Connect with us

Aktualitet

Zëmblaku – Nj.Ad.Pojan një kantier pune!

Zëmblaku-Nj.Ad.Pojan një kantier pune!

Po punohet për lirimin e kolektorit kryesor nga ndërtimet pa lejë, për të filluar shumë shpejt me betonimin dhe sistemimin e territorit në të gjithë gjatësinë e tij.

Zëmblaku në vëmendjen e Qeverisë Shqiptare me këtë financim kaq të rëndësishëm.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading
Advertisement

Aktualitet

Ndërroi jetë sot në moshën 44-vjeçare/ Kush ishte Gerti Bogdani babai i Ajrës dhe Reinartit

KUSH ISHTË GERTI BOGDANI

Gerti Bogdani, ka lindur dhe është rritur në Tiranë. Ai vjen nga dy familje autoktone tiranase Bogdani dhe Bërxolli. Pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, Gerti Bogdani vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u diplomua me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Award – ‘Medalje Ari’ në degën e Shkencave Kompjuterike. Pas rikthimit në Shqipëri, e nisi karrierën e tij profesionale në fushën akademike si Pedagog në Universitetin e New Yorkut –Tiranë.

Gjatë viteve të studimeve, si përfaqësues i shkollës “Harry Fultz”, Bogdani ka qenë pjesëmarrës dhe fitues i një sërë turnamentesh rajonale dhe kombëtare të programit të debatit, e të aktiviteteve të tjera në rang kombëtar, si edhe pjesë e ekipit fitues të disa trofeve e kampionateve të basketbollit mes shkollave të mesme të Tiranës. Ai është angazhuar në Këshillin Rinor Shqiptar në një sërë aktivitetesh si edhe për krijimin e Rrjetit të Qeverive të Nxënësve – sot, Parlamenti Rinor, dhe është gjithashtu një nga themeluesit e Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë, me aktivitet dhe qëllim kryesor rikthimin në Shqipëri të studentëve të diplomuar jashtë vendit.

Në vitin 2005, pranon ftesën për t’u angazhuar në politikë shtyrë nga thirrja e brendshme qytetare për të kontribuar për vendin. Në vitin 2007 fillon detyrën si Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë i PD, të cilën e kryen me sukses deri në vitin 2019, duke zgjeruar ndjeshëm rrjetin ndërkombëtar në mbështetje, jo vetëm të Partisë Demokratike, por sidomos të Shqipërisë – që nga Kongresi e Senati Amerikan, Parlamenti Europian e Bundestagu Gjerman, veçanërisht në raste të votimeve të rëndësishme për Shqipërinë dhe Kosovën.

Advertisement

Në këtë detyrë ai ka arritur me sukses të mbështesë anëtarësimin e PD në Bashkimin Ndërkombëtar Demokrat – IDU, aplikimin e LDK-së për anëtarësimin në Partitë Popullore Europiane – EPP, si dhe ka kontribuar në anëtarësimin me të drejtë vote të Partisë Demokratike në EPP. Në vitin 2007 kandidon në Zgjedhjet Vendore, duke qenë i pari kandidat nga e djathta që bëhet kryetar i Minibashkisë nr. 10 në Tiranë dhe Kryebashkiaku më i ri i zgjedhur ndonjëherë, duke bërë për vete komunitetin dhe duke marrë mbështetjen e elektoratit të njësisë përtej ndryshimeve politike majtas apo djathtas.

Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009 dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë dy legjislaturave parlamentare 2009 – 2013 dhe 2013 – 2017 kontribuoi në nisma ligjore me impakt për arsimin, mbështetjen sociale dhe të rinjtë. Gjatë dy mandateve parlamentare shërbeu në komisionin e Integrimit Europian & në komisionin e Medias, si dhe i përkushtohet problematikave të komunitetit autokton tiranas. Në 2009 Bogdani mori edhe detyrën e kryetarit të FRPD.

