Connect with us

Sporti

Skënderbeu-Vllaznia ditën e shtunë ora 14:00/ Forca kampione!

Dy javët e para të kampionatit kombëtar të volejbollit kanë filluar me dy fitore për vajzat e trajnerit Orlando Koja. Një fitore 3-1 ndaj Teutës dhe së fundi fitorja 3-0 në kryeqytet ndaj Dinamos, kanë bërë që Skënderbeu të ketë 6 pikë, aq sa ka në fakt edhe Partizani, që ndodhet në krye pasi ka 6 sete të fituara dhe asnjë të pësuar.

Skënderbeu, kandidati numër një për fitimin e trofeut këtë sezon, ka filluar punën për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës, teksa do të presë në shtëpi Vllazninë në javën e tretë.

Skënderbeu-Vllaznia luhet të shtunën e 28 shtatorit dhe do të startojë në orën 14:00 të mesditës dhe kjo tashmë është zyrtare në bazë edhe të kalendarit që ka miratuar qysh në fillim të sezonit FSHV-ja.

Advertisement

Padiskutim që vajzat bardhekuqe do të kërkojnë fitoren e tretë radhazi dhe kjo as që diskutohet.

Grupi po shkon drejt kolaudimit të plotë dhe vajzat janë përshtatur me njëra-tjetrën dhe stafi teknik është optimist për vazhdimin e kampionatit të cilin kanë si objektiv ta mbyllin pa asnjë humbje.

Në këtë mënyrë të gjithë tifozët korçarë duhet të jenë në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës këtë të shtunë në orën 14:00 ku i pret përballja Skënderbeu-Vllaznia.

Më poshtë sjellim edhe kalendarin e këtij kampionati me oraret dhe datat e përcaktuara tashmë.

Advertisement

Kalendari i Skënderbeut në volejboll për femra 2024-2025

FAZA I

Java 1 Skënderbeu-Teuta 3-1

Java 2 Dinamo-Skënderbeu 0-3

Advertisement

Java 3 Skënderbeu-Vllaznia                    28 shtator 2024     Ora 14:00

Java 4 Barleti Volley-Skënderbeu          5 tetor 2024            Ora 17:00

Java 5 Skënderbeu-Pogradeci                12 tetor 2024          Ora 17:00

Java 6 Skënderbeu-Partizani                  18 tetor 2024          Ora 17:00

Advertisement

Java 7 Tirana-Skënderbeu                       25 tetor 2024          Ora 18:00

FAZA II

Java 8 Teuta-Skënderbeu                        31 janar 2025         Ora 14:00

Java 9 Skënderbeu-Dinamo                    8 shkurt 2025         Ora 17:00

Advertisement

Java 10 Vllaznia-Skënderbeu                 14 shkurt 2025       Ora 14:00

Java 11 Skënderbeu-Barleti Volley       22 shkurt 2025       Ora 17:00

Java 12 Pogradeci-Skënderbeu             14 mars 2025          Ora 17:00

Java 13 Partizani-Skënderbeu                21 mars 2025          Ora 17:00

Advertisement

Java 14 Skënderbeu-Tirana                    28 mars 2025          Ora 17:00

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading
Advertisement

Sporti

Korçë/ Mbyllet me sukses edicioni i dytë i kursit UEFA C. Licencohen 33 trajnerë të rinj

Kursi për trajnerët e licencës UEFA C, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në zonën e Korçës ka mbyllur me sukses edicionin e tij të dytë me diplomimin e 33 pjesëmarrësve që ishin pjesë e këtij kursi.

Në ceremoninë e organizuar me grupin e trajnerëve më të rinj korçarë ishte i pranishëm anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Ylli Çekiçi, sekretari i Shoqatës Rajonale të Korçës, z. Renato Rapi, dhe përfaqësuesi i FSHF-së, z. Alban Tafaj. Anëtari i KE-së së FSHF-së, Ylli Çekiçi i uroi shumë suksese të gjithë të licencuarve dhe i ftoi të ndjekin ëndrrën e tyre dhe të kontribuojnë për të zhvilluar futbollin në vendin tonë.

