Connect with us

Sport Bote

UEFA Nations League – Trajneri Silvinjo publikon listën me emrat e 24 lojtarëve

UEFA Nations League – Trajneri Silvinjo publikon listën me emrat e 24 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje në shtator ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, të vlefshme për UEFA Nations League. Përgatitjet për dy ndeshjet e para në Grupin B1 do të nisin të hënën më 2 shtator, teksa trajneri Silvinjo ka publikuar sot listën me 24 lojtarë të grumbulluar.

Për sa i përket portës janë Thomas Strakosha, Alen Sherri dhe Simon Simoni. Në mbrojtje rikthehet futbollisti i Partizanit, Andi Hadroj. Emrat e tjerë që përbëjnë repartin e prapavijës janë Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli dhe Enea Mihaj. Në repartin e mesfushës dhe të sulmit ka dy risi. Trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë për herë të parë në Kombëtaren A mesfushorin Sebastjan Spahiun dhe sulmuesin Agim Zeka. Të dy futbollistët më parë kanë qenë pjesë e Shqipërisë U-21. Spahiu aktivizohet në Iran me skuadrën e Mes Rafsanjan, ndërsa Zeka në kampionatin “Abissnet Superiore” me Partizanin.

Pjesa tjetër e lojtarëve që përbëjnë repartin e mesfushës dhe të sulmit janë Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani, Rey Manaj, Armando Broja dhe Taulant Seferi.

Advertisement

Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë të hënën më 2 shtator. Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të premten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë, aty ky më 7 shtator do të luhet ndeshja e parë në Grupin B1 të Nations League ndaj Ukrainës, në stadiumin “Epet Arena”, në orën 20:45.Tre ditë më pas më 10 shtator, Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

Continue Reading
Advertisement

Sport Bote

Futbolli botëror në zi/ Ndahet nga jeta Salvatore (Toto) Schillaci ish-sulmuesi i Juventusit, Interit dhe Italisë

Ish-sulmuesi i Juventusit, Interit dhe Italisë, Salvatore (Toto) Schillaci, është ndarë nga jeta në moshën 59 vjeçare.

Skilaci fitoi zemrat e italianëve, por edhe të shumë tifozëve shqiptarë tifozë të azzurrëve gjatë botërorit 1990.

Babai i tre vajzave vuante nga në sëmundje e rëndë prej kohësh dhe nuk arriti ta fitojë dot ndeshjen më të rëndësishme në jetë.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sport Bote

Ish-futbollisti i Skënderbeut merr drejtimin e Ballkanit duke zëvendësuar Ilir Dajën

Ish-futbollisti i Skënderbeut, Artim Pollozhani merr drejtimin e Ballkanit në Kosovë, duke zëvendësuar Ilir Dajën që pak ditë më parë u largua nga Kosova:

“Mirë se u ktheve në shtëpinë tënde, Artim Pollozhani. Është një nder dhe kënaqësi e madhe që të kemi si kryetrajner të ri të FC Ballkani-t. Përvoja dhe njohuritë e tua për klubin tonë janë një vlerë e shtuar, ku së bashku synojmë të ecim edhe më shumë drejt qëllimeve tona”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Pollozhani merr drejtimin e Ballkanit pas largimit të Ilir Dajës javën e kaluar. Kujtojmë se Pollozhani mbylli aventurën e tij te Flamurtari, ku mbante postin e drejtorit sportiv, ndërsa rikthehet te Ballkani për të nisur një aventurë të re. 42-vjeçari ka qenë asistent i Dajës te Partizani dhe Ballkani, ndërsa si futbollist luajti sezonin e fundit në karrierë te Skënderbeu në vitin 2020.

Advertisement
Continue Reading

Sport Bote

Mos e beso, mosha nuk njeh kufij në futboll, japonezi surprizon

Legjenda japoneze e futbollit Kazauyoshi Miura është futbollisti profesionist më i vjetër në botë. Ai është në moshën 57-vjeçare dhe duket se nuk njeh kufij për t’u ndalur.

“Në qoftë se nuk do të bëj dot më, do të ndalem, por shpresoj të jem deri në moshën 60-vjeçare.”

Këto janë fjalët e japonezit Miura.

Advertisement
Continue Reading

Sport Bote

Shkëlqen me dygolësh ish-futbollisti i Skënderbeut, Çarls Çinedu/ Lojë e mirë edhe e Gripshit. Franklin në stol

Është mbyllur me një përmbysje të çmendur ndeshja e FC Astanës në Kazakistan që ka mposhtur 3-0 në ndeshjen e kthimit pasditen e sotme skuadrën norvegjeze të Brann.

Ndeshja e parë e vlefshme për Konferencë  League përfundoi 2-0 për norvegjezët, ndërkohë  që sot FC Astana ka fituar 3-0, me dygolësh të Çarls Çinedu ish-futbollistin e Skënderbeut, i cili në fundin e ndeshjes u shpall edhe lojtari më i mirë në fushë.

Në këtë fitore të madhe pasditen e sotme luajti në formacion edhe Nazmi Gripshi që i dha një asist Çarlsit në golin e dytë, ndërkohë që Franklin Ahanonu nuk luajti asnjë minutë, por qëndroi në stolin e rezervave.

Tre ish-futbollistë të Skënderbeut në skuadrën kampione të Kazakistanit, tregojnë  më së miri se çfarë lojtarësh ka pasur Skënderbeu dhe sa protagonistë janë në skuadrat e tyre.

