Sporti
Sot ora 12:00 shorti i Final Four, Skënderbeu-Egnatia apo Skënderbeu-Partizani?!
Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se shorti për “Final Four” në kampionatin “Abissnet Superiore” do të hidhet sot më datë 13 maj, në orën 12:00, në stadiumin “Air Albania” në sallën e konferencave për shtyp.Në këtë ceremoni do të marrin pjesë, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Presidentë e përfaqësues të klubeve të kualifikuar në “Final Four”, si edhe përfaqësues të medias.Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu janë 4 skuadrat që kanë siguruar pjesëmarrjen në “Final Four”.Të gjitha ndeshjet e “Final Four” do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, në periudhën 17-26 maj. Gjysmëfinalja e parë do të luhet më datë 17 maj, duke nisur nga ora 20:00, ndërsa gjysmëfinalja tjetër në po të njëjtën orë më 19 maj.Finalja për vendin e tretë/katërt është programuar të luhet më 24 maj, ora 19:00, ndërsa finalja e madhe për titullin kampion më 26 maj, ora 19:00.SI FUNKSIONON “FINAL 4”Ekipet pjesëmarrëse4 vendet e para të “Abissnet Superiore” në përfundim të kampionatit të rregullt.ShortiEkipet ndahen në dy vazo, vazo 1 (Egnatia dhe Partizani), vazo 2 (Vllaznia dhe Skënderbeu) dhe përmes shortit përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste.GjysmëfinaletKalimi në finale përcaktohet në 90 minuta. Ekipet fituese kalojnë në finalen për titullin kampion. Në rast barazimi në gjysmëfinale, në finale kualifikohet ekipi i renditur në vendin e parë/dytë.FinaletEkipet e kualifikuara nga gjysmëfinalet luajnë për titullin kampion, ndërsa ekipet humbëse për vendin e tretë.ÇFARË PËRFITOJNË KLUBET SPORTIVISHTVendi i parë në FINAL 4: Pjesëmarrje në turin e parë kualifikues të Champions LeagueVendi i dytë në FINAL 4: Pjesëmarrje në turin e parë kualifikues të Conference LeagueVendi i tretë në FINAL 4: Pjesëmarrje në turin e parë kualifikues të Conference LeagueVendi i katërt në FINAL 4: Pjesëmarrje në turin e parë kualifikues të Conference League nëse Kupa e Shqipërisë fitohet nga një prej tre ekipeve të para në Final 4
Sporti
Abissnet Superiore / Analiza e Partizani-Tirana, këto janë statistikat e derbit mes rivalëve kryeqytetas
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu shpartallon Dinamon brenda në kryeqytet
Kategoria 2
DEVOLLI gati për transfertën e Cërrikut/ Të dielën starton kategoria e dytë!
Kategoria 1
POGRADECI nesër vetëm për 3 pikë ndaj Erzenit/ Nuk falen më gabime…
Sporti
Ardjan Takaj dy ditë para është …
Sporti
VOLEJBOLL FEMRA/ Historia përsëritet, por me tjetër dimension
Sporti
‘Maratonomaku’ Ylber Ramadani. Mesfushori kuqezi, ndër lojtarët që ka vrapuar më shumë në fushë në EURO 2024
Sporti
Gvozdenoviç nuk premton ndryshime të dukshme…
Sporti
Gvozdenoviç shumë optimist: Mendoj se ia dalim…
Sporti
Futbolli 9×9/ Vila L fiton Superkupën, mund në finale Kastriotët
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti4 javë ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!