Kursi për trajnerët e licencës UEFA C zgjati rreth 3 muaj, teksa të gjitha leksionet janë zhvilluar në qytetin e Korçës nën kujdesin e Shoqatës Rajonale të Futbollit Korçë, pasi sipas direktivave të UEFA-s, “licenca” duhet të shkojë te trajneri, për të pasur një shpërndarje të këtij kursi në të gjithë vendin dhe për të përmirësuar dhe për të rritur cilësinë e trajnerëve.

Advertisement

Trajnerët e rinj mund të ushtrojnë profesionin e trajnerit në futbollin amator dhe mund të punojnë si zëvendës-trajnerë me ekipet e moshave që marrin pjesë në kampionatet e të gjitha niveleve të organizuara nga FSHF në vend. Ky kurs është një hap i rëndësishëm në formimin dhe kualifikimin e trajnerëve të rinj, të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin e futbollit në nivel lokal dhe kombëtar.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Korçarët skanojnë Tiranën, Gentjan Liço bën analizë…

“Nuk e mendoja se Tirana do të ishte me paraqitje të mira.”

Këto janë fjalët e zv/trajnerit të korçarëve Gentjan Liço kur e pyet se si e shikon ai ekipin kundërshtar të radhës.

Madje Liço ka vazhduar më tej: “Është një ekip me shumë lëvizje gjatë merkatos, ka futbollistë mjaft të talentuar që kanë grintë në fushën e lojës dhe madje interpretojnë lojë.

Advertisement

Do të jetë një ndeshje e fortë, por ne kemi treguar se me ekipe të kësaj kategorie zhvillojmë lojra shumë të mira dhe për rrjedhojë nuk na mungojnë as rezulatet.”

Kjo tregon se korçarët e vlerësojnë shumë kundërshtarin dhe e kanë të qartë se duhet shumë përqëndrim dhe duhet mjaft punë për të dalë me një fitore nga kjo ndeshje.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU/ Qetësia duket, por presioni është në….

“Jemi më të qetë,” – këtë duan të thonë të gjithë futbollistët e skuadrës korçare, pas fitores me Laçin, një fitore që i kishte munduar shumë dhe për pasojë sillte edhe ngarkesë psikologjike.

Por tani situata është më ndryshe dhe po shikohet për ndeshjen e radhës, por korçarët e dinë se, gjatë gjithë sezonit presioni do të jetë. Por trajneri Gvozdenoviç e ka pranuar se: “Është një presion pozitiv që të gjithëve na bën mirë për të ecur para”.

Gara nuk mbyllet këtu është shpejt për të thënë mirë a keq, javë pas jave fillojnë edhe komentet për gjendjen e pikët e marra.

Advertisement

Kjo javë ka vërtet vështirësitë e veta por korçarët janë të bindur se nuk e kanë për herë të parë që luajnë një ndeshje transferte dhe me kundërshtar të fortë.

Kjo në lidhje me atë se kanë treguar që dinë të marrin pikët e plota edhe në këto kushte dhe ndaj Tiranës pikërisht këtë do të synojnë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Kategoria 2

MALIQI/ Përpara startit të sezonit Muçollari zgjidhet kapiten dhe Kame e Agolli zv/kapitenë

Pak momente më parë ka qenë klubi i Maliqit që ka zgjedhur edhe kapitenin dhe zv/kapitenin përpara fillimi të kampionatit.

Ruden Muçollari do të jetë kapiten i Maliqit për sezonin e ri 2024-2025, ndërkohë që Dario Kame dhe Enrik Agolli zv/kapitenë.

Në fakt, kategoria e dytë startoi fundjavën që kaloi, por maliqaët e kishin pushim, ndërkohë që këtë javë presin Luftëtarin në shtëpi.

Advertisement

Përpara këtij starti të sezonit stafi teknik dhe futbollistët zgjodhën edhe atë që do të mbajë shiritin e kapiten dhe të zv/kapitenit.

Ka qenë faqja zyrtare e KF Maliqit që ka dhënë njoftimin e mëposhtëm:

Rudens Muçollari kapiten si dhe Dario Kame dhe Enrik Agolli zv.kapitenë!

