Sporti
Superliga/ Java e 18-të e ndarë në tre ditë, mësoni kur luhen ndeshjet dhe Vllaznia-Skënderbeu
Ndërkohë që dje u mbyllën të gjitha ndeshjet e superligës për javën e 17-të, mund të themi se java e 18-të dhe njëkohësisht java që do t’i japë fund vitit 2023 dhe dy fazave të para vjen shpejt.Në këtë mënyrë, kjo javë do të startojë qysh ditën e premte dhe do të luhet edhe të shtunën dhe të diel, pra e ndarë në 3 ditë.Skënderbeu këtë vit do ta mbyllë në trasnfertën e Shkodrës, atje ku ditën e premte në orën 17:00 do të luajë në “Loro Boriçi” përballë Vllaznisë vendase.Një transfertë e vështirë, por që gjithsesi Skënderbeu do të kërkojë ta mbyllë në mënyrën sa më të mirë 2023-in.Po të premten, do të luhet edhe një ndeshje tjetër në të njëjtën orë, pra 17:00 dhe do të jetë ajo mes Teutës dhe Dinamos.Të shtunën do të jetë dita e vetme me një ndeshje dhe kjo do të jetë në Laç, teksa kurbinasit që sapo mundën Skënderbeun do të presin Kukësin.Më pas në ditën e tretë dhe të fundit, atë të së dielës, do të jenë dy ndeshjet e fundit të vitit, teksa në orën 13:30 do të luhet një ndeshje e fortë, ajo mes Egnatias dhe Tiranës. Ndërkohë që ndeshja e fundit do të jetë ajo mes Partizanit dhe Erzenit që do të startojë në orën 17:00.Më poshtë ju sjellim edhe ndeshjet e kësaj jave të 18-të me oraret dhe ditët tashmë të përcaktuara:Java e 18-të e superligës:22.12.2023 (E Premte)Ora 17:00 Teuta-DinamoOra 17:00 Vllaznia-Skënderbeu23.12.2023 (E shtunë)Ora 13:30 Laçi-Kukësi24.12.2023 (E diel)Ora 13:30 Egnatia-TiranaOra 17:00 Partizani-Erzeni
Sporti
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
Sporti
“Diplomacia” e Gvozdenoviçit për Tiranën, mësoni se…
Sporti
Turneu “UEFA Development” për vajzat U-15/ Kodra: E lumtur që më është besuar stoli kuqezi
Sporti
Dita e “Ujqërve” të mposhtin Tiranën në kryeqytet!
Kategoria 1
Devolli-Butrinti, fitorja detyrim për devollinjtë
Sporti
Ja si do eleminohen gabimet/ Flet Ivan Gvozdenoviç
Sporti
SUPERLIGA/ Vëmendja në Tirana-Skënderbeu, luhet edhe Bylis-Elbasani
Sport Bote
Gazetari Ervin Baku: Si sot, 7 vite më parë, Skënderbeu-Jang Bojs 1-1
Kategoria 2
Maliqi zyrtarisht në fushë, Luftëtari kundërshtari për t’u…
Sporti
SKËNDERBEU 3 ndeshje 3 fitore/ Pesce MVP, Mehmeti super, Souza shënuesja më e mirë!
-
History2 days ago
Three champions, but life separated one of them
-
Sport5 days ago
Gvozdenović admits it’s difficult now…
-
Sporti23 hours ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 days ago
Një thënie e veçantë e një tifozi korçar…
-
Sport5 days ago
SKËNDERBEU / There seems to be calm, but the pressure is on…
-
Sport4 days ago
TIRANA-SKENDERBEU this Sunday: The “battle” of the fanbases begins from afar!
-
Sporti3 days ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Sporti1 day ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Histori2 days ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sport5 days ago
The white and reds scan Tirana, Gentjan Liço conducts an analysis…