Connect with us

Kulture

Sot mund të konsumohet peshk ungjillëzimi i hyjlindëses vangjelizmoi

KREMTIMI I DITËSE hënë, 25 mars 2024JEMI NË KRESHMËN E MADHE TË PASHKËS (18 MARS – 5 MAJ). SOT MUND TË KONSUMOHET PESHK.- UNGJILLËZIMI I HYJLINDËSES (VANGJELIZMOI) -Në këtë ditë, e cila vjen pas ekuinoksit pranveror, ndërkohë që errësira e natës është në kufirin e shtrirjes së saj dhe fillon t’ia lërë vendin dritës, Kisha kremton zënien e Zotit tonë Jisu Krisht dhe zbritjen, në këtë botë plot errësirë, të Diellit të Drejtësisë, që ktheu lëvizjen e kohës dhe të historisë dhe me zbritjen te vdekja kreu një ngjitje drejt pranverës përfundimtare të përjetësisë.Duke qenë rrënja dhe parimi i të gjitha festave të tjera të Zotit, përmes të cilave kremtojmë çdo vit çlirimin tonë, e kremtja e Ungjillëzimit duhet të kremtohet gjithnjë në të njëjtën datë, sepse sipas një tradite të vjetër, në muajin mars bota u krijua nga Perëndia, dhe pikërisht në 25 mars Adami, i gënjyer nga premtimi i gjarprit për t’u bërë perëndi, shkeli porosinë hyjnore dhe u nxor jashtë nga Parajsa. Ishte e nevojshme që shërimi i natyrës sonë të kryhej ashtu si një krijim i dytë, me të njëjtat mjete dhe në të njëjtat ditë si me atë të rënies sonë. Dhe sikurse gjinia njerëzore iu nënshtrua vdekjes me mosbindjen e Evës, në pranverën e botës, i binte që ajo të çlirohej në muajin mars, me bindjen e Virgjëreshës.Duke e zhvilluar në mënyrë të mrekullueshme këtë doktrinë të përputhjes në Ekonominë e Shpengimit, shën Irineu i Lionit shkruan: “Sikurse ajo (Eva) u mashtrua nga fjalët e një engjëlli, që t’i shpëtonte Perëndisë duke shkelur fjalën e tij, kështu edhe kjo (Maria) mori lajmin e mirë nga një engjëll, që të mbante Perëndinë duke iu bindur fjalës së tij; dhe ashtu si ajo u mashtrua që të mos i bindej Perëndisë, kështu edhe kjo iu bind fjalëve të engjëllit që t’i bindej Perëndisë, që prej Evës së virgjër, Virgjëresha Mari të bëhej mbrojtësja jonë; dhe ashtu si gjinia njerëzore i ishte nënshtruar vdekjes nga një e virgjër, ajo u çlirua nga një e virgjër, mosbindja e një virgjëreshe u balancua me bindjen e një virgjëreshe”.Pas rënies sonë, duke duruar në zemërgjerësinë e tij të pafund, Perëndia kishte përgatitur pak nga pak njerëzimin, nga brezi në brez, me ngjarje të lumtura dhe fatkeqe, për kryerjen e Misterit të Madh që ishte fshehur para gjithë shekujve: Mishërimi i Fjalës. Ndonëse e dinte, që më përpara, se natyra njerëzore do të ishte faji i njeriut dhe i pasojave të tij tragjike, duke pasur si qëllim këtë mister, ai e krijoi gjithashtu natyrën njerëzore, që të përgatiste një Nënë, e cila përmes bukurisë së shpirtit të saj të pacenuar, e stolisur me të gjitha virtytet, do të tërhiqte mbi veten vështrimin e të Tërëfuqishmit duke u bërë nusërore e Fjalës, ena e Atij që i mban të gjitha, Pallati i Mbretit të Qiellit dhe mbarimi i planit të tij hyjnor.Gjashtë muaj pas ngjizjes së mrekullueshme të atij që duhet të ishte në çdo gjë Pararendësi i Shpëtimtarit (Lluk. 1:17), Gabrieli, Kryeengjëlli i mëshirës (8 nëntor), u dërgua nga Zoti në Nazaret të Galilesë, pranë Virgjëreshës Mari, e cila pasi doli nga Tempulli, ishte fejuar me të drejtin dhe me të pastrin Josif, që të ishte kujdestar i virgjërisë së saj. Duke ardhur në shtëpi papritur, me pamje njeriu dhe me një shkop në dorë, engjëlli e përshëndeti Hyjlindësen, e cila do të bëhej ngushëllimi i lotëve të Evës, duke thënë: “Gëzohu, o Hirplote, Zoti është me ty!” (Llk. 1:28). Para kësaj shfaqjeje të çuditshme Virgjëresha la çikrikun dhe, e trazuar nga këto fjalë të të patrupit, pyeti me vete mos ndoshta ky lajm gëzimi ishte, ashtu si për Evën, ndonjë mashtrim tjetër nga ana e atij që di të shndërrohet në engjëll drite (II Kor. 11:14).Por Engjëlli e siguroi dhe i tha: “Mos ki frikë Mari, sepse ke gjetur hir para Perëndisë. Mos u frikëso me pamjen time të çuditshme dhe nga këto fjalë gëzimi. Dikur, nga mashtrimi i gjarprit, natyra jote u dënua për dhimbje dhe rënkime, ja tek do të ngjizesh e do të lindësh bir, duke u përmbushur në ty edhe parathënia e profetit Isaia që thoshte: Ja Virgjëresha do të mbetet me barrë dhe do të lindë bir! Dhe do ta quash me emrin Jisu që do të thotë Shpëtimtar. Ai do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i të Shumëlartit”.Para këtyre fjalëve të padëgjuara, Virgjëresha thirri: “Si do të ndodhë kjo kur unë s’njoh burrë?”. Ajo nuk dyshoi për fjalën hyjnore duke treguar mosbesim, si Zaharia, i cili u dënua për këtë duke mbetur i pagojë (Lluk. 1:20), por pyeti se si do të ndodhte ky mister tek ajo që nuk njihte bashkim burri, sipas ligjit të riprodhimit të gjinisë njerëzore. Engjëlli e kuptoi atë që ajo i tha, nuk e qortoi, por i shpjegoi mënyrën e re të kësaj lindjeje. “Shpirti i Shenjtë do të vijë mbi ty; mbi atë e cila ishte plot hir, duke u përgatitur për ardhjen e Tij, dhe fuqia e të Shumëlartit do të të hijesojë”.Pastaj, duke i kujtuar Elisabetën, e cila quhej “shterpë”, dhe që do të ngjizte bir në pleqëri të saj, i tregoi se atje ku do Perëndia, mposhtet ligji i natyrës, dhe e siguroi se me ardhjen e Shpirtit të Shenjtë tek ajo, do të kryhej mrekullia më e madhe se vetë krijimi i botës, dhe se duke i ulur qiejt, Mbreti i universit, Ai që mban çdo gjë, do të zbrazte veten (Fil. 2:7) përmes denjimit të pamatshëm, që të banojë në mitrën e saj, të përzihet në një bashkim pa trazim me natyrën njerëzore, të vishet me mish, të ngjyrosur me gjakun e saj virgjëror, si purpur mbretëror. Duke e ulur përulësisht shikimin e saj drejt tokës, dhe duke e bashkuar tërë vullnetin e saj me planin hyjnor, Virgjëresha iu përgjigj: “Ja shërbëtorja e Zotit, u bëftë tek unë sipas fjalës sate!”.Me këto fjalë ajo pranoi, dhe bashkë me të edhe mbarë natyra njerëzore, ardhjen tek ajo të fuqisë hyjnore që u transmetua nga fjalët e Engjëllit. Dhe po në atë çast u krye ngjizja e Shpëtimtarit. Biri i Perëndisë u bë bir njeriu, një Person i vetëm në dy natyra. Perëndia vesh natyrën njerëzore dhe e Virgjra me plot vërtetësi bëhet me të vërtetë Nëna e Perëndisë (Hyjlindëse), që përmes këtij shkëmbimi të veçorive të natyrshme, njerëzit e çliruar nga ferri, të mund të bëhen bij të Perëndisë përmes hirit.Përmbushja e misterit të Mishërimit, fshehur edhe nga Engjëjt, nuk ishte vetëm vepra e Atit, në mirësinë e Tij, e Birit që zbriti nga qiejt, dhe e Shpirtit që mbuloi Virgjëreshën me hijen e Tij, por Zoti priste që ajo grua e zgjedhur ndër gratë të merrte pjesë me pranimin e saj të lirë e të vullnetshëm, në mënyrë që Çlirimi i gjinisë njerëzore të ishte vepra e përbashkët e vullnetit të Perëndisë dhe e besimit të njeriut.Ky Mister i Madh, përgatitur që prej krijimit të botës, ndodhi nga bashkëpunimi i lirë (sinergjia) i njerëzimit me planin hyjnor. Perëndia u bë njeri, që njeriu të bëhet perëndi, dhe Virgjëresha, Nusja e Panusëruar, u bë për natyrën tonë të ripërtërirë burimi dhe shkaku i të gjitha të mirave.Në vende të tjera, e parafiguruar nga profetët si Ferra e zjarrtë që nuk digjej (Eks. 3:1-14), si Mal i palatuar (Dan. 2), si Porta e pakaluar ku hyri vetëm Perëndia (Jez. 44:2), Nëna e Perëndisë është Shkalla e gjallë (Gjen. 28:10-17) prej së cilës zbriti Perëndia dhe u lejoi njerëzve të ngjiten në qiell. Ajo i çeli gjinisë njerëzore një udhë të re jete: virgjërinë, falë së cilës trupi i çdo njeriu, në gjurmët e së Tërëshenjtës, është thirrur të bëhet tempull i Perëndisë (I Kor. 3:16; 6:19).Dhe mbarë krijesa, që më përpara iu nënshtrua prishjes nga faji i njeriut, ishte në pritje të kësaj “Po!” të Virgjëreshës, e cila shpallte fillimin e çlirimit të saj. Për këtë arsye, qielli dhe toka të bashkuar, formojnë një kor për këtë të kremte sot bashkë me bijtë e Adamit, për të lavdëruar Perëndinë dhe për të nderuar ngjizjen e Nënës së Tij të panusëruar.

Continue Reading
Advertisement

Kulture

Përse fëmijët duhet të luajnë një vegël muzikore?!

-Mësimi i një instrumenti muzikor nxit zhvillimin emocional dhe social duke i inkurajuar fëmijët të shprehin mendimet dhe ndjenjat.

-Muzika i ndihmon fëmijët të zhvillojnë aftësinë e të menduarit logjik dhe kreativitetin;

-Mësimi i një vegle muzikore kontribuon në përmirësimin e fokusit dhe kujtesës, gjithashtu inkurajon bashkëpunimin dhe komunikimin në grup.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Mos e humbni sot ceremoninë e ndarjes së çmimeve të KO:SH Film Fest 2024

Mos e humbni sot ceremoninë e ndarjes së çmimeve të KO:SH Film Fest 2024.

-21 shtator

– Ora 18:30

-Kinema “Majestik”

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Edhe një javë deri sa rrugët e Korçës të gjallërohen me serenata

Edhe një javë deri sa rrugët e Korçës të gjallërohen me serenata dhe shfaqje të bukura në Korça

Serenights Festival.

27/28 shtator

Pazari i Vjetër

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Endri dhe Stefi/ Më 27 shtator në Korça Serenights

Këtë 27 shtator Endri dhe Stefi do të mbushin natën me yjet korçarë, me këngët që kanë

përcaktuar rrugëtimin e tyre muzikor. Një mbrëmje specialiale na pret më 27 shtator në Korça

Serenights.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

NATA E DYTË E KO:SH FILM FEST tek Kinema “Majestic” në Korçë

NATA E DYTË E KO:SH FILM FEST

Nata e dytë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër ka sjellë tek Kinema “Majestic” në Korçë 10 filma.

Filmat e transmetuar në këtë natë ishin prodhim nga Palestina, Kroacia, Austria, Franca, Gjermania e Kanadaja, me tematika të larmishme, kryesisht mbi marrëdhëniet familjare por dhe tema e luftës në Gaza.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Në Korçë u çel dje edicioni i 11-të i KO:SH FILM FEST 2024

Tek Kinema “Majestic” në Korçë u çel dje edicioni i 11-të i KO:SH FILM FEST 2024, i cili mbështetet për të 7-in vit radhazi nga Bashkia Korçë.

45 filma nga 22 vende të ndryshme të botës konkurojnë në garën kombëtare, ndërkombëtare, studentore dhe dokumentare.

Festivali synon të bëjë së bashku në Korçë regjisorë nga e gjithë bota, të cilët do të shfaqin filmat e tyre, do të krijojnë lidhje të reja dhe do të zhvillojnë projektet e tyre të ardhshme.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Kori Lira në Korça Serenights më 28 shtator/ Zemra dhe shpirti i serenatave korçare për mbi 100 vjet

Kori Lira ka qenë zemra dhe shpirti i serenatave korçare për mbi 100 vjet. Zërat e tyre kanë

përcjellë këngët e përjetshme të dashurisë dhe traditës nëpër breza. Trashëgiminë e tyre do ta

përjetoni live në Korça Serenights më 28 shtator!

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Mimoza Paraveli më 28 shtator në Korça Serenights/ Me mbi 30 këngë dhe disa albume

Me mbi 30 këngë dhe disa albume, Mimoza Paraveli ka lënë gjurmë të qëndrueshme në

muzikën shqiptare. Lidhja e saj e thellë me serenatat korçare sjell një autenticitet unik në

performancat e saj.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Kamela Islamaj më 28 shtator në Korça Serenights/ Pasqyrim i dashurisë së saj të thellë për xhazin

Muzika e Kamela Islamaj është një pasqyrim i dashurisë së saj të thellë për xhazin, shpirtin

dhe bluesin, e mbushur me rrënjët e saj shqiptare. Performancat e saj janë gjithmonë

autentike dhe plot emocion. Shihni performancën e saj në Korça Serenights më 28 shtator.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Nis sot në Korçë Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër KO:SH Film Fest 2024

Nis sot në Korçë Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër KO:SH Film Fest 2024.

Për pesë netë me radhë nga data 17-21 shtator do të keni mundësi të shijoni filmat më të mirë të përzgjedhur në këtë edicion.

ORA 19:00
Kinema Majestic

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News