“Janë këto vendimet e marra së fundmi nga stafi teknik për sa i përket hierarkisë së shiritit në skuadër, për sezonin e ri futbollistik.”

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Të mërkurën nis faza e grupeve në Europa League, Juxhin Xhaja vendos drejtësi në sfidën AZ Alkmaar – Elfsborg

Arbitri shqiptar, Juxhin Xhaja, do të vendosë drejtësi në ndeshjen e Europa League AZ Alkmaar – Elfsborg.

Performanca pozitive dhe shumë e mirë e Xhajës jo vetëm në kampionatin “Abissnet Superiore”, por edhe në kompeticionet europiane sa herë është përzgjedhur nga UEFA, ka bërë që të marrë vlerësimin e radhës nga qeveria europiane e futbollit.

Dy ndihmësit e Juxhin Xhajës dhe arbitri i katërt do të jenë sërish shqiptarë. Arbër Pema dhe Rejdi Avdo janë asistentë në këtë takim, ndërsa Albert Doda është përzgjedhur arbitër i katërt.

Advertisement

Gjyqtari i mirënjohur anglez, Stuart Attwell, do t’i vijë në ndihmë arbitrit kryesor Juxhin Xhaja nga dhoma e VAR-it, së bashku me asistentin e tij në AVAR, Peter Bankes.

Ndeshja AZ Alkmaar – Elfsbord do të luhet të mërkurën më 25 shtator në stadiumin “AFAS Stadion”, në orën 18:45.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Kategoria 2

Devollinjtë fillojnë javën me analizë, do jetë edhe presidenti Spartak Meraku…

Ditën e djeshme ekipi i Devollit e kishte pushim, të ardhur nga e djela kur luajtën edhe ndeshjen me Turbinën ishte e nevojshme një ditë e tillë. Por sot në orën 16.00, i gjithë ekipi do të jetë në stërvitjen e ditës së parë për javën.

 Por nga sa është mësuar do të jetë një ditë që do të fillojë më një analizë. Një analizë që vërtet do të jetë shumë e detajuar dhe për këtë trajneri Trifon Meraku do të zbërthejë në detaje ndeshjen. Ku është gabuar dhe ku është bërë mirë.

Por pritet që në këtë takim të marë pjesë edhe presidenti Spartak Meraku i cili i ka shprehur hapur rezervat ndaj të tijve për atë që dhënë në fushë. Ai do të jetë mjaft kritik me disa futbollistë që vërtet kanë bërë jo mire, duke shpërdoruar raste pa fund, çka ju hoqi devollinjve tre pikët në një takim të dominuar totalisht nga ata.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Skënderbeu/ Ja çka deklaruar Gvozdenoviç për Ermir Rashicën

“Është futbollist i talentuar, bën mirë në skuadër, por duhet tani të zgjidhë situatat e lojës edhe pse është i ri përëri e ka përvojën e duhur.”

Këto janë fjalët e trajnerit Ivan Gvozdenoviç pas ndeshjes me Laçin.

Duket se ajo që ka dashur trajneri të bënte Rashica në këtë ndeshje është fakti sipas tij: “Duhet të kishte shënuar në momentin që doli përballë portierit dhe them se atje do të ishte mbyllur ndeshja para kohe.”

Advertisement

Në fakt kjo ka ndodhur atje ku Rashica ka dalë përballë Dajsinanit, por ky i fundit i ka mohuar golin duke devijuar me këmbë.

Rashica shihet si një nga talentet që skuadra korçare ka dhe duhet të tregojë më shumë qetësi, pasi tani është sezoni i tij dhe ka shumë mundësi që të jetë dhe pse jo që në merkaton e janarit një nga më të kërkuarit nga ekipet jashtë vendit.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Kategoria 1

JAVA e 6-të e Kategorisë së Parë në dy ditë/ Ja kur luan Pogradeci!

Kategoria e Parë ashtu si Superiorja do të luajë ndeshjet e radhës në fundjavë, takime që janë të vlefshme për javën e 6-të të kampionatit. Duele mjaft të rëndësishme do të luhen të shtunën dhe të dielën.

