gjithë duhet të jemi me Skënderbeun, sepse ka nevojë për mbështetjen tonë.

Me Dinamon, në fund të fundit të hënë ekipi nuk e meritonte humbjen. Edhe pikët do të vijnë dhe sërish ne do të jemi nesër që do të themi fjalët më të mira për këtë skuadër me plot talent dhe cilësi brenda.

Forca Skënderbe!  

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News