Sporti
Skënderbeu çfarë luksi/ I refuzoi Ballkanit 200 mijë euro. Franklin sipas Transfermarkt vlen 250 mijë euro
Skënderbeu po rritet nga dita në ditë dhe kjo duket fare qartë, pasi vetëm sipas transfermakt gjithë skuadra korçarare sot vlen 3.48 milion euro.Shumë më pak vlente në fillim të sezonit ky ekip, madje me emra të rinj dhe lojtarë të paafirmuar, ndërkohë që shumë lojtarë vetëm pas dy fazave të para patën një rritje si më “katapultë”.Tashmë është mësuar që prej disa orësh Skënderbeu ka refuzuar ofertën prej 200 mijë euro për Franklin Ahanonu, sulmuesin 21-vjeçar nga Nigeria, ofertë që erdhi zyrtarisht nga Ballkani i Ilir Dajës.Dje në afatin e fundit të merkatos, Skënderbeu pati luksin e madh që të refuzonte një ofertë të tillë prej 200 mijë euro dhe kjo lidhet me faktin sepse në arkën e klubit erdhën rreth 200 mijë euro të tjera nga kartoni që zotëronte Skënderbeu për Agon Elezin, lojtar i cili përfundoi në Gjermani.Skënderbeu po tregon se punon me “tru” dhe nuk mund të lëshonte kaq lirë Franklin, lojtar që në fund të sezonit do të kushtojë shumë herë më shumë.Statistikat e Nnambi Franklin Ahanonu, janë të frikshme, pasi ka luajtur vetëm 736 minuta deri tani në superligë, ndoshta më pak se shumë të tjerë te Skënderbeu dhe ka shënuar 6 gola, mesatarisht 1 gol për 123 minuta.Tashmë presim të shikojmë se si nigeriani Franklin të rritet nga ndeshja në ndeshje dhe pse jo mund të krahasohet edhe me Peter Olainkën, atë shitje të famshme prej 1.1 milion euro që e shiti Skënderbeu.BASTI i Drejtorit Sportiv!Në fakt, askush nuk besonte te Franklin në fillim të sezonit, teksa Franklin do të vinte nga Turbina te Skënderbeu. Madje shumë u tallën me këtë transferim, ndërkohë që Drejtori Sportiv, Ardi Gjançi në veçanti këmbënguli që të afronte në skuadër Franjlin Ahanonu.Dhe, basti i Drejtorit Sportiv, duket se doli super, pasi Skënderbeu ka luksin të refuzojë edhe 200 mijë euro për këtë lojtar nga klubi kosovar Ballkani, ose e thënë ndryshe skuadra e Ilir Dajës.Sot, Franklin Ahanonu sipas transfermarkt vlen 250 mijë euro dhe vlera e këtij futbollisti pritet të rritet edhe më shumë.Të shohim edhe të presim. Franklin pritet të jetë një nga sulmuesit më të kërkuar të kësaj superlige.
Kategoria 1
POGRADECI nesër vetëm për 3 pikë ndaj Erzenit/ Nuk falen më gabime…
Sporti
Ardjan Takaj dy ditë para është …
Sporti
VOLEJBOLL FEMRA/ Historia përsëritet, por me tjetër dimension
Sporti
‘Maratonomaku’ Ylber Ramadani. Mesfushori kuqezi, ndër lojtarët që ka vrapuar më shumë në fushë në EURO 2024
Sporti
Gvozdenoviç nuk premton ndryshime të dukshme…
Sporti
Gvozdenoviç shumë optimist: Mendoj se ia dalim…
Sporti
Futbolli 9×9/ Vila L fiton Superkupën, mund në finale Kastriotët
Sporti
Trajneri Gvozdenoviç në “provimin” e radhës
Sporti
-48 orë nga starti i javës së 6-të/ Ja 5 çiftet e kësaj jave!
Sporti
Lajm i mirë për Skënderbeun/ Bardhekuqtë kundër Laçit…
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti4 javë ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!