Pas 2 viteve në pozicionin e Zv.Presidentit, në vitin 2014 zgjidhet President i IYDU – Bashkimi Rinor Ndërkombëtar Demokrat, në Asamblenë në Lisbonë & ushtron këtë detyrë 2014 – 2016, duke u bërë politikani i parë shqiptar që zgjidhet në një pozicion kaq të lartë drejtues në një organizatë ndërkombëtare. Pas vitesh angazhimi aktiv në strukturat drejtuese, në zgjedhjet e 2019, bëhet anëtari më i votuar në Kryesinë e Partisë Demokratike, me mbi 70% të votave. Gerti është i martuar me aktivisten Edlira Çepani dhe është babai i Ajrës dhe Reinartit.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Aktualitet

Ndahet papritur nga jeta Gerti Bogdani në moshën 44-vjeçare/ Pëson arrest kardiak

Ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani ka pësuar arrest kardiak dhe më pas ka ndërruar jetë.

Bogdani ka pësuar arrest kardiak në hotel “Rogner” në Tiranë.

Deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur mbledhjen dhe janë nisur me urgjencë në QSUT.

Bogdani ndodhej në gjendje të rëndë dhe nuk mundi të kalonte momentin e arrestit kardiak.

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Qyteza e fëmijëve/ Kursi i kapitenes së Skënderbeut, Elena Bego, miqësore me Devollin!

Ditën e djeshme kursi i volejbollit nën kujdesin e profesore Elena Bego organizoi një ndeshje miqësore me skuadrën e Devollit.

Aktivitete të tilla konkuruese në një ambjent miqësor dhe argëtues përmirësojnë aftësitë e fëmijëve në këtë sport, rritin vetëbesimin e tyre si dhe ndihmojnë në ndërtimin e bashkëpunimit dhe punës në grup.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Aktualitet

DEVOLL/ Nisin punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri për fshatin Kuç dhe Poloskë

Kanë nisur punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri për fshatin Kuç dhe Poloskë, për të siguruar 24 orë pa ndërprerje furnizim me ujë të pijshëm.

Investimi i ri do të përfshijë:

– Ndërtimin e depove të reja për të dyja fshatrat

⁠Ndërtimin e linjës së transmetimit nga pika e lidhjes me ujësjellësin rajonal, deri në depot e fshatrave

Advertisement

– ⁠Ndërtimin e rrjetit të brendshëm

– ⁠Realizimin e pikave të lidhjeve me konsumatorin

Zëvendësimi i rrjetit të vjetër dhe të amortizuar do t’i japë zgjidhje furnizimit me ujë për banorët e kësaj zone.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Aktualitet

Morava destinacion për të shijuar panoramën dhe për ata që kanë pasion hiking-un

Mali i Moravës!

Një tjetër destinacion i mrekullueshëm në Korçë, për të shijuar panoramën, por edhe për të

gjithë ata që kanë pasion hiking.

REDAKTUAR nga:

Advertisement

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Organizohet faza përgatitore e “Festivalit të Poetëve Bregliqenor” promovim i përbashkët i qyteteve Pogradec, Strugë dhe Ohrid

– Biblioteka Publike “Mitrush Kuteli” –

-Në kuadër të 117 vjetorit të lindjes së Kolosit të Letrave Shqipe Mitrush Kuteli Bashkia Pogradec, Qendra Multifunksionale Pogradec, Biblioteka Publike “Mitrush Kuteli”, organizuan fazën përgatitore “Festivali i Poetëve Bregliqenor” promovim i përbashkët i qyteteve Pogradec, Strugë dhe Ohrid përmes përcjelljes së poetëve bregliqenorë.

-Të ftuar ishin pjesëtarë të familjes Kuteli vajza e tij Poliksen Pasko dhe mbesa Mira Pasko.

-Takimi u bë në sallën e Këshillit Bashkiak me përfaqësues të Bashkisë Drejtore e Kabinetit pranë Kryetarit të Bashkisë znj. Alma Kanina, Këshilltari i Kryetarit për Marrëdhëniet me Jashtë, njëkohësisht një nga organizatorët e aktivitetit z. Andi Kosta, Administratori i Qendrës Multifunksionale z. Dorian Latifllari dhe Drejtori i Qendrës Kulturore “Lasgush Poradeci” z. Eritan Kamolli.

