Connect with us

Sporti

SKËNDERBEU/ Dy nga tre që i shënuan Tiranës nuk janë në …

Në sezonin e kaluar Skënderbeu e ka mundur Tiranën me katër gola të shënuar. Por sot jemi në një realitet tjetër, pasi nga tre lojtarët që i shënuan kundërshtarit, dy prej tyre nuk janë në ekip.

Kështu, Franklin dhe Liço janë larguar nga Skënderbeu për të vazhduar aventurën e tyre jashtë vendit. I vetmi që ka shënuar me kokë në minutën e 18-të është Klevis Shaqe, por edhe ky duket se e ka humbur vendin e titullarit dhe aktivizohet në pjesët e dyta.

A do të jenë të tjerët të aftë të shënojnë dhe ta mundin këtë kundërshtar? Kjo është për t’u parë, por pse jo, mundësitë janë për të gjithë.

Advertisement

Ekipi korçar është plotësuar më futbollistë të tjerë dhe kanë treguar se dinë të shënojnë dhe të fitojnë edhe ndaj një kundërshtari të tillë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading
Advertisement

Sporti

Dean Liço kthehet në protagonist në Turqi/ Igdir FK njofton ndeshjen me profilin e korçarit

Edhe pse ka vetëm 6-të ndeshje me Igdir FK në Turqi, Dean Liço është kthyer në një idhull për klubin turk të kategorisë së parë.

Deani ka luajtur në formacion në çdo ndeshje deri tani dhe ka qenë ndër më të mirët, por pas startit fantastit në katër ndeshjet e para do të vinin dy humbje radhazi që kanë tronditur disi skuadrën.

Nesër është dita e së vërtetës dhe e ktehsës sipas klubit turk Igdir, që në kategorinë e parë do të luajë ndeshjen e vetme të javës së 7-të. Igdir FK – Erzurumspor është përballja e vetme e mbrëmjes së nesërme që do të startojë në orën 19:00.

Advertisement

Për Igdir FK alternativa e vetme nesër është fitorja për të mos ju ndarë vendeve të kreut të tabelës së klasifikimit, pasi kujtojmë që vetëm dy vendet e para në renditje ngjiten direkt në superligën turke. Igdir FK klubi i Liços ndodhet në kuotën e 10 pikëve dhe nëse fiton mbrëmjen e nesërme barazon kreun e tabelës së klasifikimit, prandaj kjo ndeshje është shumë e rëndësishme.

Ditën e sotme klubi turk ka njoftuar ndeshjen e së premtes me foton e Dean Liços duke e bërë protagonist kudo.

Forca Dean!

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Ja sa kushton të ndjekësh takimin Tirana-Skënderbeu

Ditën e diel luhet përballja Tirana- Skënderbeu, një takim në kryeqytet tek “Air Albania”. Nga sa mësohet çmimet e biletave nuk janë fort të lira, çka do të thotë se ka bileta që fillojnë nga 400 lekë dhe më e shtrenjta 3000 lekë, kjo sipas zonave dhe sektorëve.

Kushdo që është i interesuar mund të marrë një informacion tek fotoja që ne ju sjellim.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Lajmi i fundit nga sporti: Shqipëria dhe Serbia do të …

Një lajm shumë i mirë mbërrin nga futbolli. Bëhet fjalë për organizimin e kampionatit

Europian për U-21. Kështu është vendosur se ky aktivitet madhor për futbollin do të zhvillohet

në Shqipëri dhe në Serbi në vitin 2027.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …

Si rezultat i gabimeve individuale në mbrojtje korçarëve ju janë mohuar edhe pikët, kjo e pranuar si nga stafi ashtu edhe nga specialistët. Gvozdenoviç ka bërë ndryshime duke i besuar vendin e titullarit pikërisht Luko Vaskez.

Por mundësitë janë gjithnjë në rritje pasi së fundi ka mbërritur edhe Randi Dumfor. Por atje ka gjetur edhe Dokën, Zenullarin, Shaqen, Ramosin për të shtuar edhe Vangjelin, Prençin dhe Gercon. Pra shikoni sa shumë mbrojtësa a do të jenë në gjendje që katër prej tyre të bëjnë diferencë.

