Connect with us

Sporti

SKËNDERBEU/ Qetësia duket, por presioni është në….

“Jemi më të qetë,” – këtë duan të thonë të gjithë futbollistët e skuadrës korçare, pas fitores me Laçin, një fitore që i kishte munduar shumë dhe për pasojë sillte edhe ngarkesë psikologjike.

Por tani situata është më ndryshe dhe po shikohet për ndeshjen e radhës, por korçarët e dinë se, gjatë gjithë sezonit presioni do të jetë. Por trajneri Gvozdenoviç e ka pranuar se: “Është një presion pozitiv që të gjithëve na bën mirë për të ecur para”.

Gara nuk mbyllet këtu është shpejt për të thënë mirë a keq, javë pas jave fillojnë edhe komentet për gjendjen e pikët e marra.

Advertisement

Kjo javë ka vërtet vështirësitë e veta por korçarët janë të bindur se nuk e kanë për herë të parë që luajnë një ndeshje transferte dhe me kundërshtar të fortë.

Kjo në lidhje me atë se kanë treguar që dinë të marrin pikët e plota edhe në këto kushte dhe ndaj Tiranës pikërisht këtë do të synojnë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading
Advertisement

Kategoria 2

MALIQI/ Përpara startit të sezonit Muçollari zgjidhet kapiten dhe Kame zv/trajner

Pak momente më parë ka qenë klubi i Maliqit që ka zgjedhur edhe kapitenin dhe zv/kapitenin përpara fillimi të kampionatit.

Ruden Muçollari do të jetë kapiten i Maliqit për sezonin e ri 2024-2025, ndërkohë që Dario Kame zv/kapiten.

Në fakt, kategoria e dytë startoi fundjavën që kaloi, por maliqaët e kishin pushim, ndërkohë që këtë javë presin Luftëtarin në shtëpi.

Advertisement

Përpara këtij starti të sezonit stafi teknik dhe futbollistët zgjodhën edhe atë që do të mbajë shiritin e kapiten dhe të zv/kapitenit.

Ka qenë faqja zyrtare e KF Maliqit që ka dhënë njoftimin e mëposhtëm:

“Rudens Muçollari kapiten dhe Dario Kame zv.kapiten!

Janë këto dy vendimet e marra së fundmi nga stafi teknik për sa i përket hierarkisë së shiritit në skuadër, për sezonin e ri futbollistik.”

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Të mërkurën nis faza e grupeve në Europa League, Juxhin Xhaja vendos drejtësi në sfidën AZ Alkmaar – Elfsborg

Arbitri shqiptar, Juxhin Xhaja, do të vendosë drejtësi në ndeshjen e Europa League AZ Alkmaar – Elfsborg.

Performanca pozitive dhe shumë e mirë e Xhajës jo vetëm në kampionatin “Abissnet Superiore”, por edhe në kompeticionet europiane sa herë është përzgjedhur nga UEFA, ka bërë që të marrë vlerësimin e radhës nga qeveria europiane e futbollit.

Dy ndihmësit e Juxhin Xhajës dhe arbitri i katërt do të jenë sërish shqiptarë. Arbër Pema dhe Rejdi Avdo janë asistentë në këtë takim, ndërsa Albert Doda është përzgjedhur arbitër i katërt.

Advertisement

Gjyqtari i mirënjohur anglez, Stuart Attwell, do t’i vijë në ndihmë arbitrit kryesor Juxhin Xhaja nga dhoma e VAR-it, së bashku me asistentin e tij në AVAR, Peter Bankes.

Ndeshja AZ Alkmaar – Elfsbord do të luhet të mërkurën më 25 shtator në stadiumin “AFAS Stadion”, në orën 18:45.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Kategoria 2

Devollinjtë fillojnë javën me analizë, do jetë edhe presidenti Spartak Meraku…

Ditën e djeshme ekipi i Devollit e kishte pushim, të ardhur nga e djela kur luajtën edhe ndeshjen me Turbinën ishte e nevojshme një ditë e tillë. Por sot në orën 16.00, i gjithë ekipi do të jetë në stërvitjen e ditës së parë për javën.

 Por nga sa është mësuar do të jetë një ditë që do të fillojë më një analizë. Një analizë që vërtet do të jetë shumë e detajuar dhe për këtë trajneri Trifon Meraku do të zbërthejë në detaje ndeshjen. Ku është gabuar dhe ku është bërë mirë.

Por pritet që në këtë takim të marë pjesë edhe presidenti Spartak Meraku i cili i ka shprehur hapur rezervat ndaj të tijve për atë që dhënë në fushë. Ai do të jetë mjaft kritik me disa futbollistë që vërtet kanë bërë jo mire, duke shpërdoruar raste pa fund, çka ju hoqi devollinjve tre pikët në një takim të dominuar totalisht nga ata.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Skënderbeu/ Ja çka deklaruar Gvozdenoviç për Ermir Rashicën

“Është futbollist i talentuar, bën mirë në skuadër, por duhet tani të zgjidhë situatat e lojës edhe pse është i ri përëri e ka përvojën e duhur.”