Advertisement

-U bënë homazhe tek monumenti i Mitrush Kutelit dhe Lasgush Poradecit. Interpretuan pjesë nga krijimtari e Kutelit dhe Poradecit aktore Marjana Shkurti dhe nxënësi Mateo Hoxha.

-Vizitë në bibliotekën publike “Mitrush Kuteli”. Pjesëmarrësit u njohën me një minimuze mbi jetën dhe veprën e Kutelit dhe historikun e bibliotekës.

-Tryeza e rrumbullakët “Hapësirë Poetike” nën shoqërimin e tingujve.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Aktualitet

Misioni i KfW vizitë në Prespë

Misioni i KfW zhvilloi vizitën e rradhës në Parkun Kombëtar të Prespës, për t’u njohur nga afër me ecurinë e punës së realizuar nga stafi i AdZM Korçë.

Vizitat në terren konsistuan në njohjen nga afër me investimet e kryera në Qendrën e Informacionit në Lajthizë, Bashkinë Pustec, si dhe realizimin e shtegut të Zonjave, në të cilën ndodhet një prej lerave të financuara nga KfW.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement

Continue Reading

Aktualitet

Mirëmëngjes nga Driloni!

Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë! Sot është e mërkurë dhe data shënon 18 shtator 2024.

Ditën e sotme kemi zgjedhur t’ju themi mirëmëngjes nga qetësia dhe bukuria e Drilonit në këto ditë vjeshte duke uruar më të mirat për Ju miqtë tanë.

Ju urojmë një ditë sa më të bukur për të gjithë!

Të mërkurë të mbarë dhe të bukur miq të faqes “Korça Boom”!

Advertisement

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

NAMI NESËR ME MOTIN/ Bëhuni gati për rrebeshe dhe shi…

Ditën e mërkurë vendi ynë do të këtë mot të paqëndrueshëm, me reshje shiu të cilat nisin që në mesnatë në pjesën më të madhe të vendit.

Mos harroni cadrën! Moti për nesër: Rrebeshet e shiut mbërthejnë vendin.
Në orët e para të mëngjesit reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive afatshkurta në të gjithë territorin, ndërsa gradualisht do të ulin intensitetin por do të vijojnë të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar deri në orët e pasdites.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa në lugina, male dhe bregdet hera-herës arrin shpejtësi 8-14m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-3 ballë.

Mjegull dhe reduktim shikimi në zonat e ulëta dhe zonat luginore në orët e para të mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Advertisement

Temperaturat parashikohen me rritje të lehtë në orët e mëngjesit ku vlerat minimale do të jenë jo më të ulëta se 10 °C (kjo për zonat malore), si dhe pa luhatje të ndjeshme në vlerat e mesditës ku temperaturat maksimale nuk pritet ti kalojë 27°C (kryesisht bregdeti dhe zonat e ulëta).

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Aktualitet

Ejona Mema me profesion mësuese dhe një karrierë të larmishme si aktiviste, përkthyese

Ejona Mema me profesion mësuese dhe një karrierë të larmishme si aktiviste, përkthyese, redaktore, moderatore në radio dhe koordinatore projektesh.

Ka punuar me fëmijët që në moshë të hershme, duke ideuar dhe zhvilluar programe të ndryshme. Ka qënë gjithashtu drejtuese e projekteve verore me në fokus fëmijët dhe adoleshentët për 5 vjet radhazi.

Udhëtimin me World Vision Albania e ka nisur herët përmes projekteve, trajnimeve dhe angazhimeve të tjera midis WV dhe partnerëve të tyre, ku Ejona ka qenë duke dhënë kontributin e saj.

Aktualisht si pjesë e stafit të WV, mban pozicionin Facilituese Programi për programin “Eksperimente shkencore” që zhvillohet në Qytezën e Fëmijëve, fokusi i të cilit është njohja e vogëlushëve me shkencën përmes aktiviteteve argëtuese dhe edukuese.

Advertisement

“Te punosh me femijet do te thote te investosh per te ardhmen”- shprehet Ejona.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Advertisement
Continue Reading

Flash News