Në fakt, Prençi është i pagubueshmi deri tani dhe bën përjashtim por me rritjen e konkurencës dhe aritjen e formës nga të afruarit besohet se shumë shpejt, ky repart do të bëhet i pagabueshmi dhe shpresohet që këtë fundjavë të duket qartë ndryshimi.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Shqipëria U-15 fiton miqësoren e dytë ndaj Malit të Zi me rezultatin 3-2

Shqipëria U-15 fitoi ndeshjen e dytë miqësore ndaj Malit të Zi U-15 me rezultatin 3-2.

Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje shumë të mirë në stadiumin “Reshit Rusi” dhe golat i shënuan Haxhi Rrena dhe Fabio Hyseni (x2).

Trajneri Armand Dama e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Malit të Zi: Marsid Hoxha (GK), Joart Mile, Eno Resuli, Rian Neza, Angelos Çomo, Fabio Hyseni, Sean Sulaj, Tom Keqi, Leonel Meço, Rajan Dybeli dhe Haxhi Rrena (C).

Advertisement

Ndeshja nisi shumë mirë për Shqipërinë që gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 6-të. Kapiteni Haxhi Rrena shënoi gol dhe i dha avantazhin kuqezinjve. Edhe minutat në vazhdim folën vetëm për Kombëtaren shqiptare që shënoi golin e dytë në të 23-ën me Fabio Hysenin.

Në fundin e pjesës së parë Shqipëria trefishoi rezultatin, sërish ishte Fabio Hysenin që gjeti rrugën e rrjetës. Pjesa e parë u mbyll 3-0 për kuqezinjtë.

Sapo nisi fraksioni i dytë Mali i Zi ngushtoi diferencën me Luka Vusurovic. Trajneri Armand Dama në pjesën e dytë i dha mundësinë të gjithë lojtarëve të grumbulluar të tregojnë cilësitë e tyre.

Deri në fundin e ndeshjes Mali i Zi shënoi edhe një gol dhe në fund sfida u mbyll me fitoren e Shqipërisë 3-2.

Advertisement

Këto dy teste miqësore ishin një mundësi shumë e mirë për trajnerin Armand Dama dhe stafin teknik të Kombëtares U-15 për të testuar e vëzhguar nga afër lojtarët e grumbulluar. Ndeshja e parë në Podgoricë u mbyll në barazim 2-2, ndërsa në “Reshit Rusi” fituan kuqezinjtë 3-2.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Java e UEFA Grassroots, mbi 100 fëmijë argëtohen në festivalin e futbollit

Në kuadër të javës së “Grassroots”, që po festohet në të gjithë Europën, Federata e Futbollit organizoi një festival futbolli me ekipet e Shoqatës Rajonale të Tiranës që i përkasin grupmoshës U-7.

Nën kujdesin e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë dhe Drejtorisë Teknike të FSHF-së, rreth 100 fëmijë mbërritën sot në “Shtëpinë e Futbollit”, të cilët u argëtuan me njëri-tjetrin duke luajtur futboll dhe duke zhvilluar ushtrime të ndryshme.

Prioriteti i Federatës së Futbollit është mbështetja dhe zhvillimi i futbollit të fëmijëve dhe ky festival synon pikërisht që të ndihmojë në masivizimin e futbollit dhe t’i afrojë sa më shumë ato me lojën më të bukur në botë. Ky është edhe objektivi i këtij festivali, që të sensibilizojë sa më shumë fëmijë që t’i bashkohen futbollit.

Advertisement

Drejtori Teknik i SHRFT, Igli Mumajesi tha se ky nuk do të jetë festivali i vetëm që do të zhvillohet nga FSHF dhe Shoqata e Futbollit të Tiranës, por do të ketë edhe festivale të tjera në vijim. “Nga të gjithë aktivitetet që FSHF zhvillon me fëmijët dhe nga takimet që kemi pasur me Drejtorinë Teknike të FSHF, kemi vendosur që të zhvillojmë një festival futbolli, që është i pari, por që do të pasohet edhe nga festivale të tjera. Ne si SHFRT po zhvillojmë këtë festival sot sepse përkon edhe me javën e Grassroots të UEFA-s. Është një festival që nuk është thjesht aktivitet për fëmijët, por ka si synim të prezantojë dhe të pilotojë edhe sistemin e ri që do të zhvillohet kampionati i ri për moshat U-7” – tha Drejtori Teknik i SHFRT-së, Igli Mumajesi.

