Sporti
Ultimatumi i presidentit Ardjan Takaj: Vetëm fitore ndaj Teutës
Skënderbeu nuk ka alternativë tjetër veç fitores. Këtë e dinë shumë te Skënderbeu, që nga trajneri Ivan Gvozdenoviç dhe stafi i tij. E dinë fort mirë edhe vetë futbollistët. Tifozët po ashtu presin vetëm trepikëshin dhe sigurisht që këtë gjë pret edhe presidenti Ardjan Takaj.Njëshi i klubit ka mbërritur në qytetin juglindor dhe është pranë skuadrës së tij në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Teutës, ndërkohë që pritet të zhvillojë edhe takimin e parë ditën e sotme pas mbylljes së seancës së fundit stërvitore.Ardjan Takaj deri tani nuk ka folur thuajse fare për mediat dhe ka qëndruar më shumë se i qetë, pasi njihet për qetësinë e tij të madhe edhe kur skuadra nuk është atje ku duhet.Këtë e ka bërë gjatë gjithë kohës si president dhe pas barazimit të fundit me Tiranën, ashtu si gjithë të tjerët edhe vetë Takaj u kënaq me lojën që zhvilloi skuadra e tij, por jo me pikët.Pritet që sot në formën e një “ultimatumi” Takaj t’u kërkojë të tijve që të shtunën ndaj Teutës e vetmja alternativë do të jetë fitorja dhe nuk do të falë çdo rezultat tjetër.Këtë gjë do ta thotë në takimin që do të ketë me stafin dhe futbollistët. Vetë Takaj e di shumë mirë që trepikëshi është i vetmi rezultat që do ta kënaqte edhe atë vetë.Ka ardhur koha sipas presidentit që futbollistët të mos “flasin” vetëm me lojë të bukur, por edhe me fitore.Ndërkohë që presidenti Ardjan Takaj do të japë ultimatumin, vetë futbollistët duken se janë të karikuar.Nesër me pak fjalë priten 90 minuta “zjarr” në stadiumin “Skënderbeu” nga ana e korçarëve.Nesër është vërtet e shtuna që të shikojmë Skënderbeun që na mungon prej javësh me fitoret e tij.
Kategoria 1
Ekskluzive/ Samuel Nikaj merr konfirmimin e vazhdimësisë
Sport Bote
UEFA Top Executive Programme Meeting, drejtuesit më të lartë të federatave europiane mblidhen në Francë
Sporti
Laçi si “macja e zezë” për Skënderbeun/ Në Korçë, ka 5 vjet që nuk fitojnë bardhekuqtë!
Sporti
Kur transmetohet tradita në volejboll/ Një foto e veçantë
Sporti
EKSKLUZIVE/ Mbërrin Randi Dumfor. Del në stërvitje me Skënderbeun!
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Dinamo-Skënderbeu të premten. Vajzat bardhekuqe për fitore
Sporti
Skënderbeu/ Rritet ndjeshëm konkurrenca në sulmin korçar
Sporti
SKËNDERBEU fotokopoje si sezoni i kaluar/ Kthesa vjet erdhi në javën e 6-të
Sporti
Dënime për superioren/ E pësojnë Laçi, Tirana, Elbasani!
Kategoria 1
DISIPLINA dënon Lipon e Pogradecit/ Kartonii kuq i kushtoi shtrenjtë
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu mposht Flamurtarin në miqësore/ Bindin bardhekuqtë e Gvozdenoviç. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e sotme në Korçë!
-
Sporti4 javë ago
Klubi gjigand belg Anderleht rrëmbeu “xhevahirin” e Skënderbeut dhe kampionatit shqiptar
-
Sporti1 muaj ago
Ja kush do të mbajë “çelsin” e portës korçare në këtë sezon…
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Huazohet Amarildo Dervishaj, portieri i talentuar i Skënderbeut! Ja ku shkon…
-
Sporti1 muaj ago
Mbyllen 45 minutat e para në Skënderbeu-Flamurtari. 3 gola në pjesën e parë dhe momente tensioni. Lexoni çfarë ka ndodhur!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ka gati një tjetër blerje. Vjen një mbrojtës…!
-
Sporti1 muaj ago
Skënderbeu-Flamurtari/ Ja formacionet e të dy ekipeve që startuan miqësoren në orën 19:00!
-
Sporti1 muaj ago
Nga futbollistët e merkatos vetëm një mund ta nisë si titullar, ja emri
-
Kategoria 11 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
-
Sporti1 muaj ago
EKSKLUZIVE/ Gjesti i turpshëm i Lorenc Trashit në Korçë! Shikoni djalin që goditi dhe faljen e vlonjatëve!