Advertisement

Continue Reading

Sport Bote

NGJARJE E RËNDË/ Shoqet e ekipit gjejnë të vdekur volejbollisten 29-vjeçare!

Nuk i përgjigjej telefonatave të shoqeve dhe volejbollistet i shkuan në banesë, ku e gjetën të vdekur.

Volejbollistja nga Porto Rikoja Pilar Marie Victoria Lopez u gjet e vdekur në banesën e saj në Bursa në Turqi.

29-vjeçarja nuk u paraqit në stërvitjen e mëngjesit të Nilufer Belediyespor dhe shoqet e skuadrës u shqetësuan dhe nisën ta telefonojnë. Pasi nuk u përgjigjej telefonatave ato shkuan në banesë, ku e gjetën të vdekur. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur dhe ekspertiza mjeko-ligjore do të jetë ajo që do të hedhë dritë mbi ngjarjen.

Pilar ka lindur në vitin 1995 dhe ishte anëtare e Kombëtares së Puerto Rikos. Volejbollistja luajti për Beziers Angels në Francë dhe më pas u transferua në Nilüfer Belediyespor të Turqisë. Pas ngjarjes së rëndë, prokuroria e Bursës ka nisur hetimet.

Advertisement

Continue Reading

Sport Bote

Sot hidhet shorti i Champions League për sezonin 2024/25/ Ja 36 skuadrat!

Sot hidhet shorti i Champions League për sezonin 2024/25. Ndërkohë këto janë 36 skuadrat

që marrin pjesë. Cila ishte surpriza më e madhe?

Continue Reading

Sport Bote

Humbi ndjenjat në fushë, futbollisti 27-të vjeçar nuk ia del…

Bota e futbollit ka pësuar një dramë të vërtetë kur futbollisti Juan Izqueirido i ekipit të Nacionalit në Uruguaj ka ndërruar jetë. Ai është rrëzuar pa ndjenja në fushën e lojës dhe ka shkuar në spital pa vetëdije.

Edhe pse mjekët kanë bërë gjithçka nuk ka mundur tja dalë. Futbollisti ka pasur një aritmi të theksuar dhe pas pesë ditësh qëndrimi në spital ka humbur jetën. E gjitha ka ndodhur në minutën e75-të të takimit ku qendërmbrojtësi Izquerido ka kaluar në atë moment fatal.

Continue Reading

Sport Bote

Ish-futbollisti i Skënderbeut pëson dëmtim të rëndë/ Gati operacioni për 32-vjeçarin!

Ish-futbollisti i Skënderbeut, Bernard Berisha ka pësuar një dëmtim të rëndë në kampionatin rus me skuadrën e Akhmat Grozni, atje ku edhe luan.

Berisha kujtojmë që ka luajtur me Skënderbeun nga viti 2014 deri në vitin 2016.

Bëhet fjalë për një dëmtim në “Tendinën e Akilit”, ndërsa vetë 32-vjeçari e cilëson këtë si momentin më të vështirë në karrierë.

“Të dashur fansa, miq dhe familjarë. Sot është një nga momentet më të vështira të karrierës sime.

Advertisement

Fatkeqësisht, në ndeshjen e fundit pësova një dëmtim të rëndë. Do të më duhet të bëj një operacion sa më shpejt dhe të qëndroj larg futbollit për 6 muaj.

Gjithçka është në dorën e Zotit. Do të rikthehem edhe më i fortë në fushë”, – shkruan Bernard Berisha.

Berisha parashikohet të rikthehet në fushat e lojës në muajin mars të vitit të ardhshëm, nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve.

Advertisement
Continue Reading

Sport Bote

Kur mosha nuk njeh kufi/ Atleti 95-vjeçar që garon…

Mosha nuk njeh kufi kur pasioni dhe aftësitë janë, madje atëherë mund edhe të thyesh edhe ligje të natyrës.

Në Kampionatin Botëror të Veteranëve që po zhvillohet në Gothenburk për kategorinë e moshës nga 95-99 vjeç ka marrë pjesë edhe një atlet në moshën 95-vjeçare në garën e 100m.

Ai është Kostandinos Chatziemmanoil, i cili garën e ka zhvilluar duke vrapuar. Nuk ka rëndësi koha, rëndësi ka ai mesazhi që ky 95-vjeçar ka dhënë për të gjithë.

Advertisement
Continue Reading

Sport Bote

Mësoni sa paguhet një medalist në Lojërat Olimpike në Paris…

Çdo vend pjesëmarrës në Lojërat Olimpike jep edhe stimuj financiarë për sportistët që marrin një nga tre medalje në këtë Olimpiadë.

Ka çmime që shkojnë jashtë parashikimit, duke filluar nga ato me shifrat e larta, por ka edhe shtete që ofrojnë shpërblime në pasuri të palujtëshme. Supriza është Indonezia që dhuron një lopë dhe restorante për medalistët e saj.

Duket që shtete të pasura si SHBA, Kanada, Australi, Danimarkë kanë pagesat më të ulëta. Ndërkohë që vendin e parë për shpërblime e mban Hong Kongu ku një medalist i artë shpërblehet me 700 mijë euro.

Hong Kong 700 mijë

Advertisement

Singapor     650 mijë

Tajvan         550 mijë

Sërbia         200 mijë

Italia             180 mijë

Ukrahina      160 mijë

Advertisement

Kosova          100 mijë

Greqia            90 mijë

Franca            80 mije

SHBA            35 mijë

Danimarkë  14 mijë

Advertisement

Australi          13 mijë

Continue Reading

Flash News