Drejtoria Teknike e FSHF-së synon që ky festival të organizohet nga të gjitha Shoqatatat Rajonale në vendin tonë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

Tifozët korçarë thirrje lojtarëve: Skënderbe, munde për ne Tiranën!

Nëse ka një ndeshje që tifozëria bardhekuqe do të kënaqet pafund nëse Skënderbeu fiton, është kjo e kësaj së diele në kryeqytet ndaj Tiranës.

Të dielën e 29 shtatorit në kryeqytet luhet Tirana-Skënderbeu, përballje e javës së 7-të të superligës, ndërkohë që tifozët korçarë sa herë luan skuadra e tyre e zemrës ndaj bardhebluve, duan që ekipi të marrë maksimalen në këtë 90 minutësh.

Edhe gjatë këtyre ditëve të fundit në stërvitje numri i tifozëve ka qenë i madh në mbështetje të ekipit, duke rritur edhe më shumë adrenalinën në radhët e futbollistëve.

Advertisement

Të dielën, përveç tifozëve korçarë që ndodhen në Tiranë dhe që do të jenë prezentë në shkallët e stadiumit, pritet që të udhëtojnë edhe tifozë nga qyteti juglindor, të gjithë në mbështetje të Skënderbeut.

Me pak fjalë futbollistët kanë një arsye më shumë që të japin shpirtin në fushë të dielën, kjo pasi tifozët tashmë duan që ekipi të dalë me fitore edhe pse luhet në transfertë.

Në miqësoren e verës që u zhvillua në stadiumin “Skënderbeu”, ku Skënderbeu barazoi 2-2 me Tiranën, kujtojmë që ishin të pranishëm 1 mijë tifozë.

Kjo do të thotë që edhe të dielën “ujqërit e dëborës” të jenë të shumtë në “Air Albania”.

Advertisement

Tashmë ju mbetet futbollistëve që të shpërblejnë tifozët: Ata duan fitore dhe ekipi duhet ta bëjë realitet dhe të plotësojë dëshirën e madhe të tifozëve korçarë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

SUPERLIGA/ Java e 7-të në 3 ditë. Skënderbeu-Tirana mbyll javën…

Java e 7-të e superligës do të rikthehet qysh nesër (të premten) dhe për tre ditë me radhë do të luhen të 5 çiftet e kësaj jave.

Në këtë mënyrë kjo javë do të startojë që këtë të premte kur data shënon 27 shtator. Këtë ditë, java starton me kryendeshjen e kësaj jave Egantia-Partizani që do të luhet në Rrogozhinë dhe do të startojë në orën 16:00.

Më pas të shtunën e 28 shtatorit luhen 2 ndeshjet e radhës. Në Orën 16:00 Laçi-Teuta është sfida e parë e ditës, ndërkohë që në mbrëmje në orën 19:00 Dinamo do të presë Vllazninë.

Advertisement

Të dielën do të jetë dita e fundit e kësaj jave dhe 29 shtatori do të nisë me sfidën e orës 16:00 në Ballsh, ku Bylisi do të presë në shtëpi Elbasanin.

Sfida e fundit e kësaj jave do të luhet në orën 19:00 të mbrëmjes, atje ku gjithë vëmendja do të jetë në kryeqytet në përballjen Tirana-Skënderbeu.

Të gjitha ndeshjet e kësaj jave duken tepër interesante dhe me rivalitet, duke shpresuar që edhe Skënderbeu të vijojë tashmë me rezultate pozitive, pavarësisht se përballë ka Tiranën dhe luhet në transfertë.

Suksese “Ujqër”!