Të shtunën do të luhen 5 takime, të gjitha në të njëjtën orë, 16:00. Vëmendjen më të madhe do ta marrin përballjet Apolonia – Besa dhe Kukësi – Korabi.

Sfidat e tjera do të jenë edhe Burreli – Lushnja, Flamurtari – Valbona dhe Vora –Pogradeci. Ndërkohë ditën e diel do të luhet ndeshja e mbetur mes Erzenit dhe Kastriotit. Edhe kjo përballje do të zhvillohet në orën 16:00.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Sporti

Miqësore për ekipet kuqezi të vajzave/ Shqipëria U-15 fiton 5-0 ndaj Dajtit, Luçije Gjini debuton me fitore me Kombëtaren U-19

Radha për ekipet kombëtare të moshave të vajzave të zbresin në fushë. Shqipëria U-15 dhe përfaqësuesja shqiptare U-19 zhvilluan dy ndeshje miqësore në fundjavë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, që veç rezultatit kishin si qëllim testimin e lojtareve të reja dhe vendosjet e ekipeve në fushë.

Ekipi kombëtar i vajzave U-15 u përball me bashkëmoshataret e ekipit të Dajtit. Një ndeshje mjaft e bukur që përfundoi me fitoren e thellë 5-0 të vajzave kuqezi. Përpos rezultatit, që sigurisht ndikon në ngritjen e moralit të skuadrës, kjo ndeshje i shërbeu trajnereve Daniela Kodra dhe Emirjeta Ndoci që të testojnë vajzat kuqezi dhe të shohin mundësitë e vendosjes së skuadrës në ndeshjet e turneut “UEFA Development U-15” që do të luhet përgjatë këtij muaji në Shqipëri.

Në këtë turne, Kombëtarja shqiptare do të përballet me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Estoninë. Në takimin përballë Dajtit, dy trajneret e skuadrës provuan të gjithë elementët e grumbulluar për këtë ndeshje dhe morën sinjale pozitive nga ekipi kuqezi.

Advertisement

Pas Kombëtares U-15, edhe përfaqësuesja shqiptare U-19 zbriti në fushë. Lucije Gjini, ish-futbollistja e Kombëtares shqiptare, e cila ka marrë timonin e përfaqësueses shqiptare U-19 debutoi me fitoren 2-1 kundër Kinostudios. Ky është testi i parë i Kombëtares U-19, që gjithashtu do të luajë ndeshjet e raundit të parë kualifikues të Kampionatit U-19 në muajin nëntor – dhjetor.

Raundi i parë i këtij turneu do të luhet në vendin tonë në datat 27, 30 nëntor dhe 3 dhjetor dhe Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë, Malin e Zi dhe Moldavinë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Sport Bote

Futbolli për të gjithë, Europa feston javën e UEFA Grassroots 2024  

Java që sapo ka nisur është shumë e rëndësishme për futbollin europian, pasi festohet java e “UEFA Grassroots”, futbolli i bazës që siguron që loja e bukur e futbollit të jetë e aksesueshme për të gjithë.

Çdo muaj shtator, UEFA manifeston javën e “UEFA Grassroots”, që ka një rëndësi të veçantë për federatat anëtare të futbollit. Futbolli i bazës është themeli i sportit tonë, duke e bërë lojën e bukur të aksesueshme për miliarda njërëz në mbarë botën.

Futbolli i bazës është një nga shtyllat që përbëjnë strategjinë e shpalosur nga Federata e Futbollit, “Futbolli për Kombin 2022-2025”, një nga prioritetet kryesore të Federatës së Futbollit, që në bashkëpunim me UEFA-n ka zbatuar disa projekte në vendin tonë  si: “Uniforma Ime”, “Topi yt”, “100 fushat”, “Step by Step”, “UEFA Playmakers”, projekti “Grow”, si edhe “Elite Youth Development Academy”, projekti më i fundit i ndërmarrë nga FSHF për të zhvilluar futbollin e bazës në Shqipëri.

Advertisement

Futbolli profesionist dhe i nivelit elitar nuk do të ishte i mundur pa futbollin bazë dhe java e UEFA Grassroots 2024 premton të jetë një festë e gjithçkaje që e bën lojën të shkëlqyer.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Flash News