Këto janë fjalët e trajnerit Ivan Gvozdenoviç pas ndeshjes me Laçin.

Duket se ajo që ka dashur trajneri të bënte Rashica në këtë ndeshje është fakti sipas tij: “Duhet të kishte shënuar në momentin që doli përballë portierit dhe them se atje do të ishte mbyllur ndeshja para kohe.”

Advertisement

Në fakt kjo ka ndodhur atje ku Rashica ka dalë përballë Dajsinanit, por ky i fundit i ka mohuar golin duke devijuar me këmbë.

Rashica shihet si një nga talentet që skuadra korçare ka dhe duhet të tregojë më shumë qetësi, pasi tani është sezoni i tij dhe ka shumë mundësi që të jetë dhe pse jo që në merkaton e janarit një nga më të kërkuarit nga ekipet jashtë vendit.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Kategoria 1

JAVA e 6-të e Kategorisë së Parë në dy ditë/ Ja kur luan Pogradeci!

Kategoria e Parë ashtu si Superiorja do të luajë ndeshjet e radhës në fundjavë, takime që janë të vlefshme për javën e 6-të të kampionatit. Duele mjaft të rëndësishme do të luhen të shtunën dhe të dielën.

Të shtunën do të luhen 5 takime, të gjitha në të njëjtën orë, 16:00. Vëmendjen më të madhe do ta marrin përballjet Apolonia – Besa dhe Kukësi – Korabi.

Sfidat e tjera do të jenë edhe Burreli – Lushnja, Flamurtari – Valbona dhe Vora –Pogradeci. Ndërkohë ditën e diel do të luhet ndeshja e mbetur mes Erzenit dhe Kastriotit. Edhe kjo përballje do të zhvillohet në orën 16:00.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Miqësore për ekipet kuqezi të vajzave/ Shqipëria U-15 fiton 5-0 ndaj Dajtit, Luçije Gjini debuton me fitore me Kombëtaren U-19

Radha për ekipet kombëtare të moshave të vajzave të zbresin në fushë. Shqipëria U-15 dhe përfaqësuesja shqiptare U-19 zhvilluan dy ndeshje miqësore në fundjavë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, që veç rezultatit kishin si qëllim testimin e lojtareve të reja dhe vendosjet e ekipeve në fushë.

Ekipi kombëtar i vajzave U-15 u përball me bashkëmoshataret e ekipit të Dajtit. Një ndeshje mjaft e bukur që përfundoi me fitoren e thellë 5-0 të vajzave kuqezi. Përpos rezultatit, që sigurisht ndikon në ngritjen e moralit të skuadrës, kjo ndeshje i shërbeu trajnereve Daniela Kodra dhe Emirjeta Ndoci që të testojnë vajzat kuqezi dhe të shohin mundësitë e vendosjes së skuadrës në ndeshjet e turneut “UEFA Development U-15” që do të luhet përgjatë këtij muaji në Shqipëri.

Në këtë turne, Kombëtarja shqiptare do të përballet me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Estoninë. Në takimin përballë Dajtit, dy trajneret e skuadrës provuan të gjithë elementët e grumbulluar për këtë ndeshje dhe morën sinjale pozitive nga ekipi kuqezi.

Advertisement

Pas Kombëtares U-15, edhe përfaqësuesja shqiptare U-19 zbriti në fushë. Lucije Gjini, ish-futbollistja e Kombëtares shqiptare, e cila ka marrë timonin e përfaqësueses shqiptare U-19 debutoi me fitoren 2-1 kundër Kinostudios. Ky është testi i parë i Kombëtares U-19, që gjithashtu do të luajë ndeshjet e raundit të parë kualifikues të Kampionatit U-19 në muajin nëntor – dhjetor.

Raundi i parë i këtij turneu do të luhet në vendin tonë në datat 27, 30 nëntor dhe 3 dhjetor dhe Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë, Malin e Zi dhe Moldavinë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sport Bote

Futbolli për të gjithë, Europa feston javën e UEFA Grassroots 2024  

Java që sapo ka nisur është shumë e rëndësishme për futbollin europian, pasi festohet java e “UEFA Grassroots”, futbolli i bazës që siguron që loja e bukur e futbollit të jetë e aksesueshme për të gjithë.

Çdo muaj shtator, UEFA manifeston javën e “UEFA Grassroots”, që ka një rëndësi të veçantë për federatat anëtare të futbollit. Futbolli i bazës është themeli i sportit tonë, duke e bërë lojën e bukur të aksesueshme për miliarda njërëz në mbarë botën.

Futbolli i bazës është një nga shtyllat që përbëjnë strategjinë e shpalosur nga Federata e Futbollit, “Futbolli për Kombin 2022-2025”, një nga prioritetet kryesore të Federatës së Futbollit, që në bashkëpunim me UEFA-n ka zbatuar disa projekte në vendin tonë  si: “Uniforma Ime”, “Topi yt”, “100 fushat”, “Step by Step”, “UEFA Playmakers”, projekti “Grow”, si edhe “Elite Youth Development Academy”, projekti më i fundit i ndërmarrë nga FSHF për të zhvilluar futbollin e bazës në Shqipëri.

Advertisement

Futbolli profesionist dhe i nivelit elitar nuk do të ishte i mundur pa futbollin bazë dhe java e UEFA Grassroots 2024 premton të jetë një festë e gjithçkaje që e bën lojën të shkëlqyer.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU luan me Tiranën dhe pret Egnatian/ Ja dy ndeshjet e radhës!

Skënderbeu duhet të harrojë sa më parë fitoren e fundit ndaj Laçit, pasi përpara janë dy ndeshje shumë të rëndësishme për bardhekuqtë dhe sigurisht që vështirësia është e madhe.

Tashmë ka ditë që janë bërë zyrtare se kur luhen java e 7-të dhe e 8-të e superligës, teksa FSHF ka zbardhur kalendarin me datat dhe oraret zyrtare.

Në këtë mënyrë, të dielën e ardhshme Skënderbeu do të udhëtojë për të luajtur ndaj Tiranës në kryeqytet dhe kjo ndeshje do të startojë në orën 19:00 të datës 29 shtator. Pra, një javë për të përgatitur Tiranën.

Advertisement

Më pas në javën e 8-të të superligës Skënderbeu do të kthehet të luajë në stadiumin “Skënderbeu”, në një ndeshje tjetër po kaq të vështirë, teksa do të presë Egnatian në javën pasardhëse. Kjo ndeshje është planifikuar të luhet të shtunën e 5 tetorit dhe do të startojë në orën 19:00 të mbrëmjes.

Këto janë dy ndeshjet e radhës zyrtare, teksa më pas do të ketë pushim për shkak të grumullimit të kombëtares kuqezi.

Java 7

29 shtator (E diel)

Advertisement

Ora 19:00 Tirana-Skënderbeu

Java 8

5 Tetor (E Shtunë)

Ora 19:00 Skënderbeu-Egnatia

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Kategoria 1

Devolli barazon në Cërrik/ Presidenti Spartak Meraku: Mëkat që nuk fituam

“Në qoftë se do të kishte një ndeshje që më vjen keq që nuk dolëm me një fitore, është kjo kundër Turbinës.”

Këto janë fjalët e presidentit të devollinjve Spartak Meraku.

“Të fitosh penallti dhe të mos shënosh që në minutën e parë kjo është e para, më pas rastet janë të panumërta kur sulmuesit kanë dalë përballë portierit mik dhe nuk kanë shënuar. Të prodhosh gjithë atë lojë, të gabosh në momentin final, këtu është për t’u ndalur. Sulmues të tillë nuk e meritojnë të veshin atë fanelë.

Advertisement

Do të ndalem gjatë tek kjo ndeshje pasi vërtet është e para, por duhet që të mos përsëriten këto situata me tej.”

Devollinjtë kanë dalë me një pikë nga Cërriku, një fushë e vështirë realisht dhe përballë kishin një kundërshtar të mirë, por devollinjtë ishin shumë herë më lart në lojë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

Të afruarit tek Skënderbeu shtohen në formacion…

Nga merkato janë larguar nga korçarët tre futbollistë dhe tre të tjerë që nuk ishin në planet e trajnerit, por ndërkohë janë afruar gjashtë futbollistë dhe kështu duket se janë vendosur ekuilibrat.

Në javët e para vetëm Bismark ishte ai që fillonte lojën si titullar në sulm dhe më pas Gvozdenoviç u mundua të ruante ekuilibrat me ata që kishte në ekip. Por, në javët e tjera dhe më konkretisht në këtë të fundit, është edhe një futbollist tjetër që ngelet titullar dhe ai është Lucho Vasques, që vendoset në mbrojtje.

Ka edhe disa të tjerë që po fillojnë të marrin minuta. Kështu së pari ka qenë Franklin Kamelau, Tare dhe Doka së fundmi në takimin me Laçin. Kështu pritet të jenë edhe disa të tjerë që të hidhen në fushë ku pritet me interes Tayo dhe Balja.

Advertisement

Nga sa është mësuar edhe ata shumë shpejt do të kenë minuta loje, por kjo varet nga gjendja e tyre fizike. Sa më shpejt ta rifitojnë, aq më shpejt do të jenë në fushën e lojës.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Flash News