Advertisement

JAVA E SHTATË E SUPERLIGËS

TË PREMTEN 27 SHTATOR 2024 

ORA 16:00 EGNATIA-PARTIZANI

TË SHTUNËN 28 SHTATOR 2024 

Advertisement

ORA 16:00 LAÇI-TEUTA

ORA 19:00 DINAMO-VLLAZNIA

TË DIELËN 29 SHTATOR 2024 

ORA 16:00 BYLIS-ELBASANI

Advertisement

ORA 19:00 TIRANA-SKËNDERBEU

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

E mbani mend Tirana-Skënderbeu 3-4!/ Të dielën synohet një tjetër fitore për korçarët

28.01.2024  

Tirana-Skënderbeu 3-4

Shënues: Abazaj 28’ (11-m), Përgjoni 36’, Patrick 84’ / Franklin 13’, 63’ Shaqe 18’, Liço 33’

Advertisement

Tirana-Skënderbeu është ndeshja e fundit e javës së 7-të të superligës që do të luhet ditën e diel më 29 shtator dhe do të startojë në orën 19:00. Ndërkohë që kjo do të jetë përballja e parë për këtë sezon mes këtyre dy ekipeve, duhet thënë se sezonin e kaluar në 4 ndeshjet e luajtura mes tyre, Skënderbeu e mundi 1 herë Tiranën, 1 herë fitori Tirana dhe dy ndeshje të tjera përfunduan në barazim.

Pra, vjet Skënderbeu dhe Tirana ndanë nga 5 pikë me njëra-tjetrën dhe presim këtë fundjavë për të parë ndeshjen e parë të fazës së parë që luhet në kryeqytet.

Të gjithë në qytetin juglindor, por edhe te Tirana, e mbajnë mend atë ndeshje të çmendur që u luajt në “Air Albania” dhe që Tirana u mund 3-4 nga Skënderbeu.

Ndeshja Tirana-Skënderbeu 3-4 u luajt më 28 janar të këtij viti dhe Skënderbeu zhvilloi një super ndeshje, teksa qysh në fillim Skënderbeu kaloi në avantazhin 0-2. Më pas shënoi 1 gol Tirana dhe do të vinte goli i Skënderbeut 1-3, teksa përpara fundit të pjesës së parë do të shënonte Tirana për të mbyllur 45 minutëshin 2-3. Në pjesën e dytë shënon sërish Skënderbeu 2-4 dhe në fundin e ndeshjes Tirana mbyll ndeshjen me gol 3-4, duke mbyllur krejt ndeshjen me fitoren e Skënderbeut dhe 7 gola të shënuar në 90 minuta.

Advertisement

Të shohim këtë të diel çfarë do të ndodhë në kryeqytet në ndeshjen e javës së 7-të, por Skënderbeu është gati, përse jo të përsëritë edhe njëherë janarin e këtij viti.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU/ Optimizëm te bardhekuqtë: Ia dalim ndaj Tiranës!

Ndërkohë që trajneri Ivan Gvozdenoviç është munduar gjatë këtyre ditëve që të mbajë me “këmbë në tokë” të tijtë, duket se atmosfera në kampin bardhekuq është vërtet optimiste.

“Do të dalim me pikë nga Tirana në fundjavë.” Kështu shprehen disa nga lojtarët e Skënderbeut pak ditë përpara Tiranës, ndërkohë që nuk duan që të flasin me shumë euforizëm, pasi ndeshje të tilla janë delikate dhe sigurisht që duan përqëndrim maksimal.

Në fakt, pas fitores së fundit ndaj kurbinasve me 6 pikë bardhekuqtë janë më të qetë në renditje dhe sigurisht që qetësia është kthyer.

Advertisement

Tashmë duhet vazhdimësia dhe kjo vazhdimësi do të vijë vetëm nëse Skënderbeu vërtet mer pikë në kryeqytet për tu futur në rjedhën e zakonshme, atë që bëri edhe një vit më parë.

Skënderbeu ndaj Tiranës duhet i qetë edhe në fushën e blertë dhe lojtarët sidomos prapavija duhet të jetë shumë e përqëndruar për të mos gabuar, ndërkohë që sulmi do të bëjë punën e vet, teksa është zgjuar në këto javë të fundit dhe ka shënuar gola të shumtë.

Tirana-Skënderbeu është nga ato ndeshje që për Skënderbeun edhe 1 pikë vlen shumë dhe optimizmi që kanë lojtarët në vetvete të bën të shpresosh shumë se “ujqërit”, janë gati të surprizojnë edhe bardhelbutë brenda në shtëpinë e tyre.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News