Sporti
Shuhet papritur shqiptari korcar nick mustafa zi në futbollin dhe kriket australian
Zi në futbollin dhe kriket australianShuhet papritur shqiptari korcar Nick Mustafa, -një nga ikonat vendase të futbollit dhe sportit të kriket në shtetin e Viktorias, Australi.Shuhet papritur shqiptari korçar Nick Mustafa, -një nga ikonat vendase të futbollit dhe sportit të kriket në shtetin e Viktorias, Australi.Një lajm tejet i hidhur dhe i trishtuar vjen nga Australia e largët, nga shteti i Viktorias, aty ku edhe jeton komuniteti më i madh i emigrantëve me origjinë shqiptare.Nick Mustafa është me origjinë shqiptare nga të dy prindërit e tij, -babai nga mërgimtarët e parë të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, ndërsa nëna Anila Hyska- Mustafa nga Kamenica e Korçës, emigruar në Australi në vitet e para të demokracisë.Komunitet sportiv i shtetit viktorian është në zi, dhimbje dhe hidhërim të papërshkruar për vdekjen e papritur dhe parakohe të ikonës vendase të futbollit dhe trainierit për moshat e reja(vajza) në sportin aq të bukur e të suksesshëm të kriket, Nick Mustafa, i njohur me emrin e sportit “Musty”(Musti)Klubet e futbollit dhe kriketit në Templestowe, Viktoria, Australi janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e trishtuar dhe të fundit Nick Mustafës, 26-vjeçari shqiptar me origjinë nga Korça, lindur në Australi, një nga ikonat vendase mjaft të njohur të futbollit dhe kriket austrialian, i njohur edhe me emrin e sportit “Musti” (Musty) – i cili ishte një anëtar i përkushtuar i të dy klubeve sportive.Presidenti i Klubit të Futbollit në Templestowe, Russel Smith lëshoi një deklaratë në emër të të gjithë komunitetit sportiv. Komuniteti sportiv viktorian në Templestowe, është tejet i trishtuar dhe në pikëllim për ndarjen e papritur nga jeta së ikonës vendase Musti-t, Nick Mustafa.Nick Mustafa ka luajtur për të rinjtë në Doncaster dhe Warrandyte Doncaster Heights përpara se të mbërrinte në Templestowe si lojtar i të rriturve. Ai luajti tetë ndeshje në rezervat e klubit këtë vit, duke mos i hequr këpucët deri të shtunën javën e kaluar, përpara fundjavës së gjatë të “Ditëlindjes së Mbretit të trajnimit të moshave të reja”, Nick Mustafa!Mustafa ishte gjithashtu një trajner i përkushtuar në klubin e kriketit, ku mbahet mend si “mbreti i moshave të reja’Vdekja e papritur e Musti-t shkaktoi dhimbje të madhe shpirtërore në krejt komunitetin e Templestowe dhe më gjerë.“Absolutisht ishte një djalë i mrekullueshëm dhe tejet i sinqertë që kam takuar ndonjëherë. Faleminderit për gjithçka që ju bëtë për Violet, vajzën time dhe të gjithë fëmijët. Fjalët nuk mund të shprehin se si janë copëtuarzemrat tona, sot. Lutjet, mendimet dhe gjithë dashuria e familjes tonë shkojnë për familjen tuaj. Ti kishe një zemër flori dhe ishe një mentor masiv i Violet-it dhe ajo thjesht të adhuronte si një vëlla i madh.Pusho në paqe, Musti, kjo botë është thjesht e padrejtë.” -u shpreh mes ngashërimit e lotëve, Nicole Jennifer Muleta.Ndërsa Travis Wason shtoi: “Një lajm kaq i trishtuar që dëgjova më hidhëroi e pikëlloi së tepërmi. Në këtë moment dhimbjeje dhe pikëllim, lutjet dhe mendimet e mia shkojnë për familjen e Mustit, si këtu dhe jashtë shtetit, në Shqipëri. “Pasi e stërvita atë si lojtar futbolli më pas Mustin do e kisha trajnerin e tim biri Hunter, në kriket, dhe më ka bërë shumë përshtypje se sa lojtar i madh ishte ai, shumë i vëmendshëm dhe i kujdesshëm edhe për kolegët e tjerë. Të djelën e kaluar ishte me të rinjtë duke ndjekur ndeshjen e Hunter’s footy.”Pusho në paqe, Musti!Shkrimi është marrë nga7NEWS.com.auPergati : Raimonda Moisiu –Sade
Sporti
Marko Ramos në tribunë/ Gvozedoviç: Ja aryeja!
Sporti
“Futboll jo i bukur, por na duheshin pikët”, Gvozdenoviç: Laçi ekip i fortë, e përjetuam me stres
Sporti
Armando Cungu: Do i kërkoj largimin presidentit, nuk jam trajner për mbijetesë
Sporti
MBYLLET në Korçë fitojnë “Ujqërit”. Skënderbeu fundos Laçin
Sporti
SKËNDERBEU sërish gooooool/ Kalojnë në avantazh sërish bardhekuqtë
Kategoria 1
Mbyllen 4 ndeshjet e kategorisë së parë/ Pogradeci fiton në minutën e 92-të
Sporti
HT Mbyllet pjesa e parë Skënderbeu-Laçi/ Mësoni çfarë ka ndodhur në 45 minuta!
Sporti
GOOOOOOOOOL në Korçë/ Skënderbeu kalon në avantazh!
Sporti
Ja çfarë po ndodh në stadiumin “Skënderbeu”/ Në orën 17:00 starton Skënderbeu-Laçi!
Sporti
Formacionet zyrtare/ Del protokolli i ndeshjes Skënderbeu-Laçi. Shikoni formacionet
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti1 muaj ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!