Connect with us

Lajme

Tragjike në Maliq, 63-vjeçari po mblidhte bimë medicinale, rrëzohet nga shkëmbi dhe vdes në vend

Maliq/Informacion paraprakParaditen e sotme, në fshatin Protopapë, Maliq, shtetasi I. P., rreth 63 vjeç, duke mbledhur bimë medicinale, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Maliq/Informacion paraprakParaditen e sotme, në fshatin Protopapë, Maliq, shtetasi I. P., rreth 63 vjeç, duke mbledhur bimë medicinale, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading
Advertisement

Aktualitet

Mirëmëngjes nga kisha e Shën Triadhës në Tudas të Oparit!  

Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë!   
Jemi sot në këtë të enjte, kur data shënon 19 shtator 2024. 

Sot kemi zgjedhur t’ju themi mirëmëngjes me këtë pamje të bukur nga kisha e Shën Triadhës në Tudas të Oparit, shpallur si monument i trashëgimisë kulturore, duke uruar më të mirën për ju miq të “Korça Boom”.

Ju urojmë një ditë sa më të bukur për të gjithë Ju dhe të dashurit tuaj!   

Të enjte të mbarë dhe të bukur miq të faqes sonë! 

Advertisement

Continue Reading

Lajme

Vajzat e Skënderbeut dominojnë ndaj Teutës, fitojnë me rezultat …

Skënderbeu- Teuta 3-1

(25-18, 25- 21, 21-25, 25- 14)

Korçaret e volejbollit i kanë bërë një hapje sezonit me një fitore, fitore që vjen pas fitimit të kupës, por tani janë në garën e madhe të sezonit. Përballë në Korçë kanë pasur ekipin e Teutës që para disa ditësh e kanë eleminuar edhe nga kupa.

Një ndeshje me mjaft emocion, kjo pasi edhe Teuta ishte një ekip për t’u respektuar, por korçaret nuk e kanë vënë në diskutim fitoren. Kështu seti i parë dhe i dytë janë fituar nga vendaset. Në setin e tretë është Teuta që luan të gjitha shanset për të lënë gjurmë dhe ka lënë duke fituar një set.

Advertisement

Më pas në setin e katërt është një diferencë e dukshme ku miket kanë shënuar vetëm 14 pikë. Gjithsesi një takim me ritëm dhe vërtet foli për një rritje të volejbollit shqiptar.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Lajme

Veteranët e futbollit të Kolonjës i rikthehen edhe një herë fushës së blertë

Sot në stadiumin “GRAMOZI” është luajtur takimi i dytë për veteranët, Gramozi-Melesini i cili është mbyllur me rezultatin 3-1 për vendasit, ndryshe nga takimi i parë në transfertë, ku rezultati ishte i barabartë 3-3.

Në foto janë tre futbollistë të viteve 80-90. Në të majtë sulmuesi Edmont Aliko, dy mbrojtësit e qendrës Spiro Prifi dhe Thoma Kana të cilët kanë dhënë kontribut të padiskutueshëm në ato vite me skuadren e Gramozit.

Edhe sot kujtohet ai brez nga tifozëria për rezultatet pozitive që ka arritur me trajner Profesor Fatmir Sheko dhe Asqeri Feka.

Advertisement
Continue Reading

Lajme

Kuriozitet/ A e dini që edhe një majmun është dënuar me burgim

Janë dënuar njërëzit për gabimet që mund të kenë bërë, madje edhe me burgime. Por e veçanta është se kemi dënim edhe për majmunin.

I vetmi majmun që është dënuar nga një gjykatë është shimpazeja Coco, në Florida dhe kjo ka ndodhur në vitin 1984. Ky majmun jetonte me një artist që jepte shfaqje të vogla nëpër rrugë.

Por majmuni vidhte dhe shuma e vjedhur prej tij i kalonte të 200.000 dollarët. Kështu gjykata e ka dënuar me burgim të përjetshëm

Advertisement
Continue Reading

Lajme

VOLEJ FEMRA/ Super Skënderbeu shpartallon Teutën në gjysmëfinale. Nesër finalja ndaj Partizanit ose Tiranës

Skënderbeu – Teuta 3-0

(25-12, 25-17, 26-24)

Sapo ka përfunduar në këto momente në Farkë të kryeqytetit ndeshja e parë gjysmëfinale në volejboll për femra e Kupës së FSHV-së, ajo mes Skënderbeut dhe Teutës dhe ishin korçaret e Orlando Kojës që shpartalluan Teutën pastër 3-0.

Një ndeshje që kishte vetëm një ekip protagonist në parket dhe ato ishin vajzat bardhekuqe që ishin të pandalshme dhe që në ndeshjen premierë treguan se këtë sezon do të jenë sërish ekipi pretendent për të rrëmbyer të gjitha trofetë.

Advertisement

Në ndeshjen që përfundoi në këto momente, Skënderbeu nuk e ka vënë në dyshim fitoren, teksa seti i parë pati histori vetëm në pikët e para ku Skënderbeu barazonte 2-2 me Teutën. Më pas fillon shkëputja e Skënderbeut dhe menjëherë katër pikë radhazi duke e çuar rezultatin në 6-2. Pas këtij momenti Skënderbeu sërish kryeson dhe shkon në shifrat 11-4 duke detyruar durrsaket të marrin pushim. Pas pushimit e njëjta histori dhe rezultati thellohet në 19-7, 21-11 dhe seti i parë mbyllet 25-12 në favor të Skënderbeut.

Seti i dytë i ndeshjes nis me pikët e para në favor të Teutës që kryeson 0-1, apo edhe 1-3. Pas këtij momenti vajzat bardhekuqe shënojnë 6 pikë radhazi dhe e çojnë rezultatin 6-3 në favorin e tyre dhe më pas nuk ndalen në kryesim, duke u kthyer në lojën e tyre të zakonshme. 9-4 shifrat më tej për Skënderbeun dhe më tej rezultati shkon në 14-9, 17-10 dhe më pas pushim për Teutën. Edhe pas këtij pushimi 20-13 po për Skënderbeun dhe seti i dytë mbyllet 25-17 duke çuar gjendjen e seteve në 2-0 për Skënderbeun.

Seti i tretë dhe i fundit i ndeshjes, starton me disa barazime. 1-1, 4-4, 6-6, ndërkohë që Teuta kryeson në një moment 6-9, atje ku trajneri Orlando Koja detyrohet të marrë pushim, pasi vajzat bardhekuqe tolerojnë shumë në parket. Më pas Skënderbeu zgjohet dhe barazon së pari rezultatin në 10-10 dhe fillon shkëputjen 14-12, ku detyron trajnerin e Teutës të marrë pushim. Më pas 18-15, 20-17, 21-19 dhe më pas rezultati barazoht në 24-24. Dy pikët e fundit i shënon Skënderbeu që fiton setin e tretë 26-24 dhe krejt ndeshjen me rezultatin e pastër 3-0.   

Pas kësaj fitoreje më shumë se të lehtë Skënderbeu është skuadra e parë finaliste e Kupës së FSHV-së. Ndeshja tjetër gjysmëfinale është ajo mes Partizanit dhe Tiranës dhe cila fiton prej tyre në orën 19:00, luan nesër në orën 16:30 në Farkë ndeshjen finale të Kupës së FSHV-së.

Suksese vajzave të Skënderbeut! Trofeu është i yni!

Advertisement

Continue Reading

Lajme

Të dielën në Pogradec “Kupa e Mirënjohjes, Roland Çala”

Ditën e diel në Pogradec do të ketë një veprimtari sportive futbollistike me moshat e reja. Kështu është menduar dhe tashmë e zyrtarizuar që në orën 09:00 të starojnë ndeshjet për “Kupën e Mirënjohjes, Roland Çala” për të nderuar kështu një figurë të tillë.

Do të marrin pjesë ekipe jo vetëm të Pogradecit, por edhe të tjera nga prefektura e Korçës dhe pritet të ketë një masivitet me disa ekipe të kategorive të vogla të moshave.

Continue Reading

Lajme

Kur sporti bën bashkë edhe klerikët…

Në ndeshjen e korçarëve kundër Vllaznisë në Korçë mes tifozëve ishin bashkë edhe dy klerikë, Andrea Zhurka, klerik në Korçë dhe Mark Shtjefni, klerik nga Shkodra.

Të dy janë tifozë të ekipeve të tyre dhe natyrisht janë prezent në pothuajse çdo ndeshje ku janë ekipet e tyre. Ata janë duke shijuar një ndeshje futbolli bashkë duke dhënë edhe mesazhin e madh se sporti, dhe në veçanti futbolli të bashkon.

Continue Reading

Lajme

Shuhet një nga legjendat e artit, Mjeshtri i Cirkut…

Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare Mjeshtri i Cirkut shqiptar, Tahir Baçova. Ai e filloi karrierën artistike në moshën 17-vjeçare.

U aktivizua tek cirku amator e më pas në atë Profesionist të Tiranës dhe atë Kombëtar. Baçova mbahet si njeriu që zbuti kafshët dhe i inkuadroi në cirk. Ai së bashk me të shoqen merreshin me zbutjen e tyre.

Këto kafshë u futën në ndërveprim me aktorët e cirkut. Për më shumë se 40 vjet ia kushtoi jetën pasionit për kafshët duke treguar këmbëngulje dhe mjaft durim. Të shumta janë pjesët dhe momentet që mbahen mend gjatë nga të gjithë në arenën e cirkut.

Advertisement
Continue Reading

Lajme

Sot në Korçë seleksionohen talentet. Mësoni moshën!

Sipas informacionit të marrë nga Drejtori Teknik i Zyrës Rajonale të Moshave, Hektor Kapllani, ditën e sotme në ambientet sportive në Korçë do të fillojë seleksionimi i futbollistëve të talentuar të datëlindjes 2008-2009.

Kjo fazë është e para për të vazhduar deri në momentin që do të krijohet edhe ekipi i plotë. Kështu të gjithë trajnerët e kësaj grupmoshe së bashku me futbollistët e tyre do të jenë nga gjithë rajoni i Korçës për të evidentuar talentet e tyre.

Continue Reading

Lajme

SKËNDERBEU/ Nesër mbyllet merkatoja. 24 orët e fundit për listën prej 25 futbollistësh!

Lista prej 25 futbollistësh e Skënderbeut është drejt mbylljes përfundimtare, ndërkohë që afati i fundit është ditën e shtunë në orën 00:00, pra 24 orë më vonë dhe bardhekuqtë thuajse e kanë plotësuar, ndërkohë që në listë janë 24 futbollistë dhe pritet edhe një të plotësohet krejt lista.

Më poshtë po sjellim për të gjithë ju miq të portalit tonë listën zyrtare me 24 emrat dhe pozicionet e futbollistëve, ndërkohë që zyrtarisht lista do të quhet ditën e diel, kur të jenë të federuar 25 lojtarët që do të veshin fanelën e Skënderbeut të paktën deri në muajin janar, kur të rihapet ehde njëherë merkatoja dimërore.

Ja dhe lista e lojtarëve aktualë të Skënderbeut:

(Portierë)

Advertisement

1.Marko Alia 24-vjeç (portier)

2.Kristian Roku 21-vjeç (portier)

(Mbrojtës)

3.Klevis Shaqe 24-vjeç (mbrojtës)

4.Andrea Gerco 24-vjeç (mbrojtës)

Advertisement

5.Randi Dumfor 23-vjeç (mbrojtës) (Gana)

6.Elvis Prençi 31-vjeç (mbrojtës)

7.Kosta Vangjeli 24-vjeç (mbrojtës)

8.Ergi Zenullari 21-vjeç (mbrojtës)

9.Marko Ramos 25-vjeç (mbrojtës) (Brazil)

Advertisement

10.Luko Vaskez 21-vjeç (mbrojtës) (Kolumbi)

(Mesfushorë)

11.Juri Merlim 25-vjeç (mesfushor) (Brazil)

12.Mario Rabiu 24-vjeç (mesfushor) (Nigeri)

13.Dejvid Janaqi 21-vjeç (mesfushor)

Advertisement

14.Rei Pecani 22-vjeç (mesfushor)

15.Erolind Krasniqi 24-vjeç (mesfushor) (Kosovë)

16.Franklin Kamleu 20-vjeç (mesfushor) (Kamerun)

17.Henrik Nerguti 21-vjeç (mesfushor)

(Sulmues)

Advertisement

18.Ermir Rashica 20-vjeç (sulmues) (Kosovë)

19.Ardit Nikaj 22-vjeç (sulmues)

20.Bismark Çarls 23-vjeç (sulmues) (Gana)

21.Oniks Grezda 17 vjeç (sulmues) (Kosovë)

22.Etiene Tare 20-vjeç (sulmues)

Advertisement

23.Foti Çuçka 20-vjeç (sulmues)

24.Tayo Razack Abiodun 20-vjeç (sulmues)

Advertisement
Continue